Botime të reja të verës 2019

0
969

Princesha duke dalë nga errësira, Jean Sasson

Në të shumëshiturin ndërkombëtar, Princesha, historia e vërtetë pas ferexhesë në Arabinë Saudite, shkrimtarja e njohur Jean Sasson filloi një seri mbresëlënëse librash. Tani, ky udhëtim imponues vijon ndërsa ne ndjekim fatin e jetës plot trazira të Princeshës, të miqve dhe familjes së saj.

Por, natyrisht, ka një anë shumë më pak luksi dhe shumë më të errët në këtë seri tërheqëse dhe në këtë libër të fundit Princesha duke dalë nga errësira. Sasson dhe Princesha përqendrojnë vëmendjen e tyre te ajo se si, pavarësisht lajmit pozitiv mbi reformën e të drejtave civile, gratë saudite vijojnë të vuajnë abuzim psikologjik dhe fizik dhe kanë shumë pak mbrojtje ligjore për shkak të ligjeve arkaike të Mbrojtësit në këtë vend. Kështu, megjithëse kjo është një mbertëri në prag të një ndryshimi revolucionar – ndryshim i udhëhequr nga princi i ri i kurorës që është i etur të modernizojë vendin e tij – të drejtat e barabarta dhe mundësinë për të pasur një jetë të pavarur mbeten vetëm diçka më shumë se sa një ëndërr për gratë saudite.

Ndërsa Princesha pranon dhe mikpret reformat që janë në horizont, përmes rrefimeve të gëzimit dhe trishtimit, ne shohim se si ajo është e vendosur të vijojë luftën për të drejta të barabarta në këtë, mbretërinë e saj të dashur.

Princesha duke dalë nga errësira u botua në shqip në korrik 2019 me përkthimin e Grida Dumës.

Amygdala Mandala, Loer Kume

Shkrimtari shqiptar Loer Kume vjen këtë verë me Amygdala Mandala, një përmbledhje me tregime. Ai është fitues i çmimit Ismail Kadare për vitin 2019.

Ora e zezë, S. C. Pike

Ish pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo, që t’i qëndrojë sa më larg botës së krimit. Lexo më shumë:

Verëtaria praktike, Andrea Shundi, Rexhep Kryeziu

Dy nga ekspertët më të mirë të Shqipërisë sa i përket prodhimit të verës erdhën këtë verë me një udhërrëfyes të përmbledhur për verëtarinë dhe vreshtarinë. Lexo më shumë:

Ballo me maska në park, Anna Ahmatova

Poetja sovjetike me famë botërore Ana Ahmatova vjen në shqip me përkthimin e profesor Aurel Plasari dhe me parathënie nga Ismail Kadare. Ahmatova (1889-1966) ishte një nga poetet më të rëndësishme të Rusisë në shekullin e njëzetë dhe një patrone shkrimtarësh të mëdhenj. Lexo më shumë:

Lehtësia e padurueshme e qenies, Milan Kundera

Një nga romanet më të mira të shkrimtarit çek Milan Kundera rivjen në shqip për herë të parë pas pothuajse tre dekadash për të na çuar në Pragën e epokës së Pranverës së Pragës, një periudhë trazirash historike, shpjeguar përmes jetëve të personazheve që jetuan në atë periudhë të trazuar.

Për Milan Kundera romani nuk heton realitetin, por qenien. “Lehtësia e padurueshme e qenies” është një hulumtim me stil, i cili na çon drejt e te vetja, tek të tjerët, te jeta e dhunshme, te drama e shpresave delikate.

Një arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve.Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuar të gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore. Lexo më shumë:

Mami, unë dhe mami, Maya Angelou

Shkrimtarja dhe aktivistja e jashtëzakonshme amerikane Maya Angelou (1928-2014) vjen në shqip për herë të parë me autobiografinë e letrarizuar Mami, unë dhe mami, një rrëfim për Amerikën e viteve ’40 dhe ’50 me të gjitha kompleksitetet sociale dhe kulturore. Angelou konsiderohet si një nga shkrimtaret që ka krijuar një rrymë të re letrare, autobiografinë e letrarizuar, e cila, ndonëse bazohet në jetën e shkrimtarit, sërish shkrimtari i lejon vetes të devijojë nga rrjedha e historisë. Lexo më shumë:

Kjo ishte një përmbledhje me botimet e fundit të librit shqip, të cilat kanë mbërritur në librarinë tonë. Vizitoni http://www.shtepiaelibrit.compër të zbuluar më shumë libra ose vizitoni blogun tonë https://www.shtepiaelibrit.com/blog për kuriozitete nga letërsia dhe artet.