Kategoritë

Prodhuesit

Furnizuesit

PayPal

Njoftime me email

Tregtar flamujsh, Ernest Koliqi Shihe të plotë

Tregtar flamujsh, Ernest Koliqi

Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve.

Info shtesë

SKU001027

Disponueshëria: Ne gjendje

$5.07

Me ulje çmimi!

-10%

$5.63

Klientët që blenë këtë libër, blenë edhe...

Titulli: Tregtar flamujsh
Origjinali: Tregtar famujsh
Gjinia: Novela
Autori: Ernest Koliqi
Shtëpia botuese: Pakti
Viti: 2009
Fq. 152
Pesha: 0.151 kg
ISBN: 978-99956-692-4-9

Mbi autorin

Ernest Koliqi (1903 - 1975) është poet, prozator, dramatist, studjues letrar e përkthyes letrar. Këtë veprimtari e krijimtari letrare e ushtroi gjatë gjithë jetës. Lindi në Shkodër, ku edhe i ndoqi mësimet e para në Kolegjin Ksaverian të Jezuitëve. Studimet i kreu në Breshia të Italisë, pastaj në Universitetin e Padovës, ku edhe u doktorua me temën Epika popullore shqiptare.

Shkroi nën pseudonimet Hilushi, Hilush Vilza, Borizani. Vdiq në Romë më 1975. Ishte ministër i arsimit në kohën e pushtimit italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa po drejtonte arsimin shqiptar, ai dërgoi në Kosovë dyqind arsimtarë të ngarkuar me libra shqip e me mision që të themelonin shkollat shqipe në Kosovë.

Vepra e tij letrare u ndalua edhe pse nuk përmbante asfarë shenje a parashenje politike. Ajo u ndalua, për shkak të veprimit politik të autorit. Koliqi ishte themelues e drejtues revistash, ku botohej e trajtohej letërsia e kultura shqiptare si: Ora e Maleve, Shkëndija, Shêjzat, etj. Si letrar Ernest Koliqi shquhet si krijues në prozë, madje së bashku me Mitrush Kutelin konsiderohet themelues i prozës moderne shqipe.

Përktheu në gjuhën shqipe poetët e mëdhenj italianë: Dante, Petrarka, Ariosto, Tasso, Parini, Monti, Foskolo e Manconi, që i përmblodhi në dy vëllime të librit Poetët e Mëdhej t'Italís I dhe II. Përgatiti, përktheu në italisht dhe botoi Antologjinë e lirikës shqiptare në vitin 1963. Me librat e tregimeve: Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (1936), Koliqi sjell një botë krejt unike shpirtërore shqiptare, ndërsa gjuha e tij dhe stili janë krejt të veçantë.

Vepra poetike me pretendime më të mëdha e Koliqit është Gjurmat e Stinve (1933). Poezitë më të mira të këtij vëllimi janë ato të shkruara në formë të tingëllimit (sonetit). Pasardhës të Koliqit, sidomos në insistimin e gjetjes së veçantive vendore në gjuhë e në jetë, në letërsinë shqipe bashkëkohore para së gjithash konsiderohet Anton Pashku.

  • Autori Ernest Koliqi