29 Janar, 2017

Shpirt i eger, Cheryl Strayed
Shpirt i Egër, Botimet Living, porosite me ulje për 1170 lekë

Ecja në natyrë është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ne shqiptarët kemi filluar ta rizbulojmë kënaqësinë e kontaktit me natyrën përmes ecjeve në Alpet e Shqipërisë, por shkrimtarja amerikane Cheryl Strayed na ofron eksperiencën e saj gjatë një aventure marramendëse që përfshin ecjen për gati 1700 kilometra përgjatë Shtegut të Kreshtës së Paqësorit, një shteg marshimi për të apasionuarit e natyrës që zgjatet nga kufiri i Meksikës deri në Kanada përgjatë të gjithë bregut lindor të Shteteve të Bashkuara. Ky shteg i famshëm për aventurat e njerëzve që nuk përtojnë të ecin ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të kaluar nga shkretëtirat e Arizonës deri në malet e larta të mbuluara gjithmonë me dëborë të Siera Nevadës. Të gjitha këto, Strayed i përjetoi drejtpërsëdrejti para se të shkruante këtë libër të mrekullueshëm meditimi dhe kërkimi për të rigjetur vetveten.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>