Disa libra, jo detyrimisht të rinj!

0
1575

Rishtazi po bisedoja me ca miq për sfidat e rritjes së fëmijëve në kohën tonë. Fëmijët sot përballem me një mori informacionesh dhe ndikimesh nga më të ndryshmet, dhe shumica prej tyre janë gjëra që gjenerata ime dhe e atyre para meje nuk kanë pasur mundësi t’i shohin nga i njëjti këndvështrim.

Një ‘armë’ shumë e mirë dhe gjithnjë e vlefshme është ‘edukimi’ apo ‘informimi’ i vazhdueshëm ku “libri” ndryshe nga interneti vazhdon të mbetet një format që i përmbledh shumë më mirë tematikat dhe çështjet që trajton.

Lista e librave që po ju prezantojmë nuk janë detyrimisht të gjithë të rinj, por gjithsesi mbeten një burim mjaft i mirë përmbledhës dhe prezantues për tematikën dhe informacionin që prezantojnë, qoftë ky edhe thjesht zbavitës!

 

Kafka në breg, Haruki Murakami

 

Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje (kopertinë e trashë)

Seksi 101 pyetjeSeria “Seksi për të rinjtë” i ndihmon adoleshentët të qartësojnë dyshimet e mëdha që mund t’u lindin në këtë etapë. Si mund të flas për seksin me prindërit e mi? Ç’të bëj që t’i pëlqej personit tjetër? Ç’rroba duhet të vesh?

Këto dhe shumë çështje të tjera të adoleshencës, periudhë kjo e mbushur me ndryshime e me emocione të reja, qartësohen te libri “Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje”. Në këtë libër të rinjtë zbulojnë se “shqetësimet” që ka secili prej tyre, i kanë edhe shokët e tjerë të klasës, miqtë apo të rinjtë me të cilët takohen çdo ditë.

 

Libri i Madh i Aventurave (kopertinë e trashë)

Libri i Madh i Aventurave“Libri i Madh i Aventurave” përmbledh 11 tregime të përshtatura për fëmijë të autorëve më të mëdhenj klasikë të librave me aventura. Në këto tregime fëmijët njihen me personazhet më eksplorues e më guximtarë të kohërave, që arritën të mbijetonin në çdo vështirësi, që sfiduan fatin e që synuan të dilnin fitimtarë, duke ndihmuar të tjerët.

Me ilustrime mjaft tërheqëse ky libër përfshin tituj, si: Robinson Kruzo i Daniel Defosë; Udhëtim në qendër të Tokës i Zhyl Vernit; David Koperfildi i Çarls Dikensit; Sandokani i Emilio Salgarit; Ishulli i thesarit i Robert L. Stivensonit; Fantazma e Kantervillit i Oskar Uajlldit; Konti i Monte Kristos i Aleksandër Dymasë; I Fundit i Moikanëve i Xhejms F. Kuperit; Tom Sojeri i Mark Tueinit; Mobi Dik i Herman Melvillit dhe Ivanhoe i Valter Skotit.

 

Libri i Madh i Legjendave Mesjetare (kopertinë e trashë)

Libri i Legjendave MesjetareKy libër përmbledh 11 legjenda mesjetare, në të cilat tregohet për vende magjike ku banojnë dragonj që lëshojnë zjarr, kalorës trima, princesha të burgosura nëpër kulla të larta, ura që ngrihen e ulen dhe për shumë ndodhi e personazhe të tjera.

Fantazia dhe imagjinata udhëtojnë në mjegullën e kohës, duke u frymëzuar nga bëmat dhe trimëritë e kalorësve të mbretit Artur si: Lançeloti, Ivani, Persëvali, Gavaini apo të shigjetarit më të zot, mbrojtësit të të varfërve, heroit Robin Hud.

Në këtë libër zënë vend gjithashtu, edhe historitë e dashurisë më të bukura dhe më tragjike të të gjitha kohërave, që të bëjnë të prekesh e të lotosh, si historia e dashurisë mes Tristanit e Izoldës dhe ajo e Romeos e Zhuljetës.

 

Totalitarizmat e shekullit XX, një dukur historike e kapërcyer?

Totalitarizmat e shekullit XXTotalitarizmi ka qenë dukur politike e shoqërore mbisunduese në shekullin tonë. Por, mos vallë është më mirë të flasim në shumës, të themi totalitarizmat? Leon Poliakovi mbron dhe ilustron trajtimin në shumës të problemit.

Ai tregon në këtë libër se vetëm krahasimi i situatave historike, i ideologjike, i jetës së njerëzve, i trashëgimive kulturore dhe i strukturave, na lejon të kuptojmë në të njëjtën kohë atë çka i bashkon këto regjime në këtë shekull si dhe atë që i dallon ata njërin nga tjetri: bolshevizmi dhe gulagu, fashizmi italian, model origjinal që u shndërrua më vonë në një imitin të zbehtë; nazizmi dhe genocidi; Vjetnami dhe boat pople; Kamboxhia dhe shfarosja e popullit të vet; Kina, së fundi, vendi të cilin Jean – Pierre Cabestan i shpalos dimensionet specifike dhe unikale të periudhës maoiste.

 

Një kokë del nga muri, Henri Michaux (Skica, novela të shkurtra)

Nje koke del nga muriMichaux shkruan atë që i ndodh në kokë. Ai ishte poet dhe piktor, në të dy artet ai kërkoi hulumtimin dhe zbulimin e botës së tij të brendshme. Asgjë që ndodhet jashtë kësaj bote nuk i intereson Michaux – së. Sonda e vështrimit të tij kridhet në brendësi të vetvetes, në ato skuta të panjohura e të errëta ku gjendet zanafilla e mendimeve, ëndrrave, imazheve, ndjesive…

Të rrallë janë shkrimtarët që i kanë kushtuar vëmendje kaq të madhe lëvizjeve më të imta të jetës së brendshme. Për një kohë të gjatë i pakuptuar dhe i pavlerësuar siç duhej për shkak të vetë origjinalitetit të tij, ai konsiderohet sot si njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj francezë.

 

Komunitete imagjinare, reflektim mbi origjinën dhe përhapjen e nacionalizmit

Komunitete imagjinare Benedict AndersonKush do ta kishte menduar se sa më larg parajsës të jesh, aq më fort fryn era? Konfliktet e armatosura të 1978 – 79 në Indokinë, të cilat siguruan rastin e volitshëm urgjent për tekstin origjinal të “Komunitete imagjinare”, duken tashmë vetëm dymbëdhjetë vite më pas, sikur i përkasin një epoke tjetër.

Më pas unë rashë pre e perspektivës në shkallë të gjerë, të luftës midis shteteve socialiste. Tani gjysma e këtyre shteteve i janë bashkuar copëzave të tjera, e pjesa tjetër friket se do t’i ndjekë. Luftërat me të cilat përballen të mbijetuarit janë luftëra civile. Gjasat janë të forta se me hyrjen në mijëvjeçarin e ri, shumë pak do të na mbesë prej Republikave Socialiste Sovjetike përveç se… Republikat.