Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

Origjinalet, Adam Grant Shihe të plotë

Origjinalet, Adam Grant

Origjinalët na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke u mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na mëson hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë, si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të zgjedhim kohën e duhur për të vepruar.

Info shtesë

Disponueshëria: Në gjendje

$15.78

Me ulje çmimi!

-20%

$19.72

Titulli: Origjinalët, si e çojnë botën përpara jokonformistët
Origjinali: Originals, how non – conformists move the world
Gjinia: Psikologji, udhërrëfyes praktik
Autori: Adam Grant
Shqipëroi: Vladimir Banushi
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2016
Fq. 368
Pesha: 0.426 kg.
ISBN: 978-9951-72-11-6-5

Mbi librin

Origjinalët na mëson si të propozojmë idetë e reja dhe si të mos biem pre e mendimit kolektiv. Duke u mbështetur në studime befasuese dhe histori që përfshijnë fushat e biznesit, politikës, sportit dhe argëtimit, Grant na mëson hap pas hapi si të dallojmë një ide me vlerë, si të ngremë zërin pa rrezikuar të na e mbyllin gojën, si të ndërtojmë aleanca, të zgjedhim kohën e duhur për të vepruar, të përballemi me dyshimin dhe frikërat etj.

Po ashtu, prindërit dhe mësuesit mund të shohin si mund t'ua ushqejnë origjinalitetin fëmijëve, dhe drejtuesit nga ana e tyre, mund të gjejnë disa mënyra se si mund të ndërtojnë kultura që janë të hapura ndaj mendimit ndryshe.

Do të mësoni nga....

• Një sipërmarrës i cili i paraqet projektet e tij duke zbërthyer arsyet se pse nuk duhet investuar.
• Një punonjëse të Apple e cila i doli kundër Steve Jobs duke qenë tri shkallë më poshtë në hierarki.
• Një analiste që përmbysi rregullat e fshehtësisë në CIA.
• Një miliarder, magjistar i botës së financave, i cili i pushon nga puna ata që nuk i shprehin kritikat.
• Një zyrtar të televizionit ATV i cili edhe pse nuk merrej fare me sektorin e serialeve humoristike, e shpëtoi "Seinfeled" nga skualifikimi në studion e programacionit.

Komente mbi librin

"Pasi ngrita qindra biznese, që nga linjat ajrore, trenat, muzika, telefonia celulare dhe tani së fundmi edhe udhëtimet në hapësirë, mund të them se sfidat dhe sukseset e mia më të qëlluara kanë ndodhur pikërisht atëherë kur i kam bindur të tjerët ta shihnin botën ndryshe. Origjinalët na udhëzon si arrihet një gjë e tillë dhe do t'ju ndihmojë të frymëzoni kreativitet dhe ndryshim."

Sir Richard Branson, themelues i The Virgin Group

"Teksa po lexoja Origjinalët më dukej sikur po haja darkë mes miqsh dhe isha ulur në tryezë kundruall Adam Grant, një prej mendimtarëve më interesantë i cili më mbajti të mbërthyer me përsiatjet e tij të thella mbi botën."

Malcolm Gladwell, autori i Pika e Kthesës

"Origjinalët është një prej librave më tërheqës dhe më me interes që kam lexuar, plot me ide shpërthyese. Ky libër nuk do t'ju ndryshojë vetëm perceptimin që keni për botën, por krejt mënyrën e jetesës suaj. Ka gjasa që ai t'ju frymëzojë për të ndryshuar botën tuaj."

Sheryl Sandberg, drejtues ekzekutiv në Facebook dhe autore e Të bëjmë përpara

"Nganjëherë na duket sikur duhet t'i mësojmë të gjitha të vjetrat për të pasur privilegjin e bërjes së diçkaje të re. Adam Grant na vë në dukje me zgjuarsi se nuk është ashtu. Jemi me fat që na është dhënë mundësia të mësojmë prej tij."

Peter Thiel, bashkëthemelues i PayPal dhe Palantir, si dhe autor i Zero te Një