nga Admin

20 Janar, 2012

Nevila Nika (foto)

Nevila Nika (foto)Arkivi Qendror i Shtetit (AQSH) me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë do të botojë dy vëllime të rëndësishme me dokumente origjinalë një për qeverinë e Vlorës 1912 , botim, i cili vjen pas 50 vitesh për këtë periudhë historike si dhe një për Lëvizjen Kombëtare të Kosovës, që përfshin harkun kohor 1918-1924.

Drejtoresha e këtij institucioni, Nevila Nika na bën me dije se këto dokumente do të vijnë të plota dhe si elementë bazikë do të jenë materialet kryesisht shqiptare. Këto materiale të plota do të vijnë me objektivitet të plotë dhe do të ruhet edhe gjuha e kohës për të parë evoluimin.

Krahas këtyre botimeve, një vëmendje e veçantë sipas Nikës, është edhe çelja e një ekspozite me materiale fotografike dhe dokumente të asaj periudhe

Ndërkohë që Arkivi i Shtetit është duke bashkëpunuar dhe me një sërë institucionesh të tjera për t’i ardhur në ndihmë me materiale origjinale të 100 viteve të shtetit shqiptar. Dokumentet janë pjesë e fondit të arkivit dhe do t’i jepen në dispozicion për realizimin e programit të tyre festiv.

“Këto dokumente janë të rëndësishme, pasi ndihmojnë për të rishikuar historinë me objektivitet dhe liri të plotë”, thotë Nika.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>