nga Admin

11 Qershor, 2013

Flutura Acka

Flutura AckaNjë tjetër vlerësim vjen për shkrimtaren Flutura Açka në edicioni e 15-të të Panairit të Librit “Prishtina 2013”. Këtë vit panairi mblodhi mbi 100 botues nga të gjitha hapësirat shqiptare dhe mbi 1,300 tituj që për herë të parë erdhën para lexuesit, por vlerësimi për romanin më të mirë shkoi për librin “Kukullat nuk kanë atdhe” të shkrimtares Flutura Açka, botim i “Skanderbeg Books” nga Tirana. Ndërsa mori këtë vlerësim shkrimtarja e njohur u shpreh: “Ky është një çmim me rëndësi të madhe e sidomos që më vjen nga Prishtina”. Ngjarjet në këtë roman janë marrë nga realiteti. “Është një këndvështrim i imi, se si e shoh unë Tiranën sot, atë të viteve 2000. Kam një qëndrim ndaj kohës, një revoltë ndaj saj”, është shprehur më herët Açka. Sipas saj, ky libër është një akuzë ndaj politikës. Ky është romani i tretë i autores pas dy të parëve “Vetmi gruaje” dhe “Ku Je?”. Proza duket se është një fushë ku Açka po shfaqet po aq bindshëm sa në poezi vite më parë. Në vitin 1997, ajo mori çmimin ndërkombëtar “Lira e Strugës” në Netët e Poezisë Strugane ku e ka përfaqësuar poezinë shqipe për disa vite. Në vitin 1998 u zgjodh ndër 13 poetët më të mirë europianë të gjeneratës së re në konkurrimin për çmimin e madh Tivoli-Europa në Itali. Përfaqësohet me poezitë e saj në pjesën më të madhe të antologjive të poezisë shqipe në gjuhë të huaj dhe poezi dhe cikle të saj janë botuar në shumë gjuhë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>