Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Vreshta dhe Kantina Shqiptare, Andrea Shundi
  • Vreshta dhe Kantina Shqiptare, Andrea Shundi

Vreshta dhe Kantina Shqiptare, Andrea Shundi

SKU001539
Te tjere

Album i ilustruar me foto me ngjyra, ku paraqiten 52 vreshta dhe kantina të shquara në Shqipëri e Kosovë dhe në troje shqiptare të Maqedonisë e Malit të Zi, me të gjithë treguesit teknikë dhe teknologjikë që përdorin në prodhimin e rrushit dhe të verës.

1 200 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vreshta dhe Kantina Shqiptare (kopertinë e trashë)
Origjinali: Vreshta dhe Kantina Shqiptare
Gjinia: Vinikulturë
Autori: Andrea Shundi
Viti: 2010
Fq. 466
Pesha: 0.723 kg
ISBN: 978-99956-801-1-4

Mbi librin

Album i ilustruar me foto me ngjyra, ku paraqiten 52 vreshta dhe kantina të shquara në Shqipëri e Kosovë dhe në troje shqiptare të Maqedonisë e Malit të Zi, me të gjithë treguesit teknikë dhe teknologjikë që përdorin në prodhimin e rrushit dhe të verës. Për çdo vresht e kantinë shtjellohen: emërtimi dhe adresa e tyre, historiku dhe tradita, çfarë spikat në agroteknikën e vreshtit dhe në teknologjinë e prodhimit të verës, çfarë ofron vreshti-kantina për vizitorët-turistët-blerësit.

Nëpërmjet këtij albumi, i pari i kësaj natyre për vreshtarinë-verëtarinë industriale në troje shqiptare, krahas prezantimit publik të këtij realiteti të mirëpritur, mundësohet njohja më mirë e botës vreshtare-verëtare mbarëshqiptare, si nga dashamirësit vendas të rrushit-verës ashtu edhe nga turistët e huaj.

Vlerat e albumit përmasohen më plotësisht, me shkrime të tjera që kanë të bëjnë me: "Vështrime mbi vreshtarinë dhe verëtarinë mbarëshqiptare", ku në 17 faqe të shkruara nga profesor A. Shundi, trajtohen lashtësia dhe tradita, realiteti dhe ardhmëria e vreshtarisë-verëtarisë; vazhdohet me shtjellime lidhur me vlerat ushqimore etj. të rrushit e verës, me këshilla për vizita në vreshta e kantina, me mënyrat e ngjërimit të verës, me gjeografinë e vreshtave-kantinave.

Prezantim i kultivarëve dhe ekotipeve vendorë të hardhisë, duke u ndalur më gjatë tek ato "Kallmet", "Shesh" dhe "Vlosh", që janë më të përhapur në vreshtarinë e Shqipërisë. -Prezantim i vreshtarisë-verëtarisë për secilin nga 10 qarqet e Shqipërisë, si edhe i këtyre veprimtarive në Kosovë e në troje të tjera shqiptare në Maqedoni-Mal i Zi-Lugina e Preshevës-Çamëri. -Vreshti-kantina "Voskopojarja" që vepron në rrethinat e Selanikut, me pronar agronomin Agrikol Gjermani i cili është djali i të mirënjohurit Todo Gjermani, për themelimin e vreshtarisë bashkohore në Shqipëri dhe krijimin për herë të kloneve duke filluar nga kultivari i hardhisë "Kallmet".

Esé lartim-vlerësimi për vreshtarinë-verëtarinë, shkruar nga filologu Altin Haxhinasto i cili është redaktor dhe bashkërendues i albumit. Në album shpalosen vlera bujqësore, industriale, turistike dhe tregtare të vreshtarisë-verëtarisë, sa mjeshtërore dhe tradicionale, aq edhe themelore për ekonominë-kulturën-shoqërinë shqiptare.

"Vreshta dhe kantina shqiptare" është përgatitur nga redaksia, me kryeredaktor prof. dr. Andrea Shundi dhe në përbërje janë: profesor Ahmet Osja, prof. ass. Zef Gjeta, agronomët Arif Daçi (sponsorizues, pronar i "Agroherbal") dhe Pajtim Zeka, enolog Arel Daçi dhe bashkërendues Altin Haxhinasto. Arti design i albumit i takon Nikolin Hanxharit.

Në të 179 faqet e albumit, me përmasa të mëdha A4 letre me llustër dhe foto profesionale të larmishme, me kapak kartoni të trashë e të forte, të tëra këto i shtojnë vlerat për ta lexuar me ëndje, për të hijeshuar bibliotekën vetjake, për ta bërë dhuratë dikujt.

"Vreshta dhe Kantina Shqiptare" është shkruar me kulturë profesionale dhe gjuhësore, mbështetur në tekstin fillestar të hartuar nga pronarët dhe specialistët e vreshtit-kantinës përkatëse. Për t'u shënuar se profesor Shundi, ka vizituar më së paku dy herë, tërë vreshtat dhe kantinat e paraqitura në këtë album.

Fragmente nga libri

"Vreshti dhe Kantina Kallmeti" Emërtimi, adresa. Vreshti dhe kantina "Kallmeti" ndodhen në zemër të fshatit me të njëjtin emër, nga është prejardhja e hardhisë së emërtuar Kallmet, ndër kultivarët më cilësorë dhe ata më me histori e traditë në vreshtarinë shqiptare e më gjerë. Bashkëpronar me të dy vëllezërit dhe administrator i vreshtit e kantinës është inxhinieri Gjok Gjini.

Drejtimi i udhëtimit për në Kallmet është autostrada Lezhë-Shkodër; në km 8 kthehemi djathtas dhe udhëtimi vazhdohet për 4 km të tjera në drejtim të lindjes, duke ndjekur shenjat përgjatë rrugës drejt vreshtit-kantinës "Kallmeti". Historiku, tradita. Kallmeti i Madh dhe Kallmeti i Vogël janë fshatra të njohura në mbarë trojet shqiptare, veçanërisht sepse në to kanë prejardhjen dhe janë përzgjedhur tre kultivarë të mirënjohur hardhie, ulliri, fasuleje.

Mjeshtëria dhe përkushtimi i njerëzve, toka e shkrifët kodrinore ose e rrëzës, me kundrim nga perëndimi-deti Adriatik dhe e mbrojtur nga malet sepse i ka në shpinë, klima mesdhetare, ku deti Adriatik është vetëm 20 km larg, të tërë këto mundësojnë për vreshtari e verëtari cilësore e me traditë.

Hardhinë - rrushin "Kallmet", me emra të përafërt e gjejmë edhe në Kroaci ('Scadarca), Hungari ('Kadarka), Itali ('Nero di Scutari), Francë ('Raisin Noir de Scutari), Austri dhe Gjermani ('Shwartzes dhe 'Skutariner), Bullgari ('Gemza). Mërgimtarët dhe luftëtarët shqiptarë kanë qenë përhapësit kryesorë të kësaj hardhie aq cilësore. Në shekuj, vera "Kallmet" është blerë nga Vatikani. Në vitet 30 të shekullit 17, humanisti Frang Bardhi i shkruante Vatikanit se ishin zgjedhur vreshtat nga do të merrej rrushi për prodhimin e verës "Kallmet", paracaktuar për tu dërguar në Romë.

Në Kallmet, sipërfaqja me vreshta arrin 15 ha ndërsa numri i pjergullave i kalon 20 mijë rrënjë. Krahas kultivarit "Kallmet i Zi" shquhet edhe 1 ha me "Kallmet i Bardhë", dukuri kjo për dy ngjyra rrushi në të njëjtin kultivar, kur ka themele gjenetike të gjëra, çka ndodh edhe me kultivarë të tjerë vendas, sikurse Sheshi, Debina, Vloshi, Serrina etj.

"Kallmeti i Bardhë" dallohet për më shumë qëndrueshmëri ndaj vështirësive klimatiko-tokësore dhe parazitëve, për prodhim rrushi më pak të kushtëzuar nga ecuria e motit, por që përmban më pak sheqer (24 ndaj 27 për qind që në vitin 2007 përmbajti "Kallmeti i Zi" në këtë trevë). Veçanti agroteknike të vreshtit. Tani për tani kap sipërfaqen prej 3 ha dhe ndodhet në vend të sheshtë nga fundi i kodrës, me tokë skeletike të kulluar dhe kundruar mirë. Dendësia e hardhive është 2,3 x 1,0 m.

Trajta e mbajtjes së hardhive përshtatet me kërkesat e kultivarit Kallmet, pra mbajtje e ulët, afër tokës, bashkërenduar me sistemin kupor dhe krasitje e shkurtër. Kallmeti, me që ndodhet sa afër detit, aq edhe pranë kodrave dhe maleve, alternimi i flladit nga deti në male dhe anasjelltas, brenda 24 orëve, krijon freski ajrore, që ul nevojën e spërkatjeve të shpeshta. Si prodhohet vera "Kallmet"?

Teknologjia nuk dallon shumë nga ajo e zakonshmja e përparuar, por është rrushi, lënda e parë dhe e vetme, që mundëson cilësinë e pahitur të kësaj vere. Katina ka pajisjet e viteve të fundit (shtypëse dhe shtrydhëse rrushi, enë-tanke inoksi për tharmimin e mushtit, pompë dhe pajisje për filtrime, voza lisi etj.); është ngritur më 2006, me aftësi përpunuese dhe ruajtëse për 1200 hl verë në vit.

Ajo që spikat në teknologjinë e prodhimit të kësaj vere është pastërtia e mirëfilltë e mjedisit, përzgjedhja e rrushit (jo të papjekur, të kalbur, me mbeturina gjethesh etj.). Krahas prodhimit nga rrushi i saj, kantina blen rrush Kallmet edhe nga fshatrat Kallmet e Raboshtë, si edhe nga ato të tjera të Zadrimës (Hajmel, Fishtë, Troshan) dhe sadopak në Bukëmirë të Mirditës.

Kantinë e pahitur prodhimi familjar kjo, ku bashkërendohet mjeshtëria artizane me makineritë dhe teknlogjitë më të reja, ku rrushi i sapovjelë në vreshtat përreth kantinës, përpunohet brenda ditës. Cilësitë organo-leptike të verës "Kallmeti". Përmban: alkool 13,06 për qind, aciditeti arrin 26,32 mg/litër dhe dyoksidi squfuri 120,14 mg/litër.

Në plotësim të asaj çka u paraqit më lart, se në Kallmet ka prejardhjen edhe një kultivar ulliri, në të një ndërtesë pranë kantinës është mulliri/fabrika e vogël e vajit, që për nga përmasat dhe pastërtia ngjason me një laborator, po ashtu me makineri të prodhimit bashkohor. Hardhitë dhe ullinjtë kanë kërkesa të ngjashme për klimë e tokë dhe shpesh janë selitur në bashkëshoqërim, çka dëshmohet në Kallmet, me vreshtat e ullishtat dhe dy kultivarët përkatës vendas, me kantinën dhe fabrikën e vajit pranë njëra tjetrës.

Çfarë tjetër ofrohet nga vizita në vresht dhe kantinë? Ju ofrohet vizitë e organizuar dhe me shoqërues për vizitorët, ngjërime falas të rrushit, verës, vajit të ullirit, tregtim vere dhe vaji ulliri me dorëzani për cilësi dhe çmime shumë të leverdishme. Vizita në vresht dhe kantinë mund të jetë një rast i mirë për tu njohur me kishën e Shën Eufemisë, ndërtuar në lartësi mbi fshatin Kallmet.

Brenda në kishë buron ujë i pishëm shumë cilësor, me prurje 10-12 l/sekondë, që me ujësjellës dërgohet në fshat. Kisha është qendër kulti e vizitueshme, kryesisht në 16 të premtet në vazhdim, që kulmojnë me 16 shtatorin - ditën e kremtimit të Shën Eufemisë.

Koment mbi librin

Pasi ke shfletuar faqet e këtij Albumi, ke ndjesinë se tashmë në duar nuk po mban thjesht një tufë të ndërlikuar celuloze. Format dhe ngjyrat janë para teje dhe, pavetëdijshëm, fillon të kërkosh aromat e munguara. Ke shkelur me mend tokën, ku thellohen rrënjët, duke shetitur vresht më vresht.

Ke parë se si, nga sipërfaqja, janë epuar fidanët, kanë zgjatur degët nga qielli hardhitë, duke mëtuar të prekin të paprekshmen; më tej, ke parë si kanë buluar e kanë lidhur vile plot kokrra të lëngshme, a thua se sakrifica e tyre e përjetshme për të prekur qiellin mbaronte aty, duke u sublimuar në atë ëmbëlsirë mushtore, e cila pret një tjetër fat.

Ka diçka hyjnore në këtë trini nëntokë-tokë-ajër. Nuk janë vetëm referencat në librat e shenjtë për hardhinë, rrushin e verën që ma krijojnë këtë ide, por një lloj ndjesie e brendshme, e cila ndjek në mënyrë besnike, skemën ciklike të natyrës, por tashmë brenda trupit njerëzor. Të njëjtim rrugëtim vertikal të hardhisë e rrushit nga toka në qiell e ndjek edhe vera, nga goja në stomak e, më tej, në tendencën për tu ngritur nga truri drejt eterikes.

E thënë ndryshe, duket se një parathënie e epërme ia ka caktuar pashmangësisht fatin jo vetëm hardhisë, rrushit e verës, por edhe kujtdo që guxon të merret me to. Do doja që, në këta pak rreshta, të tregoja pikërisht atë pjesë që Albumi, deri më tash, nuk e ciku - konsumatorin. Sado e rëndomtë të duket kjo fjalë, tërë cikli natyror dhe, më tej, mjeshtëror i prodhimit të rrushit e verës është i paracaktuar për një qëllim të vetëm - ushqimin njerëzor.

Jemi të ndërgjegshëm se problemi historik i njerëzimit për ruajtjen e ushqimeve stinore gjatë gjithë vitit, ka sjellë - ku si aksident e ku si eksperiment - prodhime të larmishme, që mendja vështirë të ti rrokë. Sot ne vlerësojmë e shijojmë pikërisht rezultatet e proceseve në dukje banale të fermentimit apo të transformimeve bakteriale.

Mjafton të kujtojmë nënproduktet e qumështit, në të cilat njerzia spaska të ngopur duke eksperimentuar e duke i shtuar llojshmërinë. Të njëjtin fat kanë pasur edhe nënproduktet e rrushit. Dhe, siç ndodh në të gjitha fushat e jetës, nga e domosdoshmja vjen e nevojshmja, nga e nevojshmja lind joshësja.

Po kështu, nga e rëndomta del e veçanta; nga prozaikja erëmon artistikja; nga njerëzorja frymon hyjnorja. Për ta ilustruar këtë që sapo thashë, mjafton të shohim mjeshtrit e verës, të cilët e kanë kthyer këtë prodhim nga ushqim në magji arti. Nuk dua të ndalem në këto rreshta në dhënie këshillash për konsumin me masë të verës dhe pijeve të tjera alkoolike, pasi nuk dëshiroj të hyj në sferën e punës së dietologëve, merceologëve apo mjekëve të specialiteteve.

Të jeni të sigurt, miq, që rrotull jush nuk ka të tillë ndërkohë që po shfletoni këtë Album. Edhe në qoftë ndonjë, nuk do të ndihet fare, pasi VERA, kjo pije e magjishme, i ka fshirë identitetet, profesionet, rangjet, titujt, kulturat, ngjyrat, duke bërë njëjtësimin e të gjithëve atyre që, me bardhak në dorë, kanë vendosur të rrëkëllejnë disa hurba e të shoqërizohen me njëri-tjetrin.

Është veçantia e pijes kuqalashe a verdhoshe që kërkon domosdo shoqëri kur konsumohet. "Eja verëshitës, më shtjer të pi! Sa më pëlqen e shkreta verë" - thotë një qejfli i pijes dhe i këngës, që sdo të jetë i vetëm në ritualin e ngritjes së gotës dhe do i mjaftonte edhe shoqëria e banakierit apo shërbyesit, por kurrsesi si shkon poshtë ai lëng në vetmi.

Lëvizja e verës brenda gjthësecilit prej nesh, njësoj si në enët komunikuese, që ruajnë të njëjtin nivel të lëngut, barazon e standardizon edhe mbretin me lolon e oborrit. A nuk është pikërisht kjo gjendje barazie, shenja më e saktë e më domethënëse e prekjes hyjnore të kësaj pije, kur dimë se para zotit jemi të gjithë të barabartë?!

Nëse vetë vera na bën të ndihemi të barabartë me njëri-tjetrin, kjo sdo të thotë se vetë verërat janë të njëjta, të barabarta. Diferencën e bëjnë ata që ju tashmë i njohët nëpër faqet e këtij Albumi. Për ta kuptuar këtë diferencë, besojini shijes tuaj! Provojini!

Mbi autorin

Prof. Dr. Andrea Shundi lindi në Tiranë më 1934. Mbas përfundimit të gjimnazit, studimet për agronomi i kreu në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Nga 43 vjet veprimtari (1956-99) deri sa doli në pension, gjysmën e zhvilloi në institucione shkencore: Instituti i Kërkimeve Bujqësore në Lushnjë (1956-60, bashkëpuntor shkencor), Universiteti Bujqësor (1980-92, ligjërues, dekan i fakultetit), Akademia e Shkencave (1994-99, sekretar shkencor i seksionit dhe kryeredaktor i revistës "AJNTS" në anglisht).

Gjatë periudhës tjetër punoi në ekonomi bujqësore dhe administratë teknike, kryesisht në M.e Bujqësisë (1964-75, kryeagronom, drejtor i shkencës, kryeredaktor i "Buletini i Shkencave Bujqësore"). Veprimtarinë shkencore e përqendroi në prodhimin foragjer dhe në vreshtari-verëtari. Kumtues në 34 kuvende shkencore kombëtare dhe në 18 ndërkombëtare, pjesëmarrës në 17 studime dhe projekte kombëtare.

Ligjërues në universitetet e Viterbos dhe Potencës Itali) dhe të Selanikut (Greqi). Bashkëorganizues i: "Konferenca Kombëtare e Shkencave Bujqësore (1975), simpoziumi "Shkencat Agronomike në Zhvillimet e Reja Ekonomike të Shqipërisë (1991), nëntë seminare mbarëkombëtare për vreshtarinë dhe verëtarinë (2002-2010).

Veprimtaria botuese e profesor Shundit përfaqësohet me 43 libra (nga të cilët dy në anglisht) dhe tekste, me vëllim 9200 faqe; krahas tyre janë 27 artikuj shkencorë dhe 128 artikuj teknikë, një pjesë të botuar në revista ndërkombëtare dhe në proceedings të kongreseve.

Spikatin nëntë librat e viteve 2000: "Bujqësia dhe veprimi agronomik në troje shqiptare", "Prodhimi foragjer në zonën e ftohtë", "Jetë agronomike", "Vreshtaria praktike", "Fjalor shtjellues për vreshtarinë-verëtarinë", "Fjalë të urta për vreshtarinë-verëtarinë dhe shtjellime teknike", "Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës", "Fjalor enciklopedik për vreshtarinë-verëtarinë", "Vreshta dhe kantina shqiptare". Profesor Shundi është nderuar me Urdhërin "Mjeshtër i Madh" (2010), akorduar nga Presidenti i Republikës z. Bamir Topi.

Detajet e librit
Te tjere
SKU001539

Referencat specifike

isbn
9789995680114
ean13
9789995680114
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
6 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU002054

Botuesi: Te tjere

Wisdom from vine and wine, Andrea Shundi, Ahmet Osja

Libri paraqet 600 fjalë të urta nga brumi i shqipes që lidhen me vreshtarinë dhe verëtarinë, shoqëruar me shtjellimin agronomik për rritjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit si edhe me shtjellimin enologjik për prodhimin dhe shijesimin e verës.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001537

Botuesi: Te tjere

Fjalor Enciklopedik për vreshtarinë dhe verëtarinë, Andrea Shundi

Fjalor mëse i përditësuar, me përcaktime dhe shtjellime për secilin term/zë. Paraqet mendësi dhe praktika të përparuara në teknologji, duke pasqyruar sa më thukët e qartë, visarin për vreshtarinë dhe verëtarinë. Përmban gjithë hapësirën që lidhet me: bio-morfologjinë e hardhisë, klimën dhe tokën, teknologjinë gjithëpërfshirëse të selitjes së hardhisë,...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Etnogastronomia arbëreshe, Andrea Shundi

Enogastronomia arbëreshe lartësohet "në qelqe të verës dhe në ajkën e gatimeve". Krahas treguesve të paraqitur te titulli, në libër përshkruhen edhe 26 kultivarë hardhie, 31 kantina vere dhe restorante e resorte arbëreshe, qindra kremtime enogastronomike.
800 Lekë
More

Referenca: 2971

Botuesi: Te tjere

Enciklopedi për vreshtarinë dhe verëtarinë, Andrea Shundi

Veprimtaria botuese e profesor Shundit përfaqësohet me 43 libra (nga të cilët dy në anglisht) dhe tekste, me vëllim 9200 faqe; krahas tyre janë 27 artikuj shkencorë dhe 128 artikuj teknikë, një pjesë të botuar në revista ndërkombëtare dhe në proceedings të kongreseve.
2 500 Lekë
More

Referenca: SKU001536

Botuesi: Onufri

Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës, Andrea Shundi

Libri përbëhet nga gjashtë pjesë, me zanafillë selitjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit, deri në përftimin e verës-ruajtjen-shijimin e saj, pjellë e mendjes dhe e duarve tuaja. Në "Veçanti të prodhimit shtëpiak të rrushit spikatin përshkrimi i 42 kultivarëve dhe kloneve më të përhapura të hardhive, përse dhe si krasiten hardhitë, si mbrohen nga...
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001536

Botuesi: Onufri

Prodhimi shtëpiak i rrushit dhe i verës, Andrea Shundi

Libri përbëhet nga gjashtë pjesë, me zanafillë selitjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit, deri në përftimin e verës-ruajtjen-shijimin e saj, pjellë e mendjes dhe e duarve tuaja. Në "Veçanti të prodhimit shtëpiak të rrushit spikatin përshkrimi i 42 kultivarëve dhe kloneve më të përhapura të hardhive, përse dhe si krasiten hardhitë, si mbrohen nga...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001537

Botuesi: Te tjere

Fjalor Enciklopedik për vreshtarinë dhe verëtarinë, Andrea Shundi

Fjalor mëse i përditësuar, me përcaktime dhe shtjellime për secilin term/zë. Paraqet mendësi dhe praktika të përparuara në teknologji, duke pasqyruar sa më thukët e qartë, visarin për vreshtarinë dhe verëtarinë. Përmban gjithë hapësirën që lidhet me: bio-morfologjinë e hardhisë, klimën dhe tokën, teknologjinë gjithëpërfshirëse të selitjes së hardhisë,...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU002054

Botuesi: Te tjere

Wisdom from vine and wine, Andrea Shundi, Ahmet Osja

Libri paraqet 600 fjalë të urta nga brumi i shqipes që lidhen me vreshtarinë dhe verëtarinë, shoqëruar me shtjellimin agronomik për rritjen e hardhisë dhe prodhimin e rrushit si edhe me shtjellimin enologjik për prodhimin dhe shijesimin e verës.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2971

Botuesi: Te tjere

Enciklopedi për vreshtarinë dhe verëtarinë, Andrea Shundi

Veprimtaria botuese e profesor Shundit përfaqësohet me 43 libra (nga të cilët dy në anglisht) dhe tekste, me vëllim 9200 faqe; krahas tyre janë 27 artikuj shkencorë dhe 128 artikuj teknikë, një pjesë të botuar në revista ndërkombëtare dhe në proceedings të kongreseve.
2 500 Lekë
More