nga Admin

21 Nëntor, 2012

Libra per 100 vjetorin e Pavaresise

Panairi i Librit 2012Edicionin i 15-të i Panairit të Librit u dominua me librat historikë.  Libri historik ishte në pjesën më të madhe të stendave, një risi kjo e këtij edicioni, falë vitit jubilar të Pavarësisë.

Që në çeljen e Panairit u tha nga organizatorët se “era” e 100-vjetorit do të ndihet gjatë ditëve të panairit, dhe në fakt librat historikë ishin ndër më të shiturit e këtij edicioni.  Një prej studimeve që ishte pjesë e “Tirana 2012” ishte vepra “Lindja e Shqipërisë” e britanikes Nicola Guy. Historiania ka hulumtuar prej vitesh në arkiva dhe në librin e saj ajo nënvizon se Fuqitë e Mëdha e traj tuan çështjen e njohjes së Shqipërisë në mënyrë jashtëzakonisht të gabuar saqë edhe sot çështja nacionale shqiptare është e pazgjidhur.

Libra per 100 vjetorin e PavaresiseSipas botuesit, “100 vjet” i Blendi Fevziut ka shitur 10 mijë kopje. Një tjetër libër që është shitur shumë është “Pavarësia-Udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit”, i gazetarit të Zëri të Amerikës, Ilir Ikonomi.

Libra të tjerë shumë të shitur në Panairin e Librit kanë qënë “Shqipëria, ankthi dhe ëndrra” nga Amik Kasoruho;  libri enciklopetik “100 vjet pavarësi, flamuri që ringjalli një komb” nga Moikom Zeqo dhe Dëshira Jazexhiu; “Si e krijoi Austro-Hungaria shtetin shqiptar” nga Elena Kocaqi Levanti.

Disa libra të tjerë historikë me interes përfshijnë

Albumi fotografik “100 vjet pavarësi kombëtare” nga Aleksandër Meksi, me një lidhje lukzoze dhe të kushtueshme por që mbetet ndër përmbledhjet më të mira fotografike të prodhurara deri më tani.

Flamuri i Kombit Shqiptar, origjina, lashtësia” nga Jaho Brahaj që është edhe një nga studimet unike që trajtojnë çështje historike mbi flamurin e kombit tonë.

Për më shumë libra, ju ftojmë të konsultoni përzgjedhjen tonë me Libra për 100 vjetorin.

 

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >