22 Mars, 2019

Titulli duhej të ishte “Përdhunimi”, shkroi autori, “Përdhunimi i një kombi”, por ai vendosi ta quajë romanin Çoçarja, një rrëfenjë plot pasion për fatet e njerëzve të zakonshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Çoçarja është një rrëfim plot pasion dhe megjithatë shumë i drejtpërdrejtë i vuajtjeve të njerëzve të zakonshëm në kohë lufte. Ai flet për dy gra, Çesirën, një dyqanxhije romane e ve dhe vajzën e saj Rosetën, një adoleshente naive me bukuri magjepsëse dhe besimtare e devotshme. Kur qytetit i afrohet pushtimit gjerman, Çesira paketon pak rroba, qep kursimet e jetës brenda rrobave të veta dhe përpiqet të gjejë shpëtim bashkë me Rosetën në një fshat malor në provincën e saj të lindjes, Çoçaria, e cila gjendet në malet në jug të Romës.

Kartëmonedhat e saj e humbasin vlerën si pasojë e inflacionit të luftës, gjë që krijon një ekonomi të egër shkëmbimi mall me mall, të dominuar nga trafikantë ileqarë dhe hajdutë që përpiqen të përfitojnë nga malësorët dhe refugjatët e luftës. Nëna dhe vajza përjetojnë nëntë muaj uri, të ftohtë dhe pisllëk ndërsa presin mbërritjen e forcave aleate. Çesira nuk ka ndonjë interes të dijë se kush e fiton luftën, por dëshiron pambarim fundin e saj dhe rikthimin te jeta e qetë e dyqanxhijes.

Në vend të kësaj, çlirimi sjell tragjedi. Ndërsa niset për t’u kthyer në Romë, të dyja sulmohen nga një grup ushtarësh marokenë të forcave Aleate, të cilët përdhunojnë Rosetën dhe rrahin rëndë Çesirën. Ky akt dhune dhe humbja e pafajësisë hidhëron kaq shumë Rosetën sa ajo bie në jetën e një prostitute. Përmes këtyre vështirësive, Moravia ofron një portretizim intim të vuajtjeve të sjella nga shkatërrimi i luftës, si në fushëbetejë ashtu edhe mbi ata jashtë saj.

Romani i Moravisë u bë film në vitin 1960 me regji të Vittorio de Sica me aktore në rolet kryesore Sophia Loren Jean-Paul Belmondo, Raf Vallone, Eleonora Brown, Carlo Ninchi, dhe Andrea Checchi.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>