nga Admin

24 Nëntor, 2011

Ali Asllani (foto)

Ali Asllani (foto)Njihet si poeti i dashurisë për mijëra vargjet e shkruara ndër dekada, por me shpotinë e penës së tij, Ali Asllani ka përcjellë mesazhe të mëdha, të cilat vijonë të tingëllojnë aktuale, edhe pse të shkruara dekada shkuar. Poema “Hanko Halla”, e botuar në vitin 1942, është një gur i rëndësishëm themeli në letërsinë shqipe.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, Ali Asllani u nderua nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me urdhrin “Nderi i Kombit” pas vdekjes, në një ceremoni të posaçme në Presidencë, ku qenë të pranishëm familjarë, miq e kolegë të poetit vlonjat. Por, ai është edhe një ndër diplomatët e funksionarët e parë të lartë të shtetit shqiptar. Me motivacionin: “Veprimtarit të shquar të Lëvizjes Kombëtare për krijimin dhe ndërtimin e shtetit shqiptar, diplomatit patriot dhe poetit lirik, që hyri në letërsinë shqipe si një ndër krijuesit e rrallë të poezisë”- u nderua kështu edhe një tjetër personalitet shqiptar. I biri i poetit, Adrian Asllani, u shpreh: “Ndihem shumë i emocionuar. Për mua dhe të gjithë ne, sot është një ditë shumë e veçantë. Vlerësimi i figurës së Ali Asllanit, megjithëse pas vdekjes, sepse ai gjithmonë kishte pritur për të marrë një vlerësim gjatë jetës, është njëkohësisht një vlerë për kombin”.

Në fjalën e tij, Presidenti i vendit, Z. Topi, theksoi: “Me kalimin e viteve, figurat e shquara, që i rezistojnë kohës, nderohen e mbartin edhe më shumë vlera. Kjo figurë poliedrike, që na jep mundësinë jo vetëm të krenohemi, por na motivon për ta studiuar në të gjitha planet e veprimtarisë së tij, patjetër që është një kënaqësi e veçantë për cilindo: për një qytetar të thjeshtë, për një profesionist në një fushë të caktuar, për një shkrimtar, për një politikan dhe për një president”.

Ali Asllani, Vepra e plote (foto)

Burimi: Gazeta IDEA

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>