Arsye pse mund t’ju interesojë biografia e Steve Jobs!

0
1251

Biografi e Steve Jobs ne shqipNë një kohë dhe realitet si ky i shqiptarëve ku mungesa e theksuar e modeleve të vlefshme që mund të shërbejnë si shembuj për jetën dhe punën tonë të përditshme të bën të kërkosh tjetërkund! Nga ana tjetër, ndodh rëndomë që historia dhe ndikimi i vërtetë i atyre që janë për t’u marrë shembull, tregohet vetëm më vonë, aq sa edhe rrezikohet të humbasë.

Për sa i përket Steve Jobs, ndikimi dhe shembulli i tij duket se do mbeten të pashlyeshëm, ndaj për ata prej nesh që kërkojnë shembuj të tillë, jeta dhe puna e njërit prej arkitektëve kryesorë në botën e sotshme të teknologjisë mund të shfrytëzohet për të nxjerrë gurë të çmuar që do vazhdojnë ti rezistojnë kohës dhe situatave nga më të ndryshmet.

Libri biografik në fjalë, është një nga përmbledhjet më të mira që vijnë edhe në shqip.

Fragment nga libri

“Një ditë, Jobsi u fut në dhomën e punës së Leri Kenionit, një inxhinier që punonte me sistemin operativ të Macintoshit dhe iu ankua se kompjuteri donte shumë kohë që të ndizej. Kenioni nisi t’ia shpjegonte, por Jobsi e ndërpreu. “Po sikur të bëhet fjalë për të shpëtuar jetën e një njeriu, e gjen dot një mënyrë që ta shkurtosh me dhjetë sekonda kohën e ndezjes?”- e pyeti. Kenioni tha se ndoshta mundej.

Jobsi shkoi pranë një tabele dhe i sqaroi se, nëse ishin pesë milionë njerëz që përdornin Macintoshin dhe shpenzonin nga dhjetë sekonda më shumë duke e ndezur çdo ditë, do të thoshte se ishin më shumë se treqind milionë orë në vit të shpenzuara kot, çka ishin të barabarta me të paktën njëqind jetë njerëzish në vit. “Leri mbeti gojëhapur dhe, pas pak javësh, erdhi dhe na tregoi që ndezja e kompjuterit bëhej njëzet e tetë sekonda më shpejt”, kujtonte Atkinsoni. “Jobsi i frymëzonte njerëzit duke u paraqitur tërësinë e impaktit të një ideje apo projekti.”