10 Qershor, 2020

Simone de Beauvoir, djathtas, me shoqen e saj të ngushtë Élisabeth “Zaza” Lacoin rreth vitit 1928.

Shkrimtarja franceze Simone de Beauvoir njihet sot si ikona e lëvizjes feministe të shekullit të njëzetë, por ajo ishte gjithashtu një aventuriere e jashtëzakonshme e ecjeve të gjata në natyrë. 

Shëtitjet e saj filluan në vitin 1931 kur ishte në të njëzetat dhe ishte emëruar mësuese në Marsejë, një vend që ajo në fillim nuk e pëlqente shumë për shkak se ishte 600 kilometra larg shtëpisë dhe shoqërisë së saj në Paris. Por në Marsejë dhe përreth saj, ajo nuk la asnjë majë mali dhe asnjë luginë pa eksploruar. Udhëtimet e saj në këmbë zgjasnin për shumë orë dhe ajo arrinte të ecte deri në 30 kilometra brenda një dite. 

Ajo shëtiti malet e shumë vendeve, nga Alpet e jugut të Francës në malet e Algjerisë dhe kombinoi shpesh udhëtimet e punës me shëtitjet në natyrë. 

Disa nga këto udhëtime u pasqyruan në librin e saj Force de l’âge, një rrëfim autobiografik për vitet 1930-1940, ndërsa aventurat e saj në malet e Korsikës shpjegohen kalimthi në Një dashuri transatlantike. 

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>