15 Maj, 2021

Tabloja i përket vitit 1533 dhe është realizuar nga piktori gjerman Hans Holbein i Riu. Tabloja paraqet dy burra të pasur, të ditur dhe të fuqishëm. Ai në të majtë është Jean de Dinteville, 29 vjeç, ambasador i Francës në Angli. Në të djathtë është miku i tij, Georges de Selve, 25 vjeç, i cili shërbeu në raste të ndryshme si ambasador i Perandorit, i Republikës së Venecias dhe i Vatikanit.

Tabloja i përket traditës së paraqitjes së njerëzve të ditur në mes të librave dhe instrumenteve të ndryshme shkencore. Objektet në raftin e sipërm përfshijnë një glob qiellor, një instrument për matjen e këndit të diellit dhe instrumente të tjera për të kuptuar planetët apo për matjen e kohës. Mes objekteve në raftin e poshtëm është një lahutë, një arkë lahute, një libër psalmesh, një libër arithmetike dhe një glob i vogël i tokës.

Disa detaje mund të interpretohen si referenca të ndasive fetare të kësaj kohe. Një tel i këputur i lahutës, për shembull, mund të nënkuptojë ndasitë fetare ndërsa libri luterian i psalmeve mund të jetë një lutje për harmoni kristiane.

Në plan të parë është imazhi i çrregullt i një kafke, simbol i vdekjshmërisë. Nëse shihet në pamje ballore, siç po e shihni ju tani, ky elemet kyç i tablosë nuk kuptohet lehtë se çfarë është. Që ta kuptosh, duhet ta shohësh pikturën nga një pikë e caktuar në të djathtë, e cila mundëson ta dallosh. Kjo natyrisht që nuk është e mundur nëse nuk je në muze por kjo video këtu ndihmon për ta parë nga këndi i duhur.

Mbi autorin

Holbein ishte një nga artistët më të mirë të shekullit të 16. Ai jetoi në Angli në periudha të ndryshme të gjata duke bërë portretet e fisnikërisë së oborrit të Tudorëve, përfshirë edhe këtë tablo ambasadorësh të huaj në Londër.

Holbein lindi në Augsburg në Gjermaninë e jugut. Ai e mësoi profesioni nga i ati, Hans Holbein, Plaku. Ai u bë anëtar i esnafit të artistëve të Baselit dhe udhëtoi shumë në Italinë e Veriut dhe në Francë, ku pikturoi afresko në dru si dhe tablo në panele. Pas përhapjes së Reformacionit në Evropën e Veriut, kërkesa për portrete fetare ra dhe artistët kërkuan punë të tjera. Holbein udhëtoi për në Angli më 1526 me rekomandim nga studiuesi Erasmus për Thomas More. Ai filloi të jetojë në Angli pas vitit 1532 dhe vdiq nga murtaja në Londër më 1543.

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>