nga Admin

2 Tetor, 2007

Instituti i Librit dhe Promocionit “Toena”, në rolin e tij si organizator për përfaqësimin e Shqipërisë në këtë konkurs ndërkombëtar njofton se:

  • Këtë vit Shqipërinë do ta përfaqësojë shkrimtari Bashkim Shehu me romanin e tij “Angelus Novus”
  • Fituesi për romanin më të mirë të Ballkanit do të shpallet në Shkup, më datën 5 tetor 2008.

Shpallja e fituesit për romanin më të mirë ballkanik për vitin 2008 do të bëhet në Shkup të Maqedonisë më 5 tetor të këtij viti. Janë propozuar dhe dorëzuar prej kohësh veprat e autorëve nga seicili vend ballkanik dhe juria e përbërë nga një anëtar nga seicili vend po shqyrton prej kohësh veprat. Në ceremomni, veç anëtarëve të jurisë, autorëve kandidatë dhe botuesve organizatorë, do të jenë të pranishëm personalitetet më të njohur të jetës kulturore në Maqedoni dhe personalitetet më të larta të jetës politike të këtij vendi, përfshirë edhe presidentin e Maqedonisë, nën kujdesin e të cilit zhvillohet kjo veprimtari.

Si funksionon çmimi Ballkanika

Seicili botues organizator formon në vendin e tij një juri të përbërë me jo më pak se tre anëtarë, të cilët duhet të jenë personalitete të njohur të fushës, studiues, autorë, kritikë, analistë, gazetarë të kulturës, etj. Kjo juri, pasi seleksionon romanet më të spikatura të tre viteve të fundit përcakton në fillim 10 romanet më të mira që konkurojnë midis tyre për të qënë një prej pretendentëve midis autorëve më të mirë të Ballkanit. Më pas nga 10 romane juria përzgjedh 3 prej tyre, prej të cilëve, në fazën e fundit të gjykimit do të nxjerrin një roman, i cili i propozohet jurisë ballkanike. Pas përcaktimit të veprës së përzgjedhur, botuesi organizator merr masat për dorëzimin e dosjes së plotë në jurinë ballkanike: romanin, një kopje në origjinal (për të vërtetuar se është botim i tre viteve të fundit), veprën të përkthyer tërësisht në anglisht ose frengjisht, të dhëna sa më të plota për autorin, një përmbledhje për përmbajtjen e romanit, një CV të autorit, si dhe vlerësimët që ka pasur vepra në vendin respektiv. Edhe këto duhet të jenë të gjitha në anglisht ose në frengjisht. Pra, gjuhët zyrtare të jurisë ballkanike janë anglishtja dhe frengjishtja. Nëse romani që konkuron është i përkthyer edhe në gjuhë të tjera të huaja ose është në proces botimi, ka përparësi në gjykimin e jurisë ballkanike. Edhe juria e Ballkanit përzgjedh, si fillim, midis veprave që konkuronë 3 veprat më të mira dhe prej tyre, ditën e zhvillimit të ceremonisë zyrtare, shpallet fituesi i romanit më të mirë të Ballkanit.

Shpërblimi për fituesin

Fituesit të shpallur si autori i romanit më të mirë të Ballkanit për vitin respektiv i jepet Diploma përkatëse e Nderit, një distinktiv me simbolin e Ballkanikës, një premio financiare (5.000 – 10.000 euro).

Botuesit organizatorë të të gjitha vendeve ballkanike kanë detyrimin që ta botojnë romanin fitues në vendet e tyre. Dmth, brenda një viti apo diçka më shumë vepra e autorit fitues përkthehen në shumë gjuhë të huaja njëherësh. Botuesve u lind mundësia që, sipas dëshirës dhe vlerësimit nga ana e tyre, të botojnë në vendin e tyre të gjitha veprat që kanë konkuruar në “Ballkanika”.

Autorët shqiptarë dhe veprat e tyre që kanë konkuruar në 11 edicionet e Çmimit Letrar “Ballkanika”:

1997: Fatos Kongoli, Kufoma.   (libra nga Fatos Kongoli)

1998: Ismail Kadare, Tri këngë zije për Kosovën.  (libra Ismail Kadare)

1999: Besnik Mustafaj, Boshi.

2000: Vath Koreshi, Ujku dhe Uilli.  (libra Vath Koreshi)

2001: Fatos Kongoli, Dragoi i fildishtë.

2002: Fatos Kongoli , Ëndrra e Damokleut. (Fitues).

2003: Mimoza Ahmeti, Absurdi koordinativ.

2004: Diana Çuli, Engjëj të armatosur.

2005: Aurel Plasari, Lufta e Trojës vazhdon.  (libra Aurel Plasari)

2006: Ylljet Aliçkaj, Një rrëfenjë me ndërkombëtarë.

2007: Bashkim Shehu: Angelus Novus.

Disa nga autorët dhe veprat që konkurojnë për vitin 2007:

Shqipëri: Bashkim Shehu: Angelus Novus.

Bullgari: Alek Popov: Kutia e zezë.

Greqi: Takis Theodoropoulos: Trillimi i Venerës së Milos.

Maqedoni: Iljana Dirjani: Botë të fshehta.

Rumani: Aura Christi: Vendi i paprekshëm.

Serbi: Vladislav Bajac: Hamami ballkanik.

Turqi: Tasim Uzjel, Gradiaçiela.

Autori shqiptar dhe romani i tij që konkurojnë për v.2007

Për vitin 2007 juria e Shqipërisë ka propozuar si kandidat për çmimin “Ballkanika” shkrimtarin Bashkim Shehu dhe romanin e tij “Angelus Novus”. Vepra është botuar në vitin 2006 dhe është pritur më interes nga lexuesi shqiptar. Kritika dhe shtypi e kanë vlerësuar si një nga veprat që ngjalli interes dhe diskutime në rrethe intelektuale dhe është nga veprat më të shitura gjatë kësaj periudhe. Vepra është në proces botimi në Amerikë dhe në Francë.

Juria shqiptare dhe përfaqësuesi shqiptar në jurinë ndërkombëtare

Juria shqiptare, që ka vlerësuar dhe propozuar autorin dhe romanin shqiptar si konkurente për çmimin “Ballkanika” ka qenë e përbërë nga:

  • Jorgo Bulo
  • Piro Misha
  • Diana Çuli
  • Ylljet Alickaj

Ndërsa në jurinë ballkanike Shqipëria do të përfaqësohet nga Diana Çuli.

  • I HUMBURI I FATOS KONGOLIT ME KA BERE QE TE HARROJ CO PUNE TJETER.
    SHKURTIMISHT FATOS KONGOLI ESHTE AQ MJESHTER NE TREGIMIN E NGJARJEVE DHE PERSHKRIMIN E SITUATAVE SAQE DUKET SIKUR SITUATA TE RREMBEN EDHE TY!
    SA MIRE QE ESHTE I YNI!

  • Lexues të nderuar,
    Me një shkrimtar të tillë, siç është Fatos Kongoli, është mëkat të mos mburremi përpara disa kolosëve të huaj të mrekullueshëm romancierësh…
    Kur e lexoj Paulo Coelhon, Marquezin, Milan Kunderen,etj…
    Të vetmin konkurrent në këtë lloj letërsie të madhe ,, të çmendur’’ e shoh këtë njeri, këtë gjeni të letërsisë së sotme shqipe!

    Respekt për të gjithë lexuesit në përgjithësi, kurse në veçanti, respekt për ambasadorin tonë më të madh të kulturës në Botë, Fatos Kongolin.

    Remzi Fetahaj – Istog, qershor 2009

  • Fatos Kongoli, lexues të nderuar, më plot të drejtë ju them se është shkrimtari më i mirë i kohës sonë…
    Romanet: I humburi, Lëkura e Qenit, Jetë në një kuti shkrepësesh etj….përbëjnë pasionin më të fuqishëm të artit të sotëm Markezian…
    Remzi Fetahaj – Istog
    rfetahaj@hotmail.com

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >