4 Maj, 2019

Ndryshimet e rrëmbyeshme të shoqërisë ruse të fillimshekullit të 19 u mbërthyen nga Nikolai Gogoli me një mjeshtëri të jashtëzakonshme. Tregimi i shkurtër Hunda ishte një prej tyre dhe konsiderohet si ndoshta tregimi më i bukur në historinë e letërsisë.

Shtepia e Librit

Në Shën Peterburgun e viteve 1830, një zyrtar i nivelit të mesëm i perandorisë së madhe ruse zgjohet në mëngjes dhe zbulon, për tmerrin e tij, se hunda i ishte zhdukur. Nuk kishte asnjë shqetësim shëndetësor nga kjo, në kuptimin që hunda nuk i ishte prerë, i ishte shkulur me dhunë apo i ishte hequr me operacion. Ajo thjeshtë i kishte ikur nga vendi.

Aventura e hundës së zyrtarit të mesëm, Asesorit të Kolegjit apo ‘Majorit’ Kovaliov, i shërben Gogolit që të shpjegojë brenda 30 faqeve libër një gjendje të caktuar të shoqërisë së Shën Peterburgut, qytetit që në atë kohë ishte kryeqyteti kulturor i një perandorie që po dilte nga Mesjeta e bujkrobërisë për të hyrë në botën industriale.

Majori Kovaliov tmerrohet shumë nga misteri i largimit të hundës por tmerrohet akoma më shumë kur vëren se një person, i cili ngjante ekzaktësisht si hunda e tij, po bridhte nëpër qytet me gradat e gjeneralit. Ndërsa ai i afrohet hundës për të investiguar çfarë po ndodhte, hunda e injoron totalisht duke i bërë të ditur se nuk e njihte.

Fantazia e Gogolit për të shpjeguar ndryshimet e vrullshme të shoqërisë ruse në këtë kohë shprehet në këtë tregim, i cili u botua fillimisht në revistën letrare të Pushkinit dhe që më vonë u botua nën përmbledhjen Tregimet e Peterburgut. Se çfarë ndodhi më pas me Kovaliovin dhe hundën e tij, po e lëmë pa treguar për të mos prishur shijen e atyre që nuk e kanë lexuar ende tregimin. Por në të, ka një shprehje që ia vlen ta përmendim:

“Natyrisht, zotëri, ajo mund të rivendoset, por më beso, ti do të jesh shumë më keq pas kësaj”.  

Hunda dhe tregimet e tjera të shkurtra të Gogolit erdhën në shqip falë penës së Mitrush Kutelit.

Lexo më shumë:

Çiçikovi në Shqipëri

Dostojevski, shkrimtari që pa ngritjen e shtetit totalitar

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>