nga Admin

1 Prill, 2010

Milan Kundera

Milan KunderaNë romanet e tij, shkrimtari Milan Kundera, i cili sot (1 prill) mbushi  81 vjeç, synoi të zbulojë përgjigjen e një pyetje thelbësore: Cila është natyra e ekzistencës?

Kundera është një nga shkrimtarët më të talentuar që doli nga ferri  komunist i Europës Lindore, por veprat e tij nuk qenë thjeshtë trakte politike. Ato qenë përpjekje për të zbuluar kuptimet e mundshme të problemeve ekzistenciale me të cilat përballen të gjithë qeniet njerëzore.

I lindur më 1 prill 1929, Kundera punoi fillimisht si muzikant xhazi dhe dha mësim në Akademinë e famshme të Artit të Pragë, pre ku u transferua gradualisht te jetesa si shkrimtar. Megjithëse pati qenë anëtar i Partisë Komuniste për shumë vjet, veprat e tij u ndaluan të qarkullonin pasi ai mori pjesë në lëvizjen e shkurtër për liberalizëm, të quajtur Pranvera e Pragës, 1967-68. Pas kësaj emigroi në Francë më 1975 dhe iu hoq nënshtetësia Çeke më 1979. U bë qytetar francez më 1981. Veprat e tij kombinojnë komedinë erotike me kritikën politike. Shakaja, (1967), romani i tij i parë, përshkruan jetën nën Stalinin. Libri i të Qeshurës dhe Harresës (1979), një meditim pafundësisht ironik mbi shtetin modern dhe novela, Lehtësia e Papërballueshme e Qenies (1984), u ndaluan të qarkullonin në vendlindjen e tij deri më 1989.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>