5 Korrik, 2020

Donald Trump përdori termin “fashizmi i ri i ekstremit të majtë” në një fjalim ku sulmoi protestuesit kundër ndasive racore në SHBA. Trump u bë kështu një nga të shumtët në politikën amerikane dhe në atë të të gjithë botës që përdor termin fashizëm në atë që një studiues e quan “përdorim i termit pa precizion të mjaftueshëm.” Por çfarë është fashizmi?

Në vitin 1944, kur nazizmi gjerman nuk ishte mposhtur ende dhe në shumë vende të botës kishte regjime që sot gjerësisht konsiderohen si fashiste, të tilla si Franko në Spanjë apo diktaturat ushtarake të Amerikës Latine, George Orwell shkroi një artikull në të cilin argumentoi se me të vërtetë termi fashist është diçka e mjegullt dhe këshilloi se gjëja më e mirë që mund të bësh është të mos e nënvlerësosh këtë fjalë duke e përdorur thjeshtë për sharje.

Çfarë është fashizmi?

TRIBUNE 1944

Nga të gjitha pyetjet pa përgjigje të kohës sonë, ndoshta më e rëndësishmja është: “Çfarë është fashizmi?”

Një nga organizatat e vrojtimeve shoqërore në Amerikë së fundmi ia shtroi këtë pyetje qindra njerëzve të ndryshëm dhe mori përgjigje që varionin nga “demokraci e pastër” te “djallëzi e pastër”. Në këtë vend nëse i kërkon personit mesatar të përkufizojë fashizmin, zakonisht ai përgjigjet duke treguar regjimet gjermane dhe italiane. Por kjo e gjitha është shumë e pakënaqshme, për shkak se edhe shtetet e mëdha fashiste kanë dallime nga njëri-tjetri në një masë të konsiderueshme në strukturë dhe në ideologji.

Për shembull, nuk është e lehtë të vendosësh Gjermaninë dhe Japoninë në të njëjtin kuadër, e është Akoma më e vështirë me disa vende të vogla të cilat zakonisht përshkruhen si fashiste. Për shembull, zakonisht supozohet se fashizmi është për së brendshmi luftarak, se lulëzon në një atmosferë histerie lufte dhe që mund t’i zgjidhë problemet e veta ekonomike vetëm përmes përgatitjes për luftë dhe përmes pushtimeve të vendeve të tjera. Por dukshëm kjo nuk është e vërtetë, fjala vjen, për Portugalinë apo për diktatura të ndryshme të Amerikës së Jugut. Ose, gjithashtu, antisemitizmi supozohet se është një nga shenjat dalluese të fashizmit; por disa lëvizje fashiste nuk janë antisemite.

Debate të diturish që vijojnë prej vitesh nëpër revista amerikane, nuk kanë qenë në gjendje as të përcaktojnë nëse fashizmi është apo jo një formë e kapitalizmit. Por megjithatë, kur ne përdorim termin “fashizëm” për Gjermaninë apo Japoninë apo Italinë e Musolinit, ne dimë në vija të përgjithshme se për çfarë po flasim. Por kjo fjalë ka humbur kuptimin në kontekstin e politikës së brendshme. Sepse nëse ekzaminon shtypin, do të gjesh se nuk ka asnjë grupim njerëzish – dhe me siguri nuk ka asnjë parti politike apo organ të çfarëdolloji – që nuk është denoncuar së paku një herë si organizatë fashiste përgjatë dhjetë viteve të fundit. Unë kam parë fjalët “simpatizantë të fashizmit”, apo “tendenca fashiste,” ose thjeshtë “fashizëm” të përdorur me të gjithë seriozitetin e mundshëm kundër këtyre lloj grupimesh:

Konservatorët: Të gjithë konservatorët, ata që bënë lëshime apo kundërshtarët e lëshimeve[i], shpesh konsiderohen si pro-fashistë. Sundimi britanik në Indi dhe në Koloni thuhet se është i padallueshëm nga Nazizmi. Organizatat që dikush mund t’i quajë patriotike dhe tradicionaliste etiketohen si kripto-fashiste apo me ‘mentalitet fashist’. Shembuj për këtë janë bojskautët, Policia Metropolitane, M.I.5, Legjioni Britanik. Fjala kyçe: “Shkollat publike janë djepë për fashizmin”.

Socialistët: mbrojtjësit e kapitalizmit të stilit të vjetër (për shembull, Sër Ernest Benn) besojnë se socializmi dhe fashizmi janë e njëjta gjë. Disa gazetarë katolikë vesojnë se socialistët kanë qenë kolaboracionistët kryesorë në vendet e pushtuara nga nazizmi. E njëjta akuzë bëhej nga një këndvështrim i ndryshëm nga partia komuniste gjatë fazave të saj ultra-të-majta.

I varfër dhe i pastrehë në Paris dhe Londër është kronika e paharrueshme e George Orwell mbi rrugët e Parisit dhe Londrës dhe njerëzve që nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të jetojnë në to.

Në periudhën 1930-35 gazeta Daily Worker në mënyrë të rregullt i referohej Partisë Laburiste si Labur-Fashistët. Të njëjtën gjë bënin edhe ekstremistë të tjerë të së Majtës, të tillë si Anarkistët. Disa nacionalistë indianë konsiderojnë sindikatat britanike si organizata fashiste.

Komunistët: Një shkollë e konsiderueshme mendimi (për shembull, Rauschning, Peter Drucker, James Burnham dhe F. A. Voigt) refuzon të vërejë dallime mes regjimeve të nazizmit dhe atij sovjetik dhe besojnë se të gjithë fashistët dhe komunistët synojnë përafërsisht të njëjtën gjë dhe në një farë mase janë edhe të njëjtët njerëz. Udhëheqësit te The Times (para luftës) i janë referuar BRSS-së si një “vend fashist’. Sërish nga një këndvështrim i ndryshëm ky është edhe qëndrimi i shumë prej anarkistëve dhe trockistëve.

Trockistët: Komunistët akuzojnë vetë trockistët, d.m.th., organizatën e Trockit, se është organizatë kripto-fashiste dhe që paguhet nga nazistët. Kjo besohej gjerësisht te e Majta gjatë periudhës së Frontit Popullor. Në fazat e tyre ultra të djathta komunistët kanë tendencën të përdorin të njëjtën akuzë kundër të gjitha fraksioneve të vetë së Majtës, p.sh., Common Ëealth apo I.L.P.

Katolikët: jashtë rradhëve të veta, Kisha Katolike është pothuajse universalisht e njohur si pro-fashiste, si për shkaqe objektive ashtu edhe subjektive;  

Rezistuesit kundër luftës: Pacifistët dhe të tjerë që janë kundër luftës në mënyrë të shpeshtë akuzohen jo vetëm se po i bëjnë gjërat më të lehta për Aksin por janë spërkatur me ndjenja pro-fashiste.

Mbështetësit e luftës: Rezistuesit kundër luftës zakonisht e mbështesin argumentin e tyre në pretendimin se imperializmi britanik është më i keq se sa nazizmi dhe kanë tendencën të përdorin termin “fashist” për çdokënd që dëshiron një fitore ushtarake. Mbështetësit e Konventës së Popullit iu afruan pretendimit se gadishmëria për t’i rezistuar pushtimit nazist ishte në vetvete tregues i simpatizimit të fashizmit. Home Guard u denoncua si organizatë fashiste sapo ajo u shfaq. Përveç kësaj, e gjithë e majta ka tendencën të vendosë shenjën e barazimit mes militarizmit dhe fashizmit. Ushtarët me vetëdije politike pothuajse gjithmonë i konsiderojnë oficerët e tyre si “mle mentalitet fashist’ apo “fashistë natyrorë”. Shkollat ushtarake, mania për pastërti, përshëndetja ushtarake e oficerëve, që të gjtiha konsiderohen si praktika fashiste. Para luftës, bashkimi me trupat territoriale shikohej si një shenjë e tendencave fashiste. Shërbimi i detyruar ushtarak dhe ushtria profesionale që të dyja denoncohen si fenomene fashiste.

Nacionalistët: Nacionalizmi shihet në tërësi si fashizëm por kjo ka tendencën të konsiderohet si e vërtetë vetëm për ato lëvizje nacionaliste që qëllon që nuk na pëlqejnë. Nacionalizmi arab, nacionalizmi polak, nacionalizmi finlandez, partia e Kongresit të Indisë, Lidhja Myslimane, Zionizmi dhe I.R.A., përshkruhen si fashiste por jo nga të njëjtët njerëz.

Lexo më shumë:

Reagimi i George Orwell ndaj dhënies së një çmimi për poetin fashist Ezra Pound

Vijnë në shqip tri ese nga George Orwell

Pse shkruajmë? Katër shpjegime nga George Orwell

Biografi – George Orwell, shkrimtari britanik i klasifikuar edhe si profet

Librat dhe Tirania

* * *

Ajo që shihet është se, siç përdoret aktualisht, fjala ‘fashizëm’ është pothuajse e pakuptimtë. Në biseda, natyrisht përdoret akoma më me tepri se sa në shtyp. Unë kam dëgjuar që ky term të përdoret për fermerë, dyqanxhij, kreditin shoqëror, ndëshkimin fizik, gjuetinë e dhelprave,  ndeshjet me dema, Komitetit të 1922, për Kiplingun, Gandin, Çan Kai-Shekut, homoseksualitetin, transmetimet e Priestley, hostelet rinore, astrologjisë, grave, qenve dhe nuk e di se për çfarë tjetër.

Megjithatë poshtë këtij telashi gjendet në një varë mënyre e varrosur një kuptim. Sa për fillim, është e qatrë se ka dallime shumë të mëdha, disa të lehta për t’u vënë re dhe disa të tjera jo të lehta për t’u shpjeguar, mes regjimeve të quajtura fashiste dhe atyre të quajtura demokratike. E dyta, nëse “fashist” do të thotë “në simpati me Hitlerin”, disa nga akuzat që kam renditur më sipër janë dukshëm më të justifikuara se të tjerat. E treta, edhe njerëzit që hedhin në mënyrë të pakujdesshme fjalën “fashizëm” në çdo drejtim në çdo rast i japin një kuptim emocional kësaj fjale. Përmes fjalës ‘fashizëm’ ata duan të përshkruajnë, afërsisht, diçka që që është mizore, e paskrupullt, arrogante, obskurantiste, anti-liberale dhe anti-klasë punëtore. Me përjashtim të një numri të vogël simpatizuesish të fashizmit, pothuajse çdo anglez do të pranojë fjalën “bullizëm” si sinonim të fjalës “fashizëm”. Kjo është aq pranë një përkufizimi sa mund të shkohet për këtë fjalë të shumëabuzuar.

Por fashizmi është gjithashtu edhe një sistem ekonomik. Po atëhere pse ne nuk mund të kemi një përkufizim të qartë dhe të gjithëpranuar për të? Për fat të keq ne nuk do ta kemi  një përkufizim ë tillë – së paku jo tani. Se pse ndodh kjo nuk është e lehtë të shpjegohet shkurt por në thelb, kjo vështirësi vjen nga fakti se është e pamundur të përkufizosh fashizmin në mënyrë të kënaqshme pa bërë pohime që as vetë fashistët dhe as konservatorët apo socialistët e çfarëdolloj ngjyre nuk pranojnë t’i bëjnë. Tani për tani, ajo që dikush mund të bëjë është ta përdorë fjalën fashizëm me një dozë të konsiderueshme vetëpërmbajtjeje dhe jo, siç ndodh zakonisht, ta degradojë atë në nivelin e një fjale që përdoret vetëm për sharje.

Libra të George Orwell në shqip:

1984, me shqipërimin e Sokol Çungës, botimet Pegi

1984 me shqipërimin e Çelo Hoxhës, botimet Zenit

1944, me shqipërimin e Klodian Briçit, botimet Pema

Ferma e kafshëve, me shqipërimin e Arben Kallamatës, botimet Onufri

Ferma e kafshëve, me shqipërimin e Klodian Briçit, botimet Pema

Tri ese: Mbi Nacionalizmin, Pse shkruaj, Një varje, me shqipërimin e Gjergj Erebarës, Shtëpia e Librit

Dalje për ajër, botim i Shtëpia e Librit

Lavdi Katalonisë, botim i Shtëpia e Librit


[i] Bëhet fjalë për politikën e plotësimit të kërkesave të Hitlerit për hatër të ruajtjes së paqes në Europë para Luftës së Dytë Botërore, njohur në termin anglisht appeasement.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>