nga Admin

11 Nëntor, 2012

Pse une jam une, Robert Winston

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me dy enciklopedi të reja për fëmijë. Secila prej këtyre dy enciklopedive i ndihmon fëmijët të zgjerojnë njohuritë e tyre për veten dhe botën që i rrethon. Falë ilustrimeve fantastike dhe shembujve të shpjeguar qartë, vlera e këtyre dy enciklopedive është një pasuri e vërtetë për bibliotekën e çdo fëmije por edhe vetë familjes.

Pse une jam une, Robert Winston

Pse unë jam unë?

A keni menduar ndonjëherë përse… jeni të ndryshëm nga të tjerët? Ky libër flet për të gjitha ato që ju bëjnë kështu si jeni, që nga forma e veshëve dhe tingulli i zërit, deri tek gjerat që ju frikësojnë apo ju bëjnë të qeshni. Genet, personaliteti dhe talentet tuaja janë të gjitha pjesë e asaj që rrëfehet në këtë libër. Mbi të gjitha, duke u zbavitur, ky libër ju bën ta gjeni vete çfarë ju bën të jeni ju.

Njohuri per artin, Rosie Dickins, Mari Griffith

Njohuri për artin!

Çfarë është arti? Çfarë shikojmë në një pikturë? Çfarë copëza historish dhe pushimesh, ëndrrash dhe legjendash na rrëfehen nëpërmjet formës së artit? Ky libër na sjell artin që nga lashtësia dhe mesjeta, deri me sot, fillimi i epokës moderne.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >