Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me dy studime artistike të Prof. Dr. Jakup Mato që janë veçanërisht me interes për studentët dhe studiuesit e artit.
Ky libër është botim i Akademisë së Shkencave me gjashtë kapituj dhe 394 faqe.
Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë çështje që lidhen me gjenezën e krijimit artistik, me “laboratorin krijues artistik”. Autor trajton analiza për një sërë çështjes teorike dhe praktike të lidhura me procesin krijues. Më tej merret me komunikimin artistik dhe marrëdhëniet ndërkomunikuese midis audiencës dhe kreativitetit artistik, të quajtur ndryshe procesi estetik. Në brendësinë e tij janë parashtruar çështje të interpretimit semiologjik si edhe mendime për disa fenomene dhe ndërlidhje e ndërveprime midis llojeve të kreativitetit.
Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedia në këtë fushë.
Në të citohen trajtohen dhe janë marrë në konsideratë për qëndrimet e tyre estetike figura të kulturës e artit shqiptar te vjetër e të ri si psh: Dritero Agolli, Abdurrahim Buza, Zhani Ciko, Ismail Kadare, Vath Koreshi, Jusuf Gërvalla, Guri Madhi, Ibrahim Madhi, Fan Noli,Odhise Paskali, Drita Pelingu, Matie Logoreci, Kristaq Rama, Ibrahim Rugova, Kadri Roshi, Alfred Uçi, etj.
Rrjedhave te artit paraprofesionist
Ky libër është botim i Akademisë së Shkencave me pesë kapituj dhe 315 faqe
Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë veprimtaritë e shoqërive artistike në periudhën e Pavarësisë duke nxjerrë në pah ndihmën që ato dhanë për të krijuar gjasat e nevojshme për artin profesionist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore.
Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedia në këtë fushë.
Në të trajtohen shoqerite “Rozafat”, “Vllaznia”, “Bogdani”, Artet e bukura, Vatra, Liria, Miqte e artit, Scuola cantorum, Djelmënia shqiptare, Rinia korçare etj
Mbi autorin
Prof. Dr. Jakup Mato ka kryer studimet e larta për gjuhë dhe letërsi në Tiranë më 1959. Për një periudhë të gjatë ka kryer detyra që lidheshin me fushat e artit, si drejtor i arteve në Komitetin e Kulturës dhe të Arteve, drejtor i Institutit të Lartë të Arteve (tani Akademia e Arteve) dhe drejtor i Qendrës së Studimit të Arteve të Akademisë së Shkencave etj.
Që nga vitet ’60 ka botuar një numër të madh artikujsh shkencorë e kritikë për probleme të letërsisë dhe të artit. Në vitin 1983 botoi monografinë “Risi të letërsisë shqipe” dhe në vitin 2000 studimin “Paradokse të satirës dhe humorit”.