nga Admin

27 Janar, 2011

14 shkurti dhe librat

14 shkurti dhe libratËshtë shumë vështirë të zgjedhësh librin e duhur për të lexuar apo për të bërë dhuratë me rastin e 14 shkurtit. Është e vështirë para së gjithash se shumica dërrmuese e librave, nga ato limonatë të llojit “si të gjesh partnerin që të përshtatet” deri te filozofia më intensive, zorr se lënë jashtë temën e dashurisë.

Në këto kushte, zgjedhja varet nga shija e gjithësecilit. Ne po ju ofrojmë disa libra me dashuri që janë zgjedhur deri tani edhe nga lexuesit e tjerë.


Ha, lutu, dashuro, Elizabeth (kopertina)“Ha, Lutu, Dashuro” nga Elisabeth Gilbert është një libër mbi dilemat e një gruaje në të 30-tat e cila mendon se ka gjithcka që një person mund të dëshirojë karrierë, familje dhe para. Por kjo do të jetë një pikë mbërritje apo fillimi në jetën e saj? Me anë të këtij libri kupton se jo gjithcka është ashtu si duket, se njeriu është në një proces të pafundëm të njohjes së vetes dhe eventualisht të kërkimit te emocioneve të reja, emocione këto të cilat e çojnë drejt ushqimit të shkëlqyer në Itali, përkushtimit vetëmohues ndaj hyjnores në Indi dhe ekuilibrit mes kënaqësive tokësore e atyre shpirtërore në Bali të Indonezisë.


Dashuria ne koherat e koleres, Gabriel Marsia Markez (koperatina)Dashuria në Kohërat e Kolerës nga Gabriel Garcia Marquez është një libër për dashurinë e përjetshme me aromë latine e cila mbështillet në një tis melankolie për shkak të pamundësisë së saj. Perzonazhet e këtij romani vijnë të gjallë plot jetë, të cilët e përjetojnë dashurinë në të gjitha format e saj, jo vetëm na madhështinë e dashurisë së përjetshme por dhe në egoizmin e saj të përditshëm. I botuar në shqip që nga fundi i viteve ’80 nën përkthimin mjeshtëror të Mira Meksit, ky roman vijon të mbetet i pëlqyer për lexuesit shqiptarë.

Leo BuscagliaLeo Buscaglia është i mirënjohuri “doktori i dashurisë”. Ai dha leksione për dashurinë nëpër kampuset universitare gjatë viteve ’80 deri sa u zbulua nga televizionet amerikane. Librat e tij vendosen në një shoqëri amerikane të lodhur nga egoizmi i viteve ’80 ku i vetmi matës për lumturinë ishte suksesi ne karrierë. Leo Buscaglia e bën dashurinë të prekshme, ai ‘predikon’ se nuk duhet ta presim atë, duhet ta krijojmë, të edukohemi me dashurinë. Librat e Leo Buscaglias janë për të gjithë ata të cilët mendojnë se mund të dhurojnë dicka më tepër se nje histori të bukur, me anë të këtyre librave ti mund të mësosh të krijosh vetë historinë tënde të dashurisë, jo vetëm me partnerin por me të gjithë njerëzit e dashur në jetën e tyre.

Robin Norwood beson se Gratë Dashurojnë Tepër dhe rrjedhimisht kanë nevojë t’i bëjnë terapi vetes për të shpëtuar nga ky… mund ta quajmë problem? I kategorizuar nga The New York Times si “libër me këshilla të përgjithshme”, libri sugjeron që gratë që e kthejnë dashurinë e tyre në obsesion, duhet të ndihmojnë vetveten.
Letra dashurie,  Gustave Flaubert (kopertina)Gustave Flaubert nga ana e tij i dedikohet dashurisë së pamundur. Një klasik që vijon të mbetet i dashur për lexuesit. Letrat që Flaubert-i i shkroi Louise Colet ruajnë kujtimet e një “dashurie të pamundur për ta jetuar”, përpirë nga ndjenjat e ndezura të dashurisë dhe pasioni i shkrimtarit për artin e të shkruarit.

Për ta mbyllur, po ju rikujtojmë këngën tragjike të Ofelisë.

Nesër është Shën Valentini
Dhe do ngrihem që në mëngjes
Dhe vajzë do vi te dritarja jote
Të bëhem Valentini yt
Dhe ngrihet ai e hap derën e dhomës
Dhe lë vashën të hyjë brenda
Por jashtë vashë nuk doli më kurrë

Hamleti, Akti IV, Skena 5

To-morrow is Saint Valentine’s day,
All in the morning wows,
And I a maid at your window,
To be your Valentine.
Then up he rose,
and donn’d his clothes,
And dupp’d the chamber-door;
Let in the maid, that out a maid
Never departed more.

William Shakespeare, Hamlet, Act IV, Scene 5

Shënim: Jepni sugjerimet tuaja për libra të tjerë, poshtë te komentet…

  • Sapo kam perfundusr nje liber te mire nga letersia e huaj bashkekohure, me nje perkthim te zhdervjellet e subjekt te kendshem. E keshilloj. Titullohet: Grate, Autor T.Chragessan Boyle, Shtepia botuese Dituria, perkth. Jorgji Qirjako.
    Adriana

  • {"email":"Email address invalid","url":"Website address invalid","required":"Required field missing"}
    >