• Banner

  • Ka mbaruar
100 menyra per te motivuar veten, Steve Chandler
  • 100 menyra per te motivuar veten, Steve Chandler

100 mënyra për të motivuar veten, Steve Chandler

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1996, ky libër ka pasur një sukses të cilin nuk e kisha imagjinuar kurrë. Gjatë 18 viteve të para të shitjes, kemi parë përdorimin e internetit, si burimi i parë i informacionit në të gjithë botën. Njerëzit, jo vetëm e kanë blerë këtë libër në internet, por edhe kanë shkruar shënime kritike.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: 100 mënyra për të motivuar veten, ndryshoje jetën përgjithmonë
Origjinali: 100 ways to motivate yourself
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Steve Chandler
Shqipëroi: David Hudhri
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2014
Fq. 236
Pesha: 0.301 kg.

Mbi librin

Kur Bob Dylan shkroi në librin e tij "Kronikat" se sa shumë e admironte mbretëreshën e muzikës folk Joan Baez-in, para se të takohej me të, tha: "Kisha frikë ta takoja. Nuk doja ta takoja, por e dija se s'kisha nga t'ia mbaja. Po shkoja në të njëjtin drejtim me të, megjithëse për momentin ndodhesha pas saj. Ajo kishte zjarrin, por e ndieja se atë zjarr kisha dhe unë".

Nuk e vëmë në dyshim se çfarë kuptonte ai me fjalën "zjarr". Vazhdojmë leximin, duke e ditur fare mirë se çfarë do të thotë ai. Megjithatë, ndonjëherë pyes veten. E dimë vërtet? E dimë këtë nga përvoja? Po a ndiejmë të njëjtin zjarr? Mos duhet të jesh poet apo këngëtar? Jo. Të gjithë e dimë çfarë do të thotë të kesh po atë zjarr, sado pak ta kemi përjetuar.

Jeta ime mori kthesë kur zbulova se atë zjarr mund ta ndizja edhe vetë. M'u deshën mbi 50 vjet për ta kuptuar. Për këto çështje, nuk ngutem. Por ju mund ta kuptoni që sot, nëse doni. 50 vitet e para të jetës sime, mendoja se zjarri ndizej kur më frymëzonte diçka. Duhej që diçka të më ndodhte. Arsyeja përse e besoja këtë ishte prej përvojës që kisha. Duhet të ecësh, me aq sa di, apo jo?

Pjesa më e bukur për zjarrin është se duhet zjarr për ta ndezur. Shkoj tek oxhaku për të ndezur zjarrin. Poshtë lëmishtes, vendos një gazetë të bërë shuk. Më pas, mbi lëmi-shtet, vendos drutë. Por si ta ndez këtë zjarr? Më duhet një shkrepëse. Ose një çakmak. Për të ndezur zjarrin duhet zjarr. Duket ironike? Paradoksale? Pa kuptim? Një farsë?

"Ke marrë zjarr!", më tha një miku im, njëherë. I refero-hej faktit që i kisha dërguar një lumë idesh për librin, një kopje me shkrim të gjerave që shisnim, programe audio të regjistruara dhe një numër veprimtarish dhe aksionesh të tjera. Si e ndeza zjarrin brenda vetes? Me zjarr.

Një veprim çoi në tjetrin, dhe nuk pata më frikë të zgjohesha herët e të punoja. E detyroja veten të bëja ushtrime. Iu përkushtova punës në vend që të shpërqendrohesha. Puna (siç ndodh gjithmonë kur përfshihesh i tëri në të) shpejt u bë diçka e bukur.

Dramaturgu Noel Coward ka thënë, "Puna është më qejf se qejfi vetë". Është kur punon, jo kur e mendon. Aq më tepër kur e mendon përpara se ta bësh. Për të ndezur zjarrin ju duhet zjarr. Kur fërkoni dy shkopinj së bashku, krijohet fërkim dhe nxehtësi mjaftueshëm për të dhënë një shkëndijë, e më pas, flakë, të cilën mund t'ia vini një zjarri më të madh.

Edhe për ju është po i njëjti proces. Kur nisni një veprim, ju pëlqen ose jo, është njësoj si të fërkoni dy shkopinj së bashku. Mendoni se shkopinjtë do ta bënin këtë vetvetiu? I keni parë ndonjëherë ta bëjnë vetë?

Që kur u botua për herë të parë në vitin 1996, ky libër ka pasur një sukses të cilin nuk e kisha imagjinuar kurrë. Gjatë 18 viteve të para të shitjes, kemi parë përdorimin e internetit, si burimi i parë i informacionit në të gjithë botën. Njerëzit, jo vetëm e kanë blerë këtë libër në internet, por edhe kanë shkruar shënime kritike. E bukura e librarive në internet është se kanë vëzhgime nga njerëz të zakonshëm, jo vetëm gazetarë profesionistë të cilëve u duhet të jenë mendjemprehtë, cinikë dhe të zgjuar, që të mbijetojnë.

Një person që e ka rishikuar këtë libër, në versionin origjinal, ishte Bubba Spencer, nga Tennessee. Ai shkroi: "Nuk është një libër i thellë, me teori të ndërlikuara, se si të përmirësoni jetën. Më së shumti, janë këshilla të mira, se si të rritësh motivimin. Nëse doni të përmirësoni ndonjë pjesë të jetës, atëherë duhet ta lexoni patjetër."

Bubba i dha këtij libri pesë yje dhe i jam mirënjohës atij, më shumë se çdo kritiku profesionist. Ai tha se kisha bërë atë që kisha synuar: "Të bësh të thjeshtën të ndërlikuar është diçka e zakonshme; të bësh të ndërlikuarën të thjeshtë, tmerrësisht të thjeshtë, ky është kreativitet."

Detajet e librit
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2516

Botuesi: Pegi

Mjetet, Phil Stutz, Barry Michels

Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.

Çmimi 850 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2735

Botuesi: Onufri

Si te dukesh 10 vjet me e re, Patrick Bowler, Jennifer Christie

Qëllimi i këtij libri është njohja me procedurat estetike bashkëkohore, me mënyrat e veprimit të tyre dhe efektivitetin, pa i mërzitur lexueset me terma mjekësorë. Kapitujt e pjesës së parë u kushtohen pjesëve të veçanta të fytyrës dhe trupit. Ju mund të gjeni lehtë pikërisht atë çka ju duhet dhe të mësoni cilat procedura jokirurgjike ju përshtaten.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2841

Botuesi: Onufri

Tridhjete gjera qe duhet t'i kete dhe duhet t'i dije cdo grua kur behet 30

Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë, ka filluar si një faqe e vetme në revistën Glamour pesëmbëdhjetë vite më parë dhe shpejt u shndërrua në një fenomen virusal. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2848

Botuesi: Onufri

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi, Roza Sjabitova

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Të bëjmë përpara, Sheryl Sandberg

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Minerva

Sekreti i shpirtit binjak, Arielle Ford

Arielle Ford ofron, në terma frymëzues dhe inkurajues, përvojën e saj direkte se si të përgatiteni në vetëdije, zemër dhe shpirt për të tërhequr, njohur dhe për t'iu përgjigjur thirrjes së shpirtit, për një lidhje dashurore të vërtetë dhe të vetëdijshme.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Mendo dhe bëhu i pasur, Napoleon Hill

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t'i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Si të flasim me këdo, Leil Lowndes

A nuk i admironi edhe ju njerëzit e suksesshëm që duket se "kanë gjithçka në dorë"? i shihni teksa flasin plot vetëbesim nëpër takime biznesi, ose qetë – qetë nëpër festa me shoqërinë. Ata gëzojnë punët më të mira, partnerët më të bukur, miqtë më të spikatur, llogaritë bankare më të majme e vendbanimet më në modë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Çdo gjë është e mundur, Marie Forleo

Le të jemi të sinqertë - askush prej nesh nuk ka marrë një manual kur lindëm. Nëse po has vështirësi për të zgjidhur një problem apo për të realizuar një ëndërr, problemi nuk je ti. Nuk është se s'je punëtor, inteligjent, apo i denjë, por nuk ke kultivuar ende besimin kyç që do të ndryshojë gjithçka.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Ja familja ime!, Evi Crotti, Alberto Magni

Familja nuk eshte nje tablo e persosur, por as siç mund te mendoje dikush, nje vend inatesh e tensionesh te pafundme. Perkundrazi, ajo eshte nje grup i vogel shoqeror, nga ku burojne emocionet e sinqerta, bashkeveprimet, ruajtja e ekuilibrave, mirekuptimi reciprok dhe durimi, te cilat shpesh jane te veshtira per t’u arritur.

Çmimi 550 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Të jetosh më mirë me pak, Alicia Arrizabalaga, Daniel Wagman

Mua më kënaq një shishe wiski dhe një kuti e mirë me puro, më kënaq sallami pikant, një Libër dhe një film i mirë, që e zgjerojnë botën time mendore. Por kënaqësia për ti përdorur këto gjëra, nuk bazohet në zotërimin e tyre- shprehet filozofi Fernando Savater, duke argumentuar pastaj që zotërimi i diçkaje është baza e kënaqësisë së konsumit.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Të bëhesh njeri i mbinatyrshëm, Dr.Joe Dispenza

Një libër i jashtëzakonshëm që përbashkon disa nga të dhënat  më te thella shkencore me dijet e lashtësise, për të demonstruar se njerëz si ti dhe unë mund të bëhemi qenie të mbinatyrshme për sa kohë që marrim dijet udhëzimet e duhura, dhe si t'i zbatojmë ato përmes meditimeve të ndryshme.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Një gjë e vetme, Gary Keller, Jay Papasan

Të duhet më pak shpërqendrim, më pak ngarkesë. Lumi i madh i e-maileve, teksteve, mesazheve e takimeve të përditshme të shpërqendron dhe të streson. Kërkesat e njëkohshme nga puna dhe familja sa vijnë e shtohen. Me çfarë kostoje? Punë e dorës së dytë, afate që nuk i kap dot, pagesa më të ulëta, përparim më i ngadaltë në karrierë dhe shumë stres.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Mjaft gabuat, Olivier Sibony

Të gjithë ne marrim vendime tërë kohën. Është kaq e natyrshme sa që as nuk ndalemi të mendojmë kur i marrim. Dhe, përsëri, edhe më të mençurit dhe ata më me përvojë mes nesh bëjnë gabime të parashikueshme tërë kohës. Atëherë, si u bëhet vendimeve të mira? T'i besojmë intuitës dhe, nëse po, kur?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)