nga Admin

11 Maj, 2010

Aksidenti, Ismail Kadare

Përshëndetje miq të librit!

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me romanin më të ri të shkrimtarit tonë Ismail Kadare.

Aksidenti, Ismail KadareNë një pasdite kryeqytetase, personazhi i këtij romani i propozon gruas së hijshme të porsanjohur diçka që do të dukej e papërfytyrueshme disa vite më parë, gjatë kohë së komunizmit: një udhëtim fundjavor në një qytet të Europës.

Kështu ka filluar ngjarja e përshkruar në romanin “Aksidenti”, e para vepër e autorit që, përpara se të botohej në shqip, është përkthyer e botuar ndërkaq në disa vende të Europës.

“Në këtë vepër magjistrale, thuhet në paraqitjen e botimit francez, Kadare është përpjekur të tregojë të patregueshmen: një histori dashurie apo nj histori vrasjeje, apo ndoshta një tjetër histori, që i mbulon të dyja si një maskë? Pyetja, gjer në mbarim të librit, nuk i ndahet lexuesit.”

Një roman ambicioz (pjesë nga fjala hyrëse)

Romani i fundit i Ismail Kadaresë, pa dyshim, do t’i befasojë lexuesit e tij të zakonshëm. Periudha komuniste, edhe pse është përmendur, nuk është më në plan të parë dhe vetë Shqipëria nuk është më shprehimisht qendrore. Flitej me shaka se në tërë veprat e këtij shkrimtari, nuk kishte as hero, as dashuri. Ky pohim bie poshtë me “Aksidentin”, i cili ka të bëjë kryesisht me natyrën e marrëdhënieve dashurore. Një çift që jeton një dashuri të gjatë, edhe pse shumë të stuhishme, përfundon në një humnerë, pas gabimit të një shoferi taksie. Kryhet një hetim, në përpjekje për të rindërtuar ditët e fundit të viktimave.

Si gjithmonë, te Kadareja është e pamundur të vendosësh fakte. Realja të shpëton, përvidhet, tretet ose merr forma që sfidojnë logjikën. Nuk bëhet fjalë për subjektivitetin e thjeshtë njerëzor ose të mosrrjedhshmërisë së dëshirës ose të rindërtimeve. Realiteti ka të bëjë me tjetër gjë. Të gjallët nuk janë veçse përdorues të një universi, që i shohin veç dukjen.

Kadareja, atëherë kur jetonte nën diktaturën staliniste dhe të turpshme të Enver Hoxhës, nuk pati kurë mundësi të trajtonte temën e seksualitetit. Në këtë vepër, ai i kushton një vend të paparë më parë. Megjithatë, erotizmi merr aspektin shqetësues të shfaqjes, zotimeve arkaike dhe sekrete.

Ky roman ambicioz, kundër rrymës – e pakta që mund të themi për të – shkëlqen në një arsyetim të stërholluar, tepër tërheqës, që bëhet magjepsës me të gjitha pistat që hap. Raportet e çiftit kthehen në një antropologji të thurur me tregime të panumërta, të para si “rrëfimi i të vdekurve”. Kadareja gjykonte dikur se censura staliniste kishte vrarë para kohe në trurin e tij “qelizat pararojë, vetë ato që ripërtërijnë artin” (Bisedë me Eric Faye, Corti, Paris, 1991). Sidoqoftë, disa prej tyre duhet t’i kenë rezistuar goditjes… Hetuesi, në fund të romanit, jep frytin e përsiatjes së tij në shkëmbim të pasqyrës që do të marrë me vete në varr. Ai harton një testament, duke dëshiruar që varri i tij të hapet pas një mijë vjetësh, sepse është i bindur se “pasqyrat, te të cilat gratë zbukuroheshin përpara se të putheshin, ose të vriteshin, diçka thithnin prej tyre. Mirëpo në këtë botë shërfillëse askujt nuk i kishte rënë ndërmend të merrej me to”.

Jean-Paul Champseix (La Quinzaine Litteraire) Nëntor 2008

  • Miredita,

    Doja te blija librin: “E verteta – kush ini ju grek” te Margarit Nilos. Ka tre vellime – a beni dergesa per ne Kanada?

    Faleminderit
    Geni

  • Pershendetje,

    jam e interesuar te blej librin ´´Aksidenti´´ nga Ismail Kadare, jetoj ne Gjermani, ju lutemi si mund te porosise librin?

    Faliminderit

  • mirdita jam e interesuar per nje liber nka Ismail Kadare romani PSE me thoni nese mund ta blej permes faqes tuaj dhe si ?? 🙂

  • Jam duke lexuar librin edhe eshte verte interesant nese e lexon me shum vemendje,une jam duke e lexuar edhe vertet eshet shume i mire.ju rekumandoj ta lexoni.

  • Une e lexova kete liber dhe me te vertete jam e habitur nga madheshtia, nga bukuria, e shpeshhere nga ankthi ne te cilin te perfshinte ky liber. E dija se eshte e padiskutueshme qe Kadare te ben te ndihesh brenda sferes se tij, dhe kjo eshte padyshim aftesia e tij.

  • E lexova librin dhe ndjeva vertet penen kadareane, ndryshe nga romani i meparshem i tij, “Darka e gabuar”, ku me thene te drejten prisja shume me teper. Ne “Aksidenti” Kadareja ka arritur te realizoje gjithcka i duhet nje vepre per t’u lexuar kudo neper bote.

  • Edhe une sapo e mbarova se lexuari librin. Teper interesant, nje nderthurje e nje vrasjeje psikotike me ate te rendomte.Te suprizon, te habit, derisa ne fund te le midis nje dyshimi logjik. Realja totalisht nuk shfaqet ne format e veta me te qarta, per te na treguar se bota vete faktikisht nuk eshte kurrsesi si duket!!!

  • E kam lexuar kete liber eshte i papershkueshem dhe te mban ne emocione gjer tek momenti i fundit besoni qe nuk mund te prisja dot qe te filloja ta lexoja faqen tjeter..Ja vlen ta lexoni
    Veq desha te ju pershendes dhe te ju falenderoj qe ju se paku mundoheni qe ta njofotni rinin mbi librat e rinj sepse dal nga dal ka filluar te humbet interesimi per te veq vazhdoni dhe te gjitha te mirat..

  • E kam lexuar kete liber , eshte i jashtezakonshem autori trajton ne te gjithe librin aktivitetin e ciftit Besfort dhe Rovena perpara aksidentit. Interesante eshte shoqa e rovenes e cila ka dhene mjaft informacion per kete aksident misterioz . Pastaj ne fund te librit ne momentin qe cifti qe pretendohej se ka vdekur shfaqet perseri me Look dhe me identitet te ri …. te le me te vertet pa fjale , Ky liber duhet lexuar duhet ta gjeni kohen patjeter per kete liber

  • Pershendetje, kam deshire qe ta lexoj librin aksidenti,une jetoj ne Dallas edhe shume veshtire per tu gjendur librat ne shqip,mund te me thot dkush se ku mund te mar kete liber!

    Suksese Nora

    • Pershendetje Nora, faleminderit qe na kontaktuat. Faqja e Shtepise se Librit ju lejon qe te porosisni librat qe deshironi direkt nga interneti. Mjafton te krijoni nje llogari, me pas vendoseni librin qe deshironi ne Shporte dhe qe aty mund ta porosisni duke paguar me kartat Visa, MasterCard, Discover, American Express ose me PayPal.

  • Sigurisht formati elektronik eshte shume i pershtatshem. Ne nje Kindle mund te mbash nje bibloteke te tere. Nga ana tjeter mund ta blesh librin online dhe fillon ta lexosh menjehere.
    Sigurisht qe edhe libri ne formen klasike ka te vecanten e tije, por shpesh here ato jane voluminoz.
    Personalisht mendoj qe e ardhmja i takon librit elektronik.

    Duke ju pershendetur perseri theksoj se ngelem i interesuar per te blere libra ne format ebook madje edhe te scanuar.

    Thnx Genti

  • Pershendetje,
    do ta blej librin sapo te kem mundesi.

    Ne fakt e-books shqip s’para botohen zyrtarisht nga shtepite botuese. Shumica shkarkohen ilegalisht nga interneti.
    Nga pervoja ime personale kam vene re me librat e mi se lexuesit shqiptare jane teper te interesuar per librat eltronik.

    Suksese Elvisi dhe Gjergji!!

  • Faleminderit per pergjigjen e shpejte Elvis,
    Te shpresojme qe se shpejti ti kemi keta libra edhe ne kete format.

    Pershendetje

  • Pershendetje Elvis,
    Une jam I interesuar te blej libra nga ju ne format digital (ebook) per ti lexuar ne Kindle Ose Ipad. Si mund ti blej?

    • Pershendetje Genti, faleminderit per interesimin. Aktualisht shumica derrmuese e librave ne shqip jane vetem ne format te printuar pasi vete shtepite botuese nuk e kane pranuar ende konceptin e formatit elektronik per librat qe botojne. Kuptohet, kjo eshte vetem njera nga arsyet kryesore, pasi mbi te gjitha ka te beje edhe me vete zhvillimin e tregut te librit shqiptar.

    • Pershendetje, faleminderit per interesimin, por librat qe ne ofrojme jane vetem per tu porositur nepermjet faqes tone. Na njoftoni nese mund t’ju ndihmojme me tej.

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >