nga Admin

13 Janar, 2011

Shkrimtari brazilian Paolo Coelho (foto)

Shkrimtari brazilian Paolo Coelho (foto)Shkrimtari i njohur brazilian Paulo Coelho deklaron se Irani ka ndaluar shitjen e librave të tij, dhe i bëri thirrje qeverisë së Brazilit të ndërhyjë. Coelho, veprat e të cilit janë ndër më të shiturat në botë, e bëri njoftimin në internet, duke informuar për vendimin e qeverisë iraniane që t’ia ndalojë librat.

Shkrimtari e përkufizoi “një vendim arbitrar” i cili mund të jetë vetëm fryt i “një keqkuptimi”. Në blogun e tij Coelho kujton se në 1998 në Iran ka shitur 6 milionë libra ndërsa Irani qeverisej nga “qeveri të ndryshme” . Shkrimtari ka publikuar një letër të botuesit iranian Arash Hejazi, i cili e informon se librat e tij “janë ndaluar me urdhër të ministrit të Kulturës”. Arash Hejazi, u shfaq në një video gjatë protestave në vitin 2009 teksa përpiqej t’i shpëtojë jetën vajzës Neda Aga-Soltan, vdekja e së cilës u bë simbol i dhunës pas zgjedhjeve. Ceolho tha se nuk e di arsyen e ndalesës, por tregoi se i ka përdorur rrjetet sociale në internet për t’a mbështetur botuesin Hejazi.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>