5 Tetor, 2022

Për 121 vjet me radhë, çmimi Nobel në letërsi është përpjekur të nderojë shkrimtarin më të mirë të botës dhe që prej 121 vjetësh, komiteti që jep çmimin është kritikuar se pikërisht këtë nuk e ka bërë. Leon Tolstoi dhe Henrik Ibsen, George Orwell dhe James Joyce, Virginia Woof the sa e sa të tjerë konsiderohen si shkrimtarë të denjë për Nobel, por që, për sa kohë ishin gjallë, nuk e fituan kurrë ndërsa Nobeli e ka rregull që nuk jep çmime pas vdekjes. Çmimi shpallet nesër më 6 tetor, ora 13.

Beteja natyrisht që do të zhvillohet edhe këtë vit. Disa besojnë se akademia përpiqet të ruajë prestigjin e çmimit që jep duke skualifikuar shkrimtarët më të zëshëm me qëllim që të krijojë një efekt surprizues. Sipas kësaj teorie, Murakami nuk mund ta fitojë çmimin Nobel sepse është tepër i famshëm, por ndonjë, jo aq i famshëm si Abdulrazak Gurnah, i cili e fitoi vjet, mundet.

Por këtë vit ka edhe disa shkrimtarë pretendentë, të cilët, pavarësisht se sa e meritonin, nuk do ta marrin për shkak se vdiqën më herët. Javier Marías, shkrimtari spanjoll, vdiq në shtator dhe po kështu as Hilary Mantel, e cila u nda nga jeta pak më vonë.

Salman Rushdie, shkrimtari britanik që pësoi një sulm të tmerrshëm nga një ekstremist islamik, ka qenë prej vitesh i përfolur si kandidat i mundshëm.

Elena Ferrante, shkrimtarja italiane që ka magjepsur botën me sagat e saj napoletane, por gjithashtu edhe me misterin se kush fshihet pas këtij pseudonimi, ka gjasa që nuk do ta fitojë dot Nobelin pikërisht për këtë shkak, sepse komiteti nuk mund të përcaktojë për fitues një pseudonim. Shkrimtari francez Michel Houellebecq është dikush tjetër i përfolur.

Disa shkrimtarë që janë përmendur nga vëzhguesit vite më parë si kandidatë potencialë, nuk përmenden më këtë vit. Ismail Kadare dhe britaniku Julian Barnes janë nga ata që nuk përbenden.

Kompanitë e basteve janë gjithsesi të gatshme të vendosin bast për çdo gjë kështu që ofrojnë këto koeficientë për këdo që interesohet të luajë.

Michel Houellebecq – 7/1

Salman Rushdie – 8/1

Ngũgĩ wa Thiong’o – 10/1

Stephen King — 10/1

Annie Ernaux — 12/1

Garielle Lutz — 12/1

Pierre Michon — 12/1

Robert Coover — 12/1

Haruki Murakami — 14/1

Anne Carson — 16/1

Hélène Cixous — 16/1

Jamaica Kincaid — 16/1

Jon Fosse — 16/1

Lyudmila Ulitskaya — 16/1

Margaret Atwood — 16/1

Maryse Condé — 16/1

Mircea Cartarescu — 16/1

Péter Nádas — 16/1

Ryszard Krynicki — 16/1

Don DeLillo — 20/1

Dubravka Ugrešic — 20/1

Javier Marías — 20/1

Mia Couto — 20/1

Nuruddin Farah — 20/1

Can Xue — 25/1

Edna O’Brien — 25/1

Gerald Murnane — 25/1

Homero Aridjis — 25/1

Ivan Vladislavic — 25/1

Karl Ove Knausgård — 25/1

Scholastique Mukasonga — 25/1

Yan Lianke — 25/1

Botho Strauss — 33/1

Charles Simic — 33/1

Cormac McCarthy — 33/1

Hilary Mantel — 33/1

Ko Un — 33/1

Linton Kwesi Johnson — 33/1

Marilynne Robinson — 33/1

Xi Xi — 33/1

Yu Hua — 33/1

Zoe Wicomb — 33/1

Martin Amis — 50/1

Milan Kundera — 50/1

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>