nga Admin

4 Qershor, 2010

Libra audio

Libra audioJo më larg se dje një vizitore e faqes tonë na pyeti në lidhje me ofrimin e librave në versionin audio. Gjatë këtyre dy viteve të fundit kemi vënë re që kërkesa për këto lloj librash ka ardhur duke u rritur, ndonëse ende shumë e vogël krahasimisht me atë për librat fizikë.

Duke marrë shtysë nga pyetjet e vizitores tonë menduam të ndanim edhe me ju disa nga vëzhgimet tona në lidhje me ofrimin e librave audio. Për më tepër, ju ftojmë të lexoni pyetje-përgjigjet tona si më poshtë dhe të bëheni pjesë e diskutimit nëpërmjet komenteve tuaja në fund të faqes.

A keni ndërmend që në një të ardhme të afërt të ofroni libra të tillë?

Përgjigja është PO, por nuk është se kemi vendosur ndonjë afat specifik. Aktualisht ekzistojnë disa pengesa ndër të cilat përfshihen:

1. kërkesa e ulët për produkte të tilla (është ende një produkt relativisht i ri për tregun shqiptar).

2. vullneti i shtëpive botuese për të ofruar produkte audio.

3. rreziqet nga pirateria (siç dihet, CD-të audio kopjohen shumë kollaj, dhe mjafton të shesësh 1 CD dhe pastaj nuk e blen më njeri sepse e gjen lehtazi falas në internet).

4. mbeten shpesh në dëshirën dhe dorën e sipërmarrësve privatë për tu realizuar si projekte.

5. mungesë fondesh (duke pasur parasysh që edhe të ardhurat nga këto lloj produktesh pritet të jenë më të vogla).

Nëse po, çfarë lloj librash?  A ka kërkesë?

Mendohet që romanet do ishin më me interes për tu kthyer në audio, por në fakt nisur nga eksperienca botërore, librat utilitarë, ose ato me tematika biznesi, psikologjie, apo tekste të shkurtër, duken më me interes për tu konvertuar në formatin audio. Gjithsesi kjo mund të jetë edhe gabim pasi lexuesi shqiptar mund të ketë preferenca krejt të ndryshme.

Deri tani kërkesa ka qenë sporadike, dhe kryesisht nga klientë me banim jashtë Shqipërisë. Gjithsesi, tregu nuk është testuar ende pasi siç e përmendëm pak më sipër ka disa pengesa të cilat duhet të kapërcehen.

A e blen njeri Dhiatën e Re në versionin audio? Kush? Dhe pse do e blinte dikush Dhiatën e Re në audio?

Aktualisht Dhiata e Re në versionin audio është ndër produktet e vetme auto që ofrohen në treg prej disa kohësh, dhe aktualisht ekzistojnë të paktën dy versione në formatin audio. Kërkesa për këtë produkt është kufizuar kryesisht te besimtarët e krishterë, por jo gjithmonë.

Diskutim: Cfarë mendoni për të ardhmen e librave audio në shqip? Ju lutem shkruani komentet tuaja më poshtë…

  • une do doja te kisha disa ne shqip sepse librat audio zakonisht tregohen nga aktore profesioniste te cilet i shqiptojne fjalet saktesisht dhe me intonacionin e duhur. Pervec kenaqesise qe te japin kur i degjon, jane edhe te dobishem sepse te ndihmojne te perfeksionosh gjuhen qe po degjon, sidomos per ata qe duhet te kene nje te folur te qarte per shkak te profesionit si psh. aktoret, perkthyesit, etj.

  • Pershendetje,
    Mendoj de librat audio nuk e arrijne efektin apo nuk krijon emocion sikur e lexon librin vete eshte ambient krejt tjeter ,nganjehere leximi ne oret e vona ne qetesi apsolute eshte relax per shpirtin te pakten kete metode e perdori une ,sido qe te jete duhet ti pranojme ndryshimet te ecim me kohen ,ndoshta gjeneratat qe po vijne e pranojne me lehte kete metode.
    Falemninderit.

  • Pershendetje,
    Me te vertete kjo eshte nje teme interesanete.
    Personalisht kam pasur rastin kohet e fundit te degjoj dy audiobooks, The lost symbol te Dan Brawn dhe Robinson Kruzo te Daniel Dufo. Fillimisht mu duk e cuditshme por u ambientova dhe libri i pare me pelqeu ndersa eksperienca me librin e dyte ishte krejt e kundert, ai qe lexonte librin kishte nje ze acarues dhe pa emocion keshtu qe nuk e vazhdova gjate. Kur ble nje liber ne format audio po aq i rendesishem sa autori eshte dhe fakti se kush e lexon ate.
    Por dua te shtoj se tendenca sot jane librat ebooks, kerkesa per te cilat sot ne treg ka cuar ne zhvillimin e teknologjise ne kete fushe dhe si rrjedhim librarite me te medha kane nxjerre ne shitje dhe ebook readerat (lexuesit elektronik te ebook) e tyre.

    Suksesi i Kindel nga Amazon ka bere qe edhe kompaninte tjera te rendesishme te nxjerrin ne treg readerat e tyre si Sony, Nook etj, te cilat me nje lloj teknologjie te re bejne te mundur qe te lexosh ne ekranet e tyre sikur po lexon ne nje liber letre edhe ne drite te djellit, e cuditshme por e vertete.

    Librat i blen nga kjo paisje online dhe kane pothuajse te njejtin cmim 9.99$ ( flas per ketu ku jam une Usa) dhe te vijne per 1 minut.

  • PERSHENDETJE;Puna juaj ka shum shume vlere. Mua me pelqen qe librat te jene ne audio.Ka momente qe dua te lexoj dhe nga lodhja me ze gjumi mbi liber.Kurse po te degjosh dicka nuk ndodh korr kjo.Mua personalisht do me ndihmonte shum kjo…Suksese

  • Mendimi im eshte ky: Nje here gjate jetes tone do te blejme nje liber, si audio apo edhe eliber/ebook.
    Pra lexuesit duhet t’i krijohen te gjitha versionet e mundshme.
    Une sot nuk do te blija audio liber, por pas 5-10 vjetesh ndoshta do e blej.
    Keshtu pra; edhe audio libra ne te ardhmen. Pse jo?!

    P.S
    kerkoj ndjese qe po dal nga tema, por kryesorja jane librat eletronik/ebook. Pasi keshtu ke mundesine ta lexosh librin ne monitor, por edhe ta printosh.
    Veçse ka nje sekret te vogel; teksti duhet te jete jo fort i gjate, perndryshe lexuesi lodhet perballe monitorit, madje eshte bezdi e madhe edhe kur e printon ne leter.

  • Pershendetje.
    Me te vertete beni pune me shume vlere. Mua me pelqen qe librat te jene ne audio.
    Une e vleresoj punen tuaj qe mundoheni ta beni se nuk do te thote se vepra vetem nese e ke ne dore shijohet,jo edhe nese ndegjohen nga ndonje lexues i mire ajo shijohet shum mire.
    Une per vete e kam provuar dhe me pelqen. Do te ju kisha sugjeruar te provoni.
    SUKSESE…

  • Kjo duhej bere shume kohe me pare.Madje frustrohem se perse ne Shqiperi disa lloj teknologjish futen me shume vonese thuajse kur ajo ekzistentja behet paraardhese e nje tjeter teknologjie me te avancuar.
    Do te ishte nje ndihmese shume e madhe per personat e verber dhe sa per rrezikun e piraterise eshte nje problem qe sot gjen zgjidhje ..eshte ne kopetencen e shtepive botuese.

  • nuk jam dakort qe librat te jene ne audio, nje nder arsyet jane qe librin qe kur e mer ne duar e ndien dhe ate kenaqesi qe ta jep kur ti shfleton ato faqet nuk te jepen kur e lexon ne kompjuter.

  • mendoj qe librat audio jane te mireseardhura ne kete kohe te zhvilllimeve dhe te perparimit teknologjik pse jo kjo asesi nuk e ka kuptimin e perfundimit te epokes se librit te mirefillt i cili asgje tjeter i pasuron bibliotekat tona si thesar i qmuar.

  • Per mendimin tim libri shijohet kur lexohet, nuk kam asnjehere deshire te degjoj nje liber ne audio. Libri nuk eshte muzike , nuk e di pse gjithe kjo tendenc e madhe dhe kerkese per libra audio. Me duket sikur njerezit po dembelosen nga keto gjera, interneti, celulari i-pod, text message etj. Dikur shkruanim letra , kartolina qe kur hyri interneti i larguam keto gjera dhe nqs edhe libri degjohet me audio atehere cfare tjeter mbetet??
    Leximi i librit pervec anes emocionale te sjell edhe shume gjera te tjera te meson te shkrush pa gabime drejtshkrimore, te meson te perdoresh drejt shenjat e pikesimit dhe fatkeqesi per shume te rinj qe mezi dine te lexojne; te meson te lexosh rrjedhshem.

  • Librat audio ndoshta e kane te ardhmen te larget sidomos ketu tek ne. Ne kete moment por ndoshta edhe me vone, une jam totalisht per librin fizik ku prekja e syve me te te sjell emocionet e forta te dijes. nuk jam per nxitjen e ketij biznesi, sepse vertet do te behet “biznes”…..

  • Une mendoj qe Librat Audio nuk do te kishin vlere per shume arsye.Ndryshe eshte te lexosh libra ndyshe te degjosh dhe degjimi mua me duket shume absurde sa i perket librit si dhe kopjohen me lehte dhe do ti humbe imazhi i librit si dhe Autorit. Une per vette nuk do te kisha perdorur nje liber te tille.Mirepo une nuk kam asgje ne dore dhe kjo eshte vendim i te tjereve ky eshte vetem mendim i imi.FALEMNDERIT!!!

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >