nga Admin

27 Tetor, 2012

E dashura ime Sputnik, Haruki Murakami

E dashura ime Sputnik, Haruki MurakamiHaruki Murakami, një autor i përbotshëm bestseller, autor i shumë romaneve, na fut me këtë libër në Japoninë urbane të bareve të xhazit, në kafenetë, në botën e Jack Kerouac dhe Beatles, për të rrëfyer historinë e ngatërruar të dashurisë vetmëvetëse e joshpaguese.

Një student i kolegjit, i identifikuar vetë si K., bie në dashuri me shoqen e klasës së tij, Sumiren. Devotshmëria ndaj një jete të çrregullt letrare e pengon atë nga ndonjë vetëvrasje e mundshme, derisa ajo takon Miun, një grua biznesmene shumë më e vjetër dhe shumë më e sofistikuar se ajo.

Kur Sumirja, e cila e shoqëron Miun në udhëtimet e saj, zhduket në një nga ishujt grekë, K. tundohet dhe i bashkohet kërkimeve dhe e gjen veten sërish të zhytur në botën e saj dhe nis e rrethohet nga vizionet përndjekëse e ogurzeza. “E dashura ime Sputnik” është një histori dashurie e kombinuar me një histori detektive që të mbetet në mendje si një meditim i thellë mbi mungesën njerëzore.

Komente mbi librin

“Murakami është një gjeni.” – Chicago Tribune

“Murakami ka një dhunti të pakrahasueshme për ta kthyer metaforën psikologjike në një rrëfim të mistershëm.” – The New York Time Book Review

“Të mbërthen qysh në krye të rreshtave të tij… Murakami nuk ka shkruar ndonjëherë ndonjë gjë kaq të dukshme emocionale.” – Los Angeles Magazine

Mbi autorin

Haruki Murakami ka lindur në Kioto të Japonisë në 1949 dhe tani jeton në afërsi të Tokios. Veprat e tij janë përkthyer në mbi 35 gjuhë të botës dhe renditet ndër shkrimtarët më të rëndësishëm japonezë mes Yukio Mishima, Kenzaburo Oe etj, si dhe mes shkrimtarëve më të kërkuar sot në botë. Haruki Murakami është autor i shumë romaneve dhe është cilësuar nga kritika botërore si një ndër përfaqësuesit më të sofistikuar të realizmit magjik.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>