28 Shkurt, 2019

Titulli: E kuqe rubini
Titulli në origjinal:Rubinrot
Autori: Kerstin Gier
Përktheu: Afrim Koçi
Zhanri: Roman
Data e botimit: Nëntor, 2017
Numri i faqeve: 304
Çmimi: 900 lekë

Libri me një fjali

Një histori magjepsëse që e shtyn lexuesin e ri, me shumë delikatesë, të ketë më shumë besim te vetvetja.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Guendolina është një vajzë 16-vjeçare, që shoqet e konsiderojnë me shumë

fat: ajo jeton në zemër të Londrës, në një vilë të mbushur me piktura, sallonerrezëllitëse dhe nënkalime të fshehta. Përpos këtyre, Gueni zotëron një dhuntitë veçantë: ajo është trashëgimtare e gjenit të udhëtarit në kohë, gjë të cilën, tëafërmit e saj fi llimisht nuk e besojnë. Të gjithë janë të bindur se këtë gjen e kaSharlota, kushërira e saj. Gjatë shtegtimeve pas në kohë, Guenit do t’i duhettë zbulojë të fshehtat që mbështjellin dhuntinë e udhëtimit në kohë, jo vetëmpër veten e saj, por edhe për gjenmbartësit e tjerë. Në udhëtimet e saj, pranëdo të ketë gjithmonë Gideonin, djaloshin sygjelbër, të zgjuar e paksa kryeneç,me të cilin do të bjerë në dashuri. Së bashku, ata do të zbulojnë dalëngadalëshumë nga të fshehtat e Londrës së shekullit të 18-të. Çdo rrugëtim i tyre ështëi mbushur plot me aventura, fantazi dhe romancë.

Kritika

“Gier e realizon më së miri qëllimin e saj. . . . Lexuesi do të hamendësojë dhe do të presë me padurim rrjedhën e ngjarjeve në vëllimin e radhës.

—The New York Times Book Review

“I këndshëm dhe romantik, subjekti të mban pezull, rrjedh shpejt dhe është e pamundur të shkëputesh prej tij.”

—Justine magazine

“Aventurë, humor dhe mister: të gjitha pritshmëritë plotësohen.”

— Booklist, starred review

Autori

Kerstin Gier (1966) është një autore gjermane e disa romaneve për të rritur dhe për lexues të rinj. Ajo është ndërkombëtarisht e njohur për trilogjinë për të rinj, e cila fillon me “E kuqe rubini”. Vepra të tjera të rëndësishme përfshijnë “Männer und andere Katastrophen” (Burrat dhe katastrofa të tjera), i cili është bërë edhe film në kohët e fundit. Librat e tjerë të saj kanë pasur sukses të madh sidomos në Gjermani. Romani “Das unmoralischeSonderangebot” (Akordiimoral) fitoiçmimin e romanitmëtë mire tëvititnëGjermaninë.

Kerstin Gier, punontashmë me kohëtëplotësishkrimtarenëprofesiontëlirëdhejetonnënjëfshatpranëBergischGladbach, nëGjermani, bashkë me tëshoqindhedjalin e saj.

Fragment nga libri

– O Zot, – thirri Sintia, – ai po e prek! E kapi për dore!

Sharlota buzëqeshte. Ajo nuk para buzëqeshte (hiq atë buzagazin e rreptë ala Mona Liza), por ama kur buzëqeshte, dukej e mrekullueshme. I dilnin në pah edhe dy gropëzat në faqe. Këtë duhet ta ketë vënë re edhe Gideoni, dhe me siguri që i dukej krejt ndryshe nga ajo e zakonshmja.

– Po i përkëdhel faqen …

Po, për atë Zot! Dhimbjen që po ndieja tani nuk mund ta fshihja dot.

– Dhe tani po e puth!

Të gjithë mbajtëm frymën. U duk vërtet sikur Gideoni po matej ta puthte Sharlotën.

– Por vetëm në faqe! – tha Sintia e lehtësuar. – Duhet të jetë kushëriri i saj … Gueni, thuaj, të lutem që është i kushëriri.

– Jo, – fola unë, – nuk e ka gjë.

Porosite këtu me ulje:

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>