nga Admin

8 Shtator, 2014

Natyra dhe shendetiVizitorët e faqes dhe klientët tanë na pyesin vazhdimisht për sugjerime mbi libra të përshtatshëm me kërkesat e tyre. E tillë ishte edhe kërkesa e Anës e cila ishte e interesuar për libra rreth dietave dhe mirëqenies fizike në shqip.

Këto ishin disa nga titujt që ne i sugjeruam, që shpresojmë të jenë me interes edhe për ju.

Libri i dietave

Dietat janë perceptuar si një farë universi misterioz, në të cilin shkenca e ide përgjithësisht të pranuara përzihen, shpesh me mendjelehtësi të tepruar. Ka nga të gjitha tipet, nga më të thjeshtat tek më të ndërlikuarat, secila me veçoritë, me meritat dhe me kontradiktat e veta.

 

Te ushqehemi drejt sipas grupeve te gjakut, Peter D’Adamo

Dr. Peter J. D’Adamo është figura më popullore në botë dhe një autoritet i padiskutueshëm shkencor në fushën e studimeve mbi lidhjen e grupeve të gjakut me tipin e ushqimit, jetës dhe gatimit të duhur që i shkon përshtat çdo lloj grupi gjaku.

 

Sekrete bukurie dhe mirëqenieje

Për të gjithë femrat që kujdesen për formën, bukurinë dhe mirëqenien e tyre. Më shumë se 100 ushtrime gjimnastikore të ilustruara për të arritur formën ideale. Këshilla dietike dhe disa menu “dietash të veçanta” (me tregues të ulët glicemik, dieta bimore, me shumë proteina…).

 

Natyra dhe shendeti, Theodore K. Kaliva, vol. 1, 2 & 3

Njerëzit vazhdimisht ndjejnë se kanë nevojë për disa këshilla të besueshme për përgatitjen, servirjen e ushqimeve që na ofron natyra. Por tek informacioni i shkruar deri tani, unë kam mendimin se ende ata nuk shikojnë atë çka kërkojnë, të jetuarit plot shëndet natyral.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>