Kategoritë

Botuesit

Autorë të përzgjedhur

PayPal

E madhe eshte gjema e mekatit (Tat Tanushi i Bubullimes), Kuteli Shihe të plotë

E madhe eshte gjema e mekatit (Tat Tanushi i Bubullimes), Kuteli

Ashtu si ç'do autor ka kryeveprën e tij, edhe tek Kuteli, rrëfimi "E madhe është gjëma e mëkatit" është kryevepra e kryeveprave të tij. Jo vetëm nga ngjarja dhe filozofia e madhe që mbart ajo, por edhe nga mënyra e të rrëfyerit si askush tjetër apo, figurat artistike e fantastike, stili i të treguarit e gjithçka të përsosur

Info shtesë

SKU000006

Disponueshëria: Ne gjendje

Ky është ekzemplari i fundit!

$3.60

Me ulje çmimi!

-15%

$4.23

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Mbrapa
  • Zemer pasioni, Sveva Casati Modignani

    Zemer...


    Një libër që flet për pasionet njerëzore, ato...

  • Cmimi i endrres, Genc Gjoka

    Cmimi i...


    Ky rrëfim ngjitet në majat e larta apokaliptike...

  • Ankimi i Portnoit, Philip Roth

    Ankimi i...


    Aleksadër Portnoi është ulur dhe po rrëfehet...

  • Rruge biblike ne Shqiperine e Vjeter, Alexander Thompson

    Rruge...


    Rrëfime mbi punën e mundimshme dhe udhëtimet në...

  • Proze dhe vargje te zgjedhura 2, Mitrush Kuteli

    Proze dhe...


    Në këtë vëllim janë paraqitur novelat: "Natë...

  • I humburi, Fatos Kongoli

    I humburi,...


    Romani hapet me përshkrimin e ikjes së mijëra...

  • Shekujt Osmane ne hapesiren shqiptare, Ferit Duka

    Shekujt...


    Ky punim shkencor me vlera të shumta dhe të...

  • Publikja Shqiptare, ese

    Publikja...


    Janë plot 12 ese kritike, të shkruara nga 12...

  • Kufoma, Fatos Kongoli

    Kufoma,...


    Realitet që i ngjan makthit dhe makthe të...

  • Zonja Vdekje, Charles Bukowski

    Zonja...


    Charles Bukowski te "Zonja Vdekje" e gërsheton...

Vazhd.

Titulli: E madhe është gjëma e mëkatit (Tat Tanushi i Bubullimës)
Origjinali: E madhe është gjëma e mëkatit (Tat Tanushi i Bubullimës)
Gjinia: Novelë
Autori: Mitrush Kuteli
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2006
Fq. 64
Pesha: 0.08 kg.
ISBN: 978-99956-79-08-8

Koment nga Nadire Buzo

Ashtu si çdo autor ka kryeveprën e tij, edhe tek Kuteli, rrëfimi "E madhe është gjëma e mëkatit" është kryevepra e kryeveprave të tij. Jo vetëm nga ngjarja dhe filozofia e madhe që mbart ajo, por edhe nga mënyra e të rrëfyerit si askush tjetër apo, figurat artistike e fantastike, stili i të treguarit e gjithçka të përsosur që ka brenda vepra.

Vepra ka tre tituj: 1- "E Madhe është Gjëma e Mëkatit",- 2-"Tat Tanushi", 3-"Rrëfime Nga Liqeri i Kaltër". Të tre titujt, nuk kanë të bëjnë me kohën e botimit, pasi vepra u botua pas gjysmë shekulli, dhe vetëm me titullin e parë. Ne dorëshkrimet, punimet dhe ripunimet e veprës ajo titullohet herë me njërin titull herë me tjetrin. Është i pëlqyeshëm titulli i dytë "Tan Tanushi", pasi ai të fut menjëherë në ngjarjen dhe historinë se ç'farë i ndodh këtij iliriani të pashëm, vetëm se dashuroi marrëzisht, duke e ditur se përjetësisht dashuritë e mëdha janë të destinuara të vdesin.

Pra, është një titull që do t'i shkonte më shumë veprës dhe mënyrës se si është shkruar. Ndërsa titulli i tretë "Rrëfime Nga Liqeri i Kaltër" është i gjerë, ai lidhet me rrëfimet e rrëfyera më parë nga banorët buzë liqerit, me të cilët ndërthuren pothuajse të gjitha rrëfenjat e Kutelit. Titulli i parë, i cili sa të bën kurioz për ta lexuar aq edhe të tremb, duke menduar se kjo botë është tërësisht mëkatare, përpara shkrimeve të ungjillit dhe besimit ndaj perëndisë, ndaj s'ka se si të mos e ndjesh veten mëkatar përpara tyre. Por megjithatë, titujt nuk ndryshojnë asgjë në përmbajtjen dhe mesazhin e madh të veprës. Kuteli e ka shkruar me aq mjeshtëri dhe fantazi të përkryer artistike sa që ti dëshiron të kesh qenë brenda kësaj "gjëme të madhe" të këtij "mëkati".

 

  • Autori Mitrush Kuteli