• Ka mbaruar
Bon Ton, Olesia Leco
  • Bon Ton, Olesia Leco

Bon Ton, Olesia Leço

Pegi

Në një shoqëri ku marrëdhëniet, të cilitdo lloj qofshin ato, normat i kanë si rregullator të tyre, etiketa si një kod sjelljeje, mund të konsiderohet si vlerë e veçantë dhe e domosdoshme. Një vlerë, e cila vjen si një përsosje e këtyre normave në formën më të hollë dhe elegante.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Bon Ton, etiketa, një mënyrë jetese e kulturuar
Origjinali: Bon Ton, etiketa, një mënyrë jetese e kulturuar
Gjinia: Etikë, kulturë
Autori: Olesia Leço
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2016
Fq. 164
Pesha: 0.343 kg.
ISBN: 978-9928-228-29-1

Fragment nga libri

Në një shoqëri ku marrëdhëniet, të cilitdo lloj qofshin ato, normat i kanë si rregullator të tyre, etiketa si një kod sjelljeje, mund të konsiderohet si vlerë e veçantë dhe e domosdoshme. Një vlerë, e cila vjen si një përsosje e këtyre normave në formën më të hollë dhe elegante.

Mirësjellja, hijeshia dhe paraqitja si duhet në shoqëri, në përditshmëri dhe në çdo rast të veçantë, të rëndësishëm, festiv etj. përveçse mënyrë komunikimi dhe jetese, janë tregues të këndvështrimit për botën dhe të mënyrës se si ti vetë pozicionohesh në të, si një individ i veçantë, por njëkohësisht edhe si qenie sociale.

Në një shoqëri si kjo e jona, e cila ka kaluar e ndoshta po kalon sprova të vështira, etiketa duket si e lënë mënjanë, prandaj, një libër udhëzues i sjellë me një gjuhë të kuptueshme dhe i përshtatur për nevojat e komunikimit e të paraqitjes në shoqëri është ai që i duhet.

Si duhet të sillemi me respekt ndaj të tjerëve? Si duhet të komunikojmë me ata që na rrethojnë, me njerëz të grupeve të ndryshme shoqërore, me eprorë, me kolegë, në ngjarje të rëndësishme, në udhëtim etj.? Si duhet të vishemi hijshëm, me stil dhe pa e tepruar? Cila është sjellja e duhur në çdo rast të jetës sonë? Njohja e rregullave të etiketës na vjen në ndihmë në çdo rast.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928228291
ean13
9789928228291
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Udhërrëfyesi për të lënduarit, Kemal Sayar

“Udhërrëfyesi për të lënduarit” përbëhet nga ese të shkruara me dëshirën për t’u bërë më të mirë bashkërisht. Secili shkrim është një letër që autori ia ka shkruar shpirtit të tij dhe shpirtrave tjerë të lënduar. ‘Njerëzit e mirë kurrë nuk mbeten vetëm’ thotë ai.
800 Lekë
More

Botuesi: Artini

Sekretet e Mendjes Milionere, T. Harv Eker

“Për pesë minuta jam në gjendje të parashikoj të ardhmen tënde financiare për të gjithë jetën! Si? Duke identifikuar prototipin tënd personal të parave dhe të suksesit.”
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pema

Flow, Mihai Csikszentmihalyi

Në një gjendje të përvojës optimale, një person është në kufirin e aftësive të tij. Ai është në gjendje të gjejë zgjidhje për çdo sfidë që lind dhe, falë kësaj, përjeton një ndjenjë harmonie dhe kënaqësie.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Motivimi, Brian Tracy

Menaxherët që krijojnë mjedise shpërblyese dhe me energji të lartë, pakësojnë fitimin, ndërkohë që rritin në mënyrë të jashtëzakonshme prodhueshmërinë dhe cilësinë.
600 Lekë
More

Botuesi: Minerva

Miti i karizmës, Olivia Fox Cabane

Po sikur karizma të mund të mësohej? Miti i karizmës është ideja se karizma është një cilësi thelbësore e lindur – ose e keni (Bill Clinton, Steve Jobs, Oprah) ose jo. Por, siç Olivia Fox Cabane zbulon, kjo nuk është aspak e vërtetë. Sjelljet karizmatike mund të mësohen dhe përsosen nga kushdo.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2232

Botuesi: Elta BS

Koha dhe paraja.com, Jack Matthews

Kur rasti troket në derë, shumica e njerëzve e injorojnë. Ata vazhdojnë të punojnë atë që kanë punuar gjithnjë, duke shpresuar se një ditë jeta do të jetë më e mirë. Për fat të keq, gjërat zakonisht mbesin të njëjta, ose madje keqësohen! Ka njerëz që do ta rrëmbejnë rastin. 
500 Lekë
More

Referenca: 2508

Botuesi: Plejad

Zbulimi i fëmijës, Maria Montesori

Kohët kanë ndryshuar, shkenca ka bërë përparime të mëdha, po ashtu edhe puna jonë; por parimet tona nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë ripohuar, siç janë ripohuar bashkë me to edhe bindja jonë: njerëzimi mund të shpresojë në një zgjidhje të problemeve të tij, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato të paqes dhe të bashkimit.
900 Lekë
More

Referenca: 2901

Botuesi: OMBRA GVG

Zbrita nga autobusi hipa në BMW, Baybars Altuntas

Jam rritur nga një nënë mësuese dhe një baba ushtarak në pension. Nëse do t'i shihja në ëndërr shumë gjëra nuk do t'i besoja. Por, pa asnjë lek në xhep, korporata që themelova do të bëhej një nga 100 françaising më të rëndësishëm në Turqi.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Katër marrëveshjet, Don Miguel Ruiz

Në librin "Katër marrëveshjet", don Migel Ruiz, zbulon burimin e koncepteve kufizuese që na heqin lumturinë dhe krijojnë vuajtje të panevojshme. Bazuar në mençurinë e lashtë Tolteke, katër marrëveshjet ofrojnë një kod të fuqishëm sjellje i cili mund të na e kthejë me shpejtësi jetën në një përvojë të re lirie, lumturie të vërtetë dhe dashurie.
700 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Plani B, Sheryl Sandberg, Adam Grant

Pas vdekjes së papritur të bashkëshortit, Sheryl Sandberg ishte e sigurt se ajo dhe fëmijët e saj nuk do ta ndienin më kurrë harenë e vërtetë. “Isha zhytur në boshllëk”, shkruan ajo, “një boshllëk i pafund që të mbush zemrën dhe mushkëritë dhe të pengon të mendosh, apo qoftë edhe të marrësh frymë.”
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pema

Kur trupi thotë jo, Gabor Mate

Studimet moderne janë duke e konfirmuar urtësinë e vjetër që emocionet janë të pandashme nga shëndeti dhe fiziologjia jonë. Emocionet e shtypura sjellin stres që mund të çojë në sëmundje.
1 400 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.
1 000 Lekë
More