nga Admin

31 Maj, 2013

“Libraria është vendi ku natyra njerëzore është më e brishtë se kurrë” – Henry Ward Beecher

Teksa Borgezi e imagjinon parajsën si një vend me shumë libra, ka nga ata njerëz, të cilët të mahnitur pas librave, e kanë të vështirë ta ndajnë leximin nga vetja. Nga ana tjetër, Heminguej i përshkruan librat si miqtë më besnikë. Për të gjithë ata që lexojnë shumë, ja 20 shenjat që ju paralajmërojnë për varësinë ndaj leximit.

1. Nëse në vegjëli librat ishin miqtë tuaj më të mirë. Pasioni për librin zakonisht kultivohet që në fëmijëri, nëse e keni pasur këtë “ves”, atëherë jeni një lexues me premisa për t’u bërë të varur prej dijes së librave.

2. Kur lexoni një libër të mirë, harroni të ushqeheni apo të flini. Dikur, matematikanit të njohur Njuton, iu bë një lojë prej mikut të tij. Njutoni kishte harruar të hante drekën dhe miku i tij ia hëngri atë. Kur ai shkoi për të ngrënë drekën shumë vonë pasdite, miku iu përgjigj se vetë Njutoni e kishte ngrënë. Ky shumë i hutuar, iu kthye punës me sigurinë që kishte ngrënë. Nëse ju ndodh e njëjta gjë me librat, atëherë me siguri jeni të varur.

3. Nëse gjendja juaj emocionale varet prej librave. Kur lexoni një libër të trishtë, ju ndodh të futeni në një gjendje tepër të rënë moralisht, nga ana tjetër, kur lexoni një libër me aventura ktheheni në kërkim të çasteve plot adrenalinë.

4. Nëse jeni tronditur prej atyre që keni lexuar. Nëse jeni një lexues i rregullt, atëherë patjetër do të keni hasur ndonjë fakt të palexuar më parë, i cili ju ka futur në mendime të thella.

5. Nëse fotoja që mbani në portofol është karta juaj e anëtarësimit në bibliotekë, atëherë kjo tregon shumë për ju. Librat me shumë gjasa janë një pjesë e rëndësishme e jetës suaj.

6. Kur moti nuk ka shumë rëndësi. Nëse pavarësisht kohës, keni gjithnjë një libër në duar, kjo nënkupton se jeni shumë të varur pas librave.

7. Nëse shtëpia juaj e ëndrrave ka një librari në çdo mur të saj, juve e shijoni shumë kohën e shpenzuar pranë librave dhe është e qartë se jeni tepër të dhënë pas tyre.

8. Kur e shpenzoni gjithë fundjavën për të rregulluar bibliotekën vetjake, kjo tregon se jeni shumë krenarë për librat e koleksionit tuaj dhe se e vlerësoni si shumë të bukur kohën që kaloni me ta.

9. Nëse një librari e mbyllur ju trishton, sepse dëshironi shumë të futeni brenda e të vështroni me ëndje librat që ajo ka, e mbase edhe të blini ndonjë, atëherë jeni vërtet të varur prej librave.

10. Nëse jeni dhënë pas një punonjësi librarie, i cili ju ka këshilluar një libër të mirë për të lexuar, dëshira për të lexuar ka depërtuar aq shumë tek ju, saqë po bëhet një përzgjedhëse personash.

11. I ndërtoni projektet bazuar në libra. Nëse keni ndonjë projekt të rëndësishëm për të hartuar, apo ju duhet ndonjë ide e re dhe këto mund t’i gjeni vetëm tek librat, atëherë leximi është për ju një stil jetese dhe një metodë pune.

12. Nëse pranoni se librat mund t’ju mësojnë gjithçka, kjo tregon se shumë gjëra në jetë i keni mësuar prej librave dhe se tashmë nuk mund të hiqni më dorë prej tyre.

13. Nëse këshillat i jepni vetëm me tituj librash. Kur dikush ju kërkon një këshillë apo mendim dhe ju e referoni atë tek një libër që i jep zgjidhjen, duhet ta pranoni, jeni të varur.

14. Nëse shkoni për pushime me valixhen plot libra, atëherë jeni një person që e pëlqen leximin dhe s’mund të ndahet prej tij as në periudhën e pushimeve kur secili prej nesh dëshiron thjesht të bëjë një jetë të lehtë.

15. Nëse radha e librave për të lexuar bëhet e gjatë, kjo tregon se ju keni mbledhur rreth vetes shumë libra dhe po i bëni presion të pavetëdijshëm shpejtësisë suaj të leximit, pasi dëshira dhe kurioziteti nuk ju lë të qetë.

16. I vlerësoni si shumë të pashëm personat që pozojnë me një libër. Ky është një nga kulmet e varësisë suaj ndaj librave, nëse edhe bukurinë e jashtme filloni ta lidhni me praninë e librave, atëherë jeni pranë një varësie shumë të thellë.

17. Nëse i gjykoni njerëzit prej librave që kanë lexuar, duhet të kuptoni se ju i idealizoni librat dhe mesazhet që ato u përcjellin lexuesve, për këtë arsye ju e shihni dikë shumë më interesant kur ai ka lexuar shumë.

18. Nëse e pëlqeni shumë aromën e librave të vjetër, jeni një person që vlerëson jo vetëm aromën, por edhe përmbajtjen e librave, që sipas jush kanë një histori interesante dhe duhen lexuar.

19. Nëse ju shqetëson dhuna ndaj librit, kini parasysh që admirimi juaj për librat ka arritur një shkallë të madhe. Ju u jeni shumë mirënjohës atyre dhe për këtë arsye, e shihni shumë të pavend keqtrajtimin që u bëhet librave.

20. Leximi ju përhumb. Lexuesve të pasionuar u ndodh të harrohen plotësisht teksa lexojnë një libër, ata mund të marrin pozicione nga më të çuditshmet kur nuk e kanë mendjen. Nëse ju ka ndodhur edhe juve, urime, jeni një lexues i varur prej diturisë së librit!

{"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
>