• Banner

  • Ka mbaruar

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.

700 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Një vit drejt pasurimit, 52 hapa për të arritur shpërblimet e jetës
Origjinali: A year of growing rich
Gjinia: Udhërrëfyes praktik
Autori: Napoleon Hill
Shqipëroi: David Hudhri
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2013
Fq. 148
Pesha: 0.251 kg
ISBN: 978-9928-164-32-2

Mbi librin

Zgjohu dhe tako anën tënde pozitive. Përse disa kanë sukses dhe të tjerë dështojnë. Disiplinoje veten për të arritur sukses. Rrit fëmijë të suksesshëm e të lumtur. Merr punën që do. Lëri të tjerët të të ndihmojnë të arrish sukses. Përdor magnetizmin tënd personal. Mposhte frikën për të arritur synimin tënd. Merr ngritje në detyrë. Jeto jetën tënde.

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur, të famshëm dhe kanë gjetur lumturinë duke përdorur burimet e fuqisë personale, të cilat ai i pasqyron shumë qartë.

E organizuar në mësime të përjavshme, që të mund të përfitoni nga këshillat e Napoleon Hill – it gjatë gjithë vitit, kjo vepër jashtëzakonisht motivuese dhe filozofike, ju ofron njohuri të reja dhe frymëzim të pashtershëm për ta plotësuar jetën tuaj në mënyrat më të fuqishme të mundshme. Duhen vetëm disa minuta çdo javë për të korrur një jetë të tërë me shpërblime.

Pasuria, pushteti, shëndeti, lumturia dhe përmbushja e tyre varen nga një person: vetja jote. Tashmë, Napoleon Hill, autor bestseller dhe njeri i mençur e milioner i përjetshëm, të ofron mjetin e parë dhe të vetëm që të duhet për t'u bërë ai që ti dëshiron, të bësh atë që do dhe të kesh atë që do. Në këtë vepër të tij frymëzuese dhe që të jep mundësi, do të gjesh një mesazh për çdo javë që do të të mundësojë ta shohësh veten dhe botën përreth teje në një mënyrë krejtësisht të re.

Do të mësosh të kuptosh të gjitha pikat e forta brenda teje dhe të dallosh edhe pasurinë e madhe të mundësive që ke në duart e tua teksa fikson këto fjalë. Lëri ligjëratat javore të Napoleon Hill – it të të ndihmojnë që të korrësh shpërblime, që mund të të jenë dukur përtej ëndrrave të tua, por që tashmë janë kaq të thjeshta në zotërimin tënd.

Mbi autorin

Napoleon Hill lindi në varfëri më 1883 dhe arriti sukses të madh si avokat dhe gazetar. Ai ishte këshilltar i Franklin Roosevelt – it dhe njeri i besuar i Andrew Carnegie. Vitet e fundit, Fondacioni Napoleon Hill ka botuar shkrimet e tij duke i sjellë një publik gjigant ndërkombëtar për libra të tillë: "Think and Grow Rich" (Mendo dhe pasurohu) dhe "Think and Grow Rich Action Pack" (Plani i veprimit i mendo dhe pasurohu) dhe "Succeed and Grow Rich through persuasion" (Kij sukses dhe pasurohu përmes bindjes).

Detajet e librit
2848
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001818

Botuesi: Pegi

Sekretet e suksesit, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?...Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001025

Botuesi: Dituria

Si të sillemi në mijëvjeçarin e ri, Komunikimi, Kristina Parodi

Sjellja e mirë nuk del kurrë nga moda. Por kohët kanë ndryshuar, kanë ndryshuar edhe zakonet, madje edhe mjetet e komunikimit. Në këtë libër, Kristina Parodi, gazetarja dhe drejtuesja e emisioneve të mirënjohura në televizionin italian, përshkruan në një këndvështrim modern, të përditësuar rregullat e mirësjelljes.

Çmimi 450 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Pema

Inteligjenca sociale, Daniel Goleman

Ai shpjegon saktësinë befasuese te përshtypjeve të para, bazén e karizmës dhe fuqine emocionale, kom pleksitetin e tërheqjes seksuale dhe menyren se si t'i zbulojmë gënjeshtrat. Ai gjithashtu pershkruan "anën e erret të inteligjencës sociale, nga narcizmi te makiavelizmi dhe psikopatia.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001422

Botuesi: Botimet Dudaj

Sekreti, Rhonda Byrne

Për shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime, dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Për herë të parë, të gjitha pjesët e Sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t`ia ndryshojë jetën kujtdo që ta përjetojë.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001743

Botuesi: Elta BS

Fuqia e se tashmes, Eckhart Tolle

Për të udhëtuar në Fuqinë e së Tashmes, ne do të na duhet të largohemi nga mendja analitike dhe imazhi i rremë, që krijon ajo që fshihet pas saj. Që në faqen e parë të këtij libri të jashtëzakonshëm, ne arrijmë kulmin e lartësisë, ku mund të marrim frymë lirisht.

Çmimi 799 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet, Scott Peck

Pas suksesit të padiskutueshëm të librit të parë të Scott Peck-ut, Rruga në të cilën rrallë shkohet, shtëpia botuese Albas sjell të përkthyer në shqip librin e dytë, Përtej rrugës në të cilën rrallë shkohet, që është një vazhdim po aq i mençur dhe po aq i thjeshtë i librit të parë.

Çmimi 1 060 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)