nga Admin

18 Gusht, 2012

At Gjergj Fishta (foto)

At Gjergj Fishta (foto)Në gazetën “Dielli” të 1984-ës zbulohet një letër e panjohur e At Gjegj Fishtës drejtuar Justin Rrotës. Kjo letër e Fishtës që përshkruan udhëtimin e tij në Amerikë, mbushur plot me histori intime me një seri “aventurash” udhëtimi të fratit të njohur në Nju Jork në mars të vitit 1922 i bënë edhe më besueshme rrëfimet gati legjendare të bashkëkohësve të tij shkodranë, kur flasin për karakterin me një humor të hollë të françeskanit besimtar e njëkohësit i çliruar nga formalizmi fetar. Duke i rrëfyer aventurat e udhëtimit të tij më Amerikë mikut më të ngushtë At Justin Rrotës, At Gjergj Fishta përshkruan plot fantazi letrare udhëtimin e tij drejt Amerikës. Këto letra jo vetëm na hedhin shumë dritë për të njohur thellë karakterin e poetit kombëtar e misionarit françeskan, por edhe na njohin sesi ishte zhvilluar ekonomia dhe kultura e vendeve të tjera para një shekulli. Sidoqoftë në gjithë letrën e At Gjegj Fishtës dërguar At Justin Rrotës na befason shpalosja e personalitetit të tij në mënyrën më të prekshme, më të dhimbshme dhe njerëzore. Historitë e udhëtimeve të Fishtës dhe trazimet që i bënin doganierët, kur u sillte familjarëve aksesorë ose bizhuteri sepse gratë e familjes që e porosisnin shpesh për dasma e fejesa, i tregojnë sot shkodranët në formën e barsoletave, por në këtë letër vërtetohet edhe prej gojës së At Gjergj Fishtës, i cili na rrëfen nga një anë aventurën plot rreziqe të udhëtimit dhe në anën tjetër gëzimet dhe kënaqësitë e jetës. Kjo letër tregon gjithçka ka ndodhur gjatë udhëtimit që nga Shkodra drejt Nju Jorkut e Anasjelltas. Po e botojmë më poshtë letrën e që daton 11 Mars 1922, Nju Jork.

LETRA

“Fort i dashtun Justin!

Mbas 12 ditë udhëtimi dhe mbasi nëpër kujdes të mis Aleksandër, mujta me u shkapllue prej çapojve të policisë amerikane me 8 të k.m. në orës dy e gjysë mbasdite vuna kambën n’Amerikë, në Nju Jork edhe kam ra ndër do fretën italjanë.
Mundi i rrugës e rreziqet e kalueme:trazimet e çuditshme e të neveritshme të doganave e të policisë e sidomos mendimi se aq ujë edhe mue më dan prej jush, kaq fort m pat ligështue moralisht në të nesërmen-sidmos prej mallit tuej -më kanë shkue lotët rrëkajë, tue ndej vetun në ket odë.

Por për fat të bardhë ky mjerimi i shpirtit nuk më ngjati shumë. Kah 11 sahati pasdite erdhi mis Aleksandra me më marr, për me shkue me ngranë mjesditë bashkë me mis Uilliams. Në këtë rast ajo më dorëzoi, a e din shka? Letrën tande të 7 Marsit, që prej Londret m’a kish dërgue më adresë të sajë. S’e ke besë, sesa fort u ngushëllova kur e pava e lexova atë letër, sado që ish tepër e shkurtë. Të famem nderës me gjithë zemër, si dhe Provincinialit, për letrën që kishte kalue bashkë me t’anden. Çuditem fort që Vinçensi s’mi ka përgjegj njaj letre, q’i i kam pas shkrue prej Parisit.

Heshtimi i tij mundet me çart shumë punë, e mue më ka pasë qit në një kujdes tepër të madh. E dij se ka punë shum; port ë gjegjunit e tij më asht lypun domosdo. Por ndoshta më ka shkrue dhe ka hup letra rrugës.

Më 24 të Frorit, pra u nisa prej Londret në Liverpul. Në t’nesret hypa në vapor “Çameronia”. Na në Shqypni s’kemi as kuptimin se shka asht një translatik. Mendo që ky vapor asht aq i lartë në det sa me i mbrrijt kati i epër mbi buzë të pullazit të kishës sonë Gjuhadol, e i gjatë sa prej “Rrugës së madhe” deri në teatrin tonë. Mbrendë pasandej, ashtë më mirë se në çdo hotel të Vienës. E pra, ky vapor nuk asht si gjysma e do vaporrëvet tjera, qi bajnë udhëtimin e Amerikës. Më 6 mbadite u nismë prej Livepulit për në Nju Jork. Via Queenstown e Halifax. Queenstown është nga fundi i Irlandës, e Ali fax ashët në Kanada (Nuova Scozia). Deti kje me nam deri kah mjesnata. Si duelm në Knall të Iralndës, filloi era e filluan tallazet me iu turr vaporrit, i cili, si një kolos, përkundej mallnueshëm mbi to. Kah i çate me një forcë 16.50 milash në sahat. Kah mjesdita mrrijtëm në Queenstown, ku ndejmë nja tre sahat. Atëherë u nismë për në Amerikë. Ishte e Diellë. Udhëtarë mbrendë 911, e detarë 294 (equipaggio). Era frynte pa da e tallazia vinte tuj u shtue, sa më thellë që ju fujsha Antlantikut.

Orët e tmerrit në anije. Sulmi nga dallgët e Atlantikut
Në këtë letër të gjatë përshkruhet edhe një fakt tjetër. Anija ku udhëtonte At Gjegj Fishta është sulmuar nga dallgët. Tmerri që Ati i nderuar ka parë me sytë e tij, tashmë e ka humbur trajtën tragjike. Ai ia përshkruan këtë mikut të tij At Justin Rrotës me një humor të bukur përqeshës sesi e përjetoi frikën. Ai e komenton më së shumti me humor këtë ngjarje kaq të frikshme, ku me sytë e tij shihte prag-vdekjen.

“Më 26 deti ardh tuj, u aj, dhe ashtu turbull gjithë natën e ditën e nesret. (Më 28, kah mbasditja, deti u paque, e ashtu ndej fashë der në nesret mjesditë. Ishte e mërkurrë). Masditen prapë ia nis era, e deti u trëbue e gjithmoj se bani nata, me të shti mnerën (frikën-red). T’ejten nade u shkref një thellim i frigueshëm. Zoti na ruajt se shka kam pa me sy! Na në Shqypni s’mund të kemi as kuptimin e një thellimit m’det. Njëherë qiella u vra e erdh u mbërthye krejt me të zeza, si plumi. Era trefishoi furiën e vet aq, sa e përkuli vaporrin m’njanën brijë, e atëhere deti u aj (u fry-red) e u dyndën tallazet. Zoti na rujtë!. Me të shti mnerren, me i pa me syë. Tallaz për ne në Shqypni asht një fjalë, por m’Atlantik asht nji mal, nji mal, po si Kreshta, Mali i Rencit, Taraboshit, etj…

Prite Zot rrezikun se shka kam pa atë ditë. Ene më përqethet shtati sa herë më bjen ndërmend ajo duhië. ….(shkurtohen disa hollësira më tej-red). Kriste vaporri, krisnin makinat, rrapllojshin gota, shishe, ëinija, karrige, tavolina, a thua se po ishte daulla e Frano Ndojës tuj na përcjell në vorr…Prej friget paë hi krejt në vedi e vogëlue e ba sa grushti i dorës. Kah më ishte shkurtue qafa e më bahej se kolarini po ma za frymën krejt, e mbajshe sytë kokërrdhoe ashtu për hajrië, pa i ndal në kurrnjë pikë të ngultë, veç kanjiherë m’u vidhisshin për me kqyrë për një çast të vetëm e tërhtyer tallazet, që vlojshin, zijshin përreth vaporrit. Nuk lashçë as shejt, as shejtneshë pa mërzitë atë ditë; veçse kusht nuk bana asnjë, e jo s’e s’isha në terrezie edhe njëqind për nji herë, pop se për sherr nuk më hiqej mendsh puna e atij ulqinakut, qi tuj u pasë gjet edhe ai në hall, t’em, i paska pasë kushtue Shënkollit një qiri 20 okësh.

–Si more 20 okësh i thotë një shoq i veti.
–Hajt ti, -i përgjegjet aj, -të pështojë njëherë prej këtij rreziku se mbasandaj sheh puna punën.

Kjo punë e atij ulqinakut më siellej nëpër mend sa herë ishem në kuditë me ba nodnjë kusht me gjithë atë hall. Më vinte me qesh prej vetvedit. Por mbas dy sahatesh tue pa se spo nodhte gja e se Inglizt rrijshin tue pië birrë e Wisky e tuj lujt letrash, megjithat që ishin zbeh në fytyrë si flaka e qiririt, më erdh zemra e shkova në kabinë e fillova me lexue… Molierin. Mbasditen u paqtue deti, por në mbramje u tërbue më fort se paradite. Atëherë fillova prapë me drashtë. A e di pse? Se një kamarier që flitte italisht më tha se një vapor norvegjez ishte mbytë në nadjet shi n’atë vend, ku na pat zënë dallka ne”.

RREFIMI I FISHTES: SI U SHKRUAN VARGJET E LAHUTES
Në vijimin e letrës së Fishtës dërguar At Justin Rrotës del edhe emri i një gruaje të panjohur, por mike e Fishtës. Ajo quhet Miss Alesandër. Duket se Fishta ka një marrëdhënie të fortë të një miqësie të vjetër, sepse në letrat dërguar mikut të tij, Miss Aleksandër është një emër shumë familjar për të dy. Pas makthit që përjetoi Fishta me dallgët në det, përmbysjen e anijes në brinjë dhe lajmit që morën për mbytjen e një anijeje norvegjeze në atë ditë e në atë vend, të cilat At Gjergj Fishta ia rrëfen me hollësi At Justin Rrotës, ai mbërrin më në fund në Nju Jork. Atje e pret mikesha e tij Miss Aleksandër të cilën e përmend gjthandej në letrën e tij. Pastaj tregon për argëtimet, muzikën, ushqimin dhe pijet në anije. Por Fishta kërkonte pak qetësi dhe falë respektit atij i dhanë një kabinë më të mirë, në të cilën u shkrua edhe një nga episodet më të bukura të lahutës “Dervish Pasha”. Ja si i shkruan Ata Gjergj Fishta mikut të Tij At Simon Rrotës:

“Në lyma të Nju Jorkut më kishte dalë përpara Miss Aleksandër, e cila nëpër miqtë të vet ia mbrriti me ba kapidanin me më thirr ndër 400 e ma udhëtarë të dy klasëve, edhe me më qit prej vaporrit e prej diganet njgjit pas qytesvet amerikanaj. A e din si më thirrshin inglizt në mes të udhëtarëve? “Mister Feshta, Mister Pi! Xha Fajshta!”

Mbasi u vrand moti, në vaporre kam kalue kohën me nam. Vaporri ishte për bukurij, me oda e me rrugina krejet si një kuvendi joni. Salonat, kabinat ishin për bukuri e e me gjithë konfort që mund të kenë hotelat ma të mirë. Masandje inglizt janë bujarë fort kah ushqimi. Në nadjet në silla në mjesditë e në darkë njeri mund me zgjedh çfarëdo e sa herë donte. Për gjithë hae kishte nga dhjetë pjatancë për gjithfarë pemësh për rrush, pjeshka, dardha.

E mbasi pej Zotit deti s’ma ka za kurrë edhe në dallgat më të rënda t’kam hangër që ç’ke me të. Pije nuk kish në sofër veç nalt në “bar” të vaporit. Po unë gjithë rrugës s’kam pi asnjë got se drojshe se çars zgrofin. Në vapor kishte koncerte, luhej ballo e kishte orkestër gati përditë. Të dielën dha urdhën kapidani me u ba ail servizio il divino (servisje verës-red) si për katolik, si për protestaj; pse do ta dijsh si inglizat si amerikanët janë njerz fejets, e për me të ma forcue më tepër këtë ket fjalë due me të kallzue një punë.

Në vapor në të dytë klasi ishte vetëm një prift protestant me të shoqen e vetëm unë meshtarë katolik. Prifti protestant ishte tepër i hallakatur, flitte tepër, pinte lotte, si çdo tjetër shekuallar. Unë domosdo rrijsha urtë, as pijshe, as lojshe, as s’u hallakatshe ashu pa njerëzi; po rrijsha në kabinë tuj këndue a tuj shkrue e tuj thanë uficensi nescis orare vad ad mare-të gjithë më nderojshin sado që unë isha katolik e nuk dijsha inglizçe. Të gjithë ma dijshin emnin Mister Fishta..e tue pa il maestro di caza, se unë në kabinë tuj kenë se ishim katër vetë mbrendë –nuk mund me e pasë qetësinë e nevojshme më lëshoi një zyrë fort të mirë të vaporrit, ku unë mujshe me punue në vapor. Kam mbarue një kangë të Lahutës “Dervish Pasha”, që ka ma se 400 vjersha. Kujtoj se më ka dalë mjaft e interesatshme. Atje në vapor kam fillue tjatër kang “Lugati”, e cila kujtoj se më ka dalë prej pikëpamje estetike –ndër ma të mirat e Lahutës. Se kështu nuk më mbet tjetër veçse një këngë për ta kryer Lahutën. Por këtu në Amerikë përnjëherë nuk kam mujt me e shkrue. Pse kam me pasë ndoshta shuëm punë, mos aspak. Ku thonë se ka dardha shumë, shporta do marr e vogël, ka thanë i moçmi.

En s’mund të thomë gjë pozitivisht. Si të orientohem pak më mirë kam e i shkrue. P.Palit, gjithë si asht puna, puna tash për tash asht se unë jam keq më kamb të errëmakët. Kur e bien shi hijeku fort keq me ec se m’dhemb në palcë. Më ka fillue ne Londër. Ka me kenë punë fort e intresantshme në u kthefsha në Shqypnie skëpt me njanën kambë.

Këtu në Nju jork kam nie tu i ra Violinit Arturin Kreiser, prej Vjenet, s’do mend më i madhi violinist i Botës. Kujtoj se i binte nja tetë herë më mirë se ai frati i Planit në vjetin 1918. Ta kishe Ndie. Por kurrkund s’kam ndie muzikë më të mirë kishtare se se në Kishë të Jezuitëve në Umblendon, nget Londret! Punë e madhe!

N’e pashë P.Genovizin kund, m’ju fal me shëndet prej anës s’eme. M’i thuje se më ka marë malli fort për të.

E Ambrozin si e kam? Gajret he gozhdë, se me uzdajë të Zotit e jona se e jona.

Ma merr n’grykë prej anës s’eme.

M’ju fal me shndet të gjithë fretërve me emën. Kështu edhe të gjithë mësuesvet. Falë i kjofshim Zotit që Klemendi e Zerafini qenkam kthye prej Shqypnie. U falem të dyvet.

Falë me shëndet dhe shpijës sate me gjithë zemër. N’i pashë gjindjen e u thuaji ndonjë fjalë të mirë për mue.

Po të marr në gryk e jes.

Gjithë i yti
P.G.Fishta”

Vargjet e shkruara në  mes Atlantikut
Të dielën dha urdhën kapidani me u ba ail servizio il divino (servisje verës-red) si për katolik, si për protestaj; pse do ta dijsh si inglizat si amerikanët janë njerz fejets, e për me të ma forcue më tepër këtë ket fjalë due me të kallzue një punë. Në vapor në të dytë klasi ishte vetëm një prift protestant me të shoqen e vetëm unë meshtarë katolik. Prifti protestant ishte tepër i hallakatur, flitte tepër, pinte lotte, si çdo tjetër shekuallar. Unë domosdo rrijsha urtë, as pijshe, as lojshe, as s’u hallakatshe ashu pa njerëzi; po rrijsha në kabinë tuj këndue a tuj shkrue e tuj thanë uficensi nescis orare vad ad mare-të gjithë më nderojshin sado që unë isha katolik e nuk dijsha inglizçe. Të gjithë ma dijshin emnin Mister Fishta..e tue pa il maestro di caza, se unë në kabinë tuj kenë se ishim katër vetë mbrendë –nuk mund me e pasë qetësinë e nevojshme më lëshoi një zyrë fort të mirë të vaporrit, ku unë mujshe me punue në vapor. Kam mbarue një kangë të Lahutës “Dervish Pasha”, që ka ma se 400 vjersha. Kujtoj se më ka dalë mjaft e interesatshme. Atje në vapor kam fillue tjatër kang “Lugati”, e cila kujtoj se më ka dalë prej pikëpamje estetike –ndër ma të mirat e Lahutës.

(Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>