nga Admin

31 Tetor, 2012

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste ne Shqiperi, Bernd Fischer

Enver Hoxha dhe diktatura staliniste ne Shqiperi, Bernd FischerNdonëse libri “Enver Hoxha dhe diktatura staliniste në Shqipëri” është botuar në vitin 2010, për ne është kënaqësi t’ua prezantojmë sërish këtu pasi tashmë ky libër është i disponueshëm edhe për klientët tanë jashtë Shqipërisë (pra mund të porositet direkt nga faqja). Por besojmë se është me interes veçanërisht në kuadër të festimeve dhe librave për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Bernd J. Fischer vjen sërish në shqip me perspektivën e një njohësi të sprovuar të historisë së hershme shqiptare. Libri është përkthyer mjeshtërisht nga Virgjil Muçi.

Koment nga A. Rakipi

Megjithëse kanë kaluar dy dekada, ende trashëgimia totalitare vërtitet në të tashmen tonë, duke penguar të ardhmen. Nuk është vetëm Shqipëria që nuk është ndarë me të kaluarën e saj. Vende të tjera në Ballkan, gjithashtu, hezitojnë që me vullnet të lirë të vendosin të ndahen nga një trashëgimi edhe më kriminale.

Ashtu sikundër sugjeron Dominique Moisi i Institutit Francez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare: “Ballkanasit janë të vetmit popuj në Europë që nuk janë ndarë me të shkuarën e tyre”. Pa këtë ndarje projekti i europianizimit të vendeve ballkanike, përfshirë Shqipërinë, nuk mund të jetë një projekt i besueshëm dhe i suksesshëm.

Mbi autorin

Bernd J. Fischer është profesor i Historisë së Ballkanit dhe drejtor i departamentit të historisë në Universitetin e Indiana – s, Fort Wayne. Është autor i një sërë librash rreth Shqipërisë, duke përfshirë “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri“, “Shqipëria gjatë luftës, 1939 – 1945” dhe “Identitete shqiptare, miti dhe historia”.

Është anëtar i Bordit të Programi i Studimeve Shqiptare, Shkolla e Studimeve të Europës Lindore dhe Sllave, University College, London dhe profesor i asociuar i Institutit Shqiptar të Studimeve Ndërkombëtare në Tiranë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>