• Banner

Une mund te te dobësoj, Paul McKenna
  • Une mund te te dobësoj, Paul McKenna

Unë mund të të dobësoj, Paul McKenna

Paul McKenna ka zbuluar një sistem shumë të fuqishëm për t'u dobësuar, që ripërkufizon dhe modelon mendimet, sjelljen dhe besimin tuaj ndaj vetes, si dhe shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit dhe në këtë mënyrë ju ndihmon ta kontrolloni me shumë lehtësi dietën dhe të humbni peshë në mënyrë përfundimtare.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Unë mund të të dobësoj
Origjinali: I Can Make You Thin
Gjinia: Udhërrëfyes praktikë
Autori: Paul McKenna
Shqipëroi: Ingrid Rudi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2015
Fq. 160
Pesha: 0.221 kg.
ISBN: 978-99943-0-270-3

Mbi librin

Librit i bashkëngjitet falas edhe CD-ja e programimit mendor, që ndihmon përshpejtimin e dobësimit

Do të dëshironit të hanit gjithçka që ju pëlqen dhe prapë të dobësoheshit?

- Do t'ju pëlqente të ndiheshit vërtet mirë me trupin tuaj?
- E keni të vështirë t'i humbini ato 4 kilogramët e tepërta?
- E keni të vështirë të thoni JO, kur duan t'jua mbushin pjatën?
- E keni të vështirë të ndryshoni zakonet tuaja në lidhje me ushqimet?
- Atëherë, ky libër i jashtëzakonshëm dhe CD-ja që e shoqëron, mund t'ju ndihmojnë!
Sukses i garantuar në më shumë se 70 për qind të rasteve

Mirë se vini në këtë metodë të re dhe revolucionare, që do t'ju ndihmojë të mos hani me tepri, të kontrolloni nepsin dhe të jeni shumë më të motivuar për të praktikuar ushtrime fizike. Paul McKenna ka zbuluar një sistem shumë të fuqishëm për t'u dobësuar, që ripërkufizon dhe modelon mendimet, sjelljen dhe besimin tuaj ndaj vetes, si dhe shëndetin dhe mënyrën e të ushqyerit dhe në këtë mënyrë ju ndihmon ta kontrolloni me shumë lehtësi dietën dhe të humbni peshë në mënyrë përfundimtare.

Ndërkohë që praktikoni sistemin e mrekullueshëm të Paulit, disa teknika psikologjike shumë të përparuara do t'ju ndihmojnë që të filloni të humbni peshë në mënyrë të vetvetishme! Mund t'i përdorni ato vazhdimisht, sa herë që keni nevojë të ndiheni të lumtur me veten apo jeni duke përshkuar rrugën drejt peshës dhe formës suaj trupore ideale!

Mbi autorin

Paul McKenna, hipnoterapist anglez, ka mbrojtur doktoraturën (Ph.D) në shkencat e sjelljes dhe ka praktikuar programim neuro-linguistik (PNL) me dr. Richard Brandler, njëri nga themeluesit e kësaj shkence të zhvillimit personal.

Seminaret që organizon, sidomos në Angli, ndiqen në mënyrë masive, ndërsa programet televizive, që transmetohen në më shumë se dyzet shtete, shihen nga miliona njerëz. Paul është një nga autorët më të rëndësishëm në fushën e vetëndihmës, ndërsa librat e tij kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm dhe janë vlerësuar si bestsellerë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994302703
ean13
9789994302703
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2841

Botuesi: Onufri

Tridhjete gjera qe duhet t'i kete dhe duhet t'i dije cdo grua kur behet 30

Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë, ka filluar si një faqe e vetme në revistën Glamour pesëmbëdhjetë vite më parë dhe shpejt u shndërrua në një fenomen virusal. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pema

Arti i oratorisë, Dale Carnegie

Gjithashtu do të mësoni kur dhe si ta përdorni humorin dhe si ta mbyllni fjalën duke u siguruar që ta keni shtjelluar idenë dhe se këto ide do të mbahen mend dhe do të vihen në jetë.ve të ishte edhe epoka e grave?

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Si ta shërosh jetën, Louise L. Hay

Louise Hay sjell përvojat e saj të cilat, me ndihmën e forcës së mendjes dhe të mendimit pozitiv, nga një jetë e rrënuar e çuan në piedestal, madje duke mposhtur edhe sëmundjen e kancerit pa ndonjë trajtim mjekësor.

Çmimi 700 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Arti i joshjes, Robert Greene

"Arti i Joshjes" na shpie në nje rrugëtim përmes karaktereve dhe cilësive të dhjetë figurave tipike në joshje, krahas njëzet e katër mënyrave falë të cilave gjithkush mund ta mposhtë qëndresën e kotë të viktimës së vet, pikërisht duke zbatuar këtë formë to përhershme dhe të paepur arti.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Vetëvlerësimi i fëmijëve 0 – 6 vjeç, Danielle Laporte

Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.

Çmimi 400 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001050

Botuesi: Dituria

Si të sillemi në mijëvjeçarin e ri, Arti i Mikpritjes, Kristina Parodi

Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit. Në këtë libër, Kristina Parodi, gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve të mirënjohura në televizionin italian, përshkruan në një këndvështrim modern, të përditësuar rregullat e mirësjelljes.

Çmimi 450 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000591

Botuesi: Baça

Si të sillemi me njerëzit, Dale Carnegie

Si të sillemi me njerëzit (How to Win Friends and Influence People) është një ndër librat e parë më të shitur për përmirësimin-e-vetes që është publikuar ndonjëherë. Shkruar nga Dale Carnegie dhe publikuar që në vitin 1936, arriti të shes mbi 15 milion kopje në të gjithë botën. U listua si një ndër librat më të shitur të New York Times për 10 vjet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Si të jesh i lirë, Joe Blow

Si mund ta zhbllokojmë atë që poeti William Blake i quajti "manaklet e falsifikuara nga mendja" - ato zakone të padobishme, të pabazuara dhe jofleksibile të mendimit që na pengojnë të arrijmë potencialin tonë të vërtetë krijues?

Çmimi 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Shprehi atomike, James Clear

Përgjatë këtij rrugëtimi, ai na tregon histori frymëzuese të fituesve të medaljeve të arta olimpike, shefave të shquar ekzekutivë dhe shkencëtarëve të famshëm, të cilët e kanë përdorur shkencën e shprehive të vogla për të qenë produktivë, të motivuar dhe të lumtur.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)