Davidi dhe Goliati, Malcolm Gladwell
  • Davidi dhe Goliati, Malcolm Gladwell

Davidi dhe Goliati, Malcolm Gladwell

Pema

Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me "gjigantë" unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha llojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Davidi dhe Goliati, të dobëtit, të papërshtaturit dhe arti i luftimit me gjigantët
Origjinali: David and Goliath
Gjinia: Psikologji, udhërrëfyes praktik
Autori: Malcolm Gladwell
Shqipëroi: Lira Sejdini
Shtëpia botuese: Pema
Viti: 2016
Fq. 320
Pesha: 0.372 kg.
ISBN: 978-9951-721-36-3

Fragment nga libri

Davidi dhe Goliati është një libër për atë që ndodh kur njerëzit e zakonshëm vihen përballë gjigantëve. Me "gjigantë" unë nënkuptoj kundërshtarët e fuqishëm të të gjitha llojeve, që nga ushtritë dhe luftëtarët e mëdhenj deri tek paaftësitë, fati i keq dhe shtypja.

Çdo kapitull tregon historinë e një personi të ndryshëm – të famshëm ose të panjohur, të zakonshëm ose të shkëlqyer – i cili ka pasur përballë një sfidë joproporcionale dhe ka qenë i detyruar t'i përgjigjet asaj.

A duhet të zbatoj rregullat apo të udhëhiqem nga instinkti im? A duhet të këmbëngul apo të heq dorë? A duhet që ta godas edhe unë apo ta fal? Përmes këtyre historive, dua të eksploroj dy ide.

E para është se pjesa më e madhe e asaj që ne e konsiderojmë të çmueshme në botën tonë ngrihet nga këto lloj konfliktesh të njëanshme, sepse akti i bërjes ballë të gjasave dërrmuese prodhon madhështi dhe bukuri. Dhe e dyta, që ne vazhdimisht i keqkuptojmë këto konflikte.

Nuk i lexojmë siç duhet. I keqinterpretojmë. Gjigantët nuk janë ata që përfytyrojmë. Të njëjtat cilësi që duket se u japin atyre fuqi janë shpesh burim i një dobësie të madhe. Dhe fakti i të qenët i pafuqishëm mund t'i ndryshojë njerëzit në mënyra që shpesh nuk arrijmë t'i vlerësojmë: mund të hapë dyer dhe të krijojë mundësi, të ndriçojë dhe të bëjë të mundur atë që përndryshe mund të dukej e pamendueshme.

Ne kemi nevojë për një udhëzues më të mirë se si të përballemi me gjigantët dhe nuk ka vend më të mirë për t'ia filluar sesa me konfrontimin epik midis Davidit dhe Goliatit tre mijë vjet më parë në luginën e Elah – s.

Detajet e librit
Pema

Referencat specifike

isbn
9789951721363
ean13
9789951721363
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Argeta LMG

Babai i pasur, guidë për të investuar, Robert Kiyosaki

Guide për të investuar - Sipas Babait të Pasur është një udhëzues afatgjatë për këdo që dëshiron të behet një investitori pasur dhe të investojë në çfarë investojnë të pasurit. Siç thuhet në titull, ky libër është një udhëzues' dhe nuk ofron garanci... por vetem udhëzim.
1 290 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Si të dalloni një gënjeshtar, James W. Williams

Ky është një shpjegim paksa i zymtë, por nëse njerëzit janë të pamoralshëm ose thjesht u mungojnë aftësitë personale, do të përjetoni çaste në jetë kur njerëzit do t'ju gënjejnë dhe do të shtrembërojnë të vërtetën. Por çfarë do të ndodhte sikur të kishte një mënyrë për të parë shenjat dhe për të ditur saktësisht kur ndodh një gjë e tillë?
1 000 Lekë
More

Botuesi: Muza

Fuqia e zemrës, Baptist de Pape

Që nga fillimi i historisë, mjeshtërit e mëdhenj të traditave shpirtërore botërore e kanë përshkruar zemrën si një burim mirëkuptimi dhe fuqie të vërtetë. Tani, në librin     Fuqia e zemrës, me ndihmën e liderëve shpirtërorë më të rëndësishëm të aktualitetit, do të zbulosh si të lidhesh me potencialin tënd maksimal.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

15 ligjet themelore të rritjes, John C. Maxwell

Ky libër i tretë, në serinë e Ligjeve të John Maxwell-it (pas librit 21 ligjet e padiskutueshme të lidershipit, me katër milionë kopje të shitura dhe librit 17 ligjet e padiskutueshme të punës në grup, me dy milionë kopje të shitura), do të të ndihmojë të bëhesh nxënës i përhershëm, potenciali i të cilit rritet vazhdimisht dhe nuk “shteron” kurrë: Zbatoji...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Magjia, Rhonda Byrne

E mbani mend kohën kur ishit fëmijë dhe besonit se jeta ishte e magjishme? E pra, jeta magjike është diçka reale, madje edhe më ngazëllyese, më frymëzuese e më interesante nga sa e imagjinonit kur ishin fëmijë.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Maska, gjuha e trupit, Marion Mardodaj

"Maska" është një libër publicistik studimor. Bazohet në një traditë 100 vjeçare të studimit të gjuhës së trupit nga psikologët dhe antropologët më të shquar të të gjitha kohërave në këtë fushë, në literaturën më të fundit bashkëkohore dhe në vëzhgime e konstatime të përftuara në kontekstin shqiptar nga vetë autori.
700 Lekë
More

Botuesi: Botart

Vetëvlerësimi i fëmijëve 0 – 6 vjeç, Danielle Laporte

Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.
400 Lekë
More

Gratë e zgjuara përfundojnë të pasura, David Bach

Vetja juaj më e madhe do t'ju falënderojë.David Bach has në gjëra të komplikuara: si të organizosh një portofol, të mbash larg tatimpaguesit, të investosh në veten tënde dhe të fitosh më shumë, gjë që e bën këtë libër një nga më të mirët në përgjithësi.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Shit ose të shitën, Grant Cardone

Shit ose të shitën” jep informacione që do t’ju bëjnë të mendoni se cili është vendi juaj në ekonominë “shpirtërore” të botës dhe si mund të zhvilloheni për të përmbushur nevojat dhe qëllimet e jetës suaj.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Living

Dieta e ADN-së, Damiano Galimberti

Përmbajtja e këtij libri nuk synon të zëvendësojë mendimin profesional të mjekut. Mbetet në dëshirën e lexuesit të përdorë informacionet e përcjella në këtë tekst.
1 300 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001818

Botuesi: Pegi

Sekretet e suksesit, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?...Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty...
700 Lekë
More