nga Admin

21 Janar, 2009

Përshëndetje miq të librit,

White House BlogSa herë që mendohem në lidhje me funksionin e Blog-t tonë, aq herë kujtohem për rëndësinë që ai ka për vizitorët tanë dhe për vetë punën që bëjmë. Por sot në mëngjes, vlera dhe funksioni i Blog-ut u rifreskua më tej në mendjen time ndërsa lexoja për betimin e presidentit të parë afro-amerikan në Amerikë – Barack Obama (autor i librit “Guximi për të shpresuar”).

Gjatë hulumtimit tim, zbulova që edhe faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë ka një Blog të vetin. Ai përdoret për publikimin e njoftimeve të ndryshme në lidhje me punën e administratës dhe personelit që punon mbrapa presidentit, si pjesë e komunikimit të vazhdueshëm me publikun. (http://www.whitehouse.gov/blog/).

Ky është dhe do vazhdojë të jetë qëllimi i këtij Blogu, që të ndihmojë në rritjen e një komunikimi të vazhdueshëm dhe disi informal me ju për punën që bëjmë, si dhe të kontribuojë në nxitjen e marrëdhënies tuaj me librin.

Çfarë po ndodh te ShtepiaeLibrit.com ?
Gjatë javëve të fundit kemi bërë ca përmirësime të sistemit tonë, që mbase për shumicën prej jush nuk janë të dukshme, por që ndihmojnë në ekspozimin dhe prezantimin e faqes te kërkuesit në internet. Konkretisht, linqet e librave tanë kanë ndryshuar për t’u bërë më të lexueshëm dhe më të kuptueshëm si nga ju ashtu edhe nga ata që kërkojnë nëpërmjet motorëve të kërkimit. (shembull: https://www.shtepiaelibrit.com/libri/p846/Guximi-per-te-shpresuar,-Barack-Obama/product_info.html)

Çfarë do ndodhë në vazhdim ?
Ndërkohë, jemi duke përgatitur një mini-sondazh ku do kërkojmë kontributin tuaj me sugjerime për përmirësimin e mëtejshëm të shërbimit tonë.

Kemi në plan të përgatisim një manual të vogël për t’ju ndihmuar me mënyrat e pagesës me kartë në faqen tonë. Dhe kuptohet do vazhdojmë me librat e rinj. Njoftimi i rradhës do jetë për disa libra mbi historinë e shqiptarëve.

Gjithë të mirat,

Elvisi

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>