Fjalë të skalitura në letër, vepra e Odhise Paskalit

0
763

Odhise Paskali me SkenderbeunDuket sikur promovimi i disa librave është pothuajse i panevojshëm, por nevoja e çdokujt për informim, dhe mbi të gjitha vetë vlerat kulturore të një vepre e bëjnë këtë proces të pashmangshëm.

Në fakt veprat skulpturore të Odhise Paskalit janë ndër referencat vizuale më të mirënjohura jo vetëm brenda Shqipërisë por ndërkombtarisht për vetë vendin tonë. Mjafton të përmendim statujwn e heroit tonë kombëtar që mbizotëron sheshin kryesor të Tiranës për të kuptuar vlerat që mbart vepra e skulptorit të popullit. Por mbase më pak të njohura janë veprat e skalitura në letër.

Shpirti im i riperterire Ese Odhise PaskaliNë fakt libri me esse, Shpirti im i ripërtërirë, përmbledhur dhe përgatitur më shumë përkujdesje nga bija e autorit përmban mbi 810 ese të ndryshme, kryesisht nga një paragraf secila, që trajtojnë tema nga më të ndryshmet si p.sh. djalëria, bukuria, sekreti, femra, agimi, gjumi, leximi i mendimit, fjala, shoqata njerëzore, trimëria civile, frika, koncepti i Zotit, natyra dhe edukata, pleqëria, etj.

Diku, aty në librin e tij ai na përçon një mendim të shkurtër për “fjalën dhe personin” ku shprehet:

Fjala dhe personi. “Një mendim i shprehur nga një njeri i famshëm merr po ashtu famë. Por kur njeriu është i thjeshtë dhe jeton në gjirin e popullit mendimi i tij – që shpreh një të vërtetë që intereson – përsëritet në gojën e popullit dhe bëhët fjalë e urtë – pronë e të gjithëve dhe e kurkujt. Mendimet sado të thella dhe origjinale kur nuk u përgjigjen këtyre kushteve shuhen pa lënë gjurmë.

Fjalët e njeriut të madh peshojnë sa shtati i tij krejt ndryshe nga po ato fjalë të njeriut të zakonshëm, të cilat nuk vihen re fare, ndonëse shfaqin po atë mendim ngahera me prioritet.” (Ese nr. 28, fq. 31).

Mbi autorin

Odhise Paskali konsiderohet një nga artistët më të shquar në Shqipëri. Ai u diplomua në Diploma Di Laura për Studime Filozofike nga Universiteti i Turin, në Itali. Pas studimeve, ai qëndroi në Torino edhe për një vit për të studiuar skulpturë me Ruffino-n. Pas kthimit të tij në Tiranë, Paskali u bë një nga themeluesit e skulpturës shqiptare. Ai u përfshi thellësisht në shumë organizata artistike dhe i’a përkushtoi jetën zhvillimit të artit në Shqipëri. Skulpturat e tij monumentale gjenden në mjaft prej shesheve të qyteteve kryesore në Shqipëri. Foto të punëve të tij përdoren në pasaportën, monedhat, stampat, kartolinat dhe publikimet e tjera qeveritare shqiptare.

Odhise Paskali ishte skulptor, poet, eseist, përkthyes, botues dhe akademik. Ndër gjuhët e njohura prej tij përfshihen latinishtja, greqishtja e lashtë, greqishtja moderne, italishtja, frengjishtja, gjermanishtja dhe anglishtja. Paskali vendosi themelet e skulpturës monumentale në Shqipëri.