7 Qershor, 2019

Permasat e librave

.

​.

Lufta e Trojes, lufte pellazgo - ilire, Elena Kocaqi

1. Lufta e Trojës, luftë pellazgo - ilire, Elena Kocaqi

Ky studim synon të trajtojë Luftën e Trojës nga konteksti historik dhe human e shkëputur nga konteksti mitologjik dhe hyjnor. Disa autorë antikë dhe modernë e kanë trajtuar këtë luftë vetëm nga ana mitologjike duke përzier hyjnitë me njerëzit, por ka fakte historike të mjaftueshme për ta trajtuar atë nga ana humane.

Shenimet e krimbit Smolinski, Azem Deliu



2. Shenimet e krimbit Smolinski, Azem Deliu

Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasluftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij.

Agjenti anglez, Daniel Silva

3. Agjenti anglez, Daniel Silva

Një pjesëtare e rëndësishme e familjes mbretërore britanike vritet në një sulm me bombë. Shërbimet Sekrete Britanike i drejtohen të vetmit person, i cili mund ta gjejë vrasësin: agjentit legjendar, Gabriel Alon.

Ceshtja Karavaxho, Daniel Silva

Gabriel Aloni, restaurues veprash arti dhe agjent sekret, ndodhet në Venecia, ku policia italiane i bën një kërkesë të pazakontë. Tregtari i veprave të artit, Xhulian Isherudi, është përballur me një skenë drithëruese krimi dhe po mbahet si i dyshuar.


Kandidi ose optimizmi, Voltaire

5. Kandidi ose optimizmi, Voltaire

Përmes historisë plot peripeci e sprova të të riut Kandid, mësuesit të tij, dr. Panglosit, të dashurës së tij të zemrës, Kynegondës, dhe një morie personazhesh të tjera, Volteri satirizon pa mëshirë ndjenjat, shkencën, filozofinë dhe qeverisjen.

Gjuetari i balonave, Khaled Hosseini

I shkëlqyer, fabula tronditëse e të cilit e bën këtë libër të paharrueshëm jo vetëm si një kronikë politike, por edhe si një rrëfenjë të thellë personale... Ndodh rrallë që një libër t'i përshtatet kaq shumë kohësh dhe njëkohësisht të ketë cilësi kaq të lartë letrare.

Nje mije diej vezullues, Khaled Hosseini

7. Një mijë diej vezullues, Khaled Hosseini

Një libër që për nga vlerat dhe idetë që përcjell nuk bie aspak nën nivelin e paraardhësit të tij. Veç kësaj, përkthimi me mjeshtëri i Ledia Agollit e përcjell mjaft mirë mesazhin e autorit. Gazeta "Los Angeles Times" ka dhënë vlerësimin më maksimal për librin. "Ky libër i shkëlqyer është vazhdim i suksesit të romanit "Gjuetari i balonave", thuhet në komentin e gazetës prestigjioze.

SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard

8. SPQR, Një Histori e Romës së Lashtë, Mary Beard

Mary Beard na ka dhënë me këtë libër një shembull frymëzues për mënyrën se si duhet ta shohim, analizojmë dhe shkruajmë historinë, jo vetëm atë të Romës së Lashtë, por historinë në tërësi. Ajo çmonton mitet dhe narrativat e ngulitura në mendjet tona që nga koha e Mesjetës për të na dhënë një histori ashtu si realisht mund të ketë qenë dhe jo ashtu si ne e imagjinojmë. Nga karriera e gjeneralëve dhe oratorëve të mëdhenj deri te jeta e të varfërve, historia e Popullit dhe Senatit të Romës na shpaloset si ngjarje që, ndonëse kanë ndodhur dy mijëvjeçarë më parë, vijojnë të na imponojnë mënyrën se si ne mendojmë për shtetin, politikën, të drejtat qytetare dhe rendin kushtetues.

Menyra e lehte per te lene duhanin, Allen Carr

9. Mënyra më e lehtë për të lënë duhanin, Allen Carr

Lexoni "Mënyra më e lehtë për të lënë duhanin" dhe bëhuni një ish duhanxhi i lumtur për pjesën tjetër të jetës ashtu si shumë personazhe të njohur në botë të cilët kanë lënë duhanin me këtë metode, bashkë me redaktoren dhe përkthyesin e librit tonë. Bashkë me librin një CD dhuratë.

Premtoj te gaboj, Pedro Chagas Freitas

10. Premtoj të gaboj, Pedro Chagas Freitas

Lokali është plot njerëz, i zhurmshëm. Burri është ulur pranë dritares dhe vështron qiellin gri, i mërzitur, si çdo mëngjes të hëne. Papritur kthehet dhe ajo është aty, përballë tij. Sytë i mbushen me habi, gishtat që i dridhen, me të cilat mban çantën tregojnë se ndjehet e zënë ngushtë.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>