• Banner

  • Ka mbaruar

Vrasje makabre, Agatha Christie

Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave, të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja.

800 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Vrasje makabre
Origjinali: The ABC murders
Gjinia: Roman
AutoriAgatha Christie
Shqipëroi: Elona Mistrovica
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2004
Fq. 264
Pesha: 0.24 kg
ISBN: 978-99943-33-09-7

Mbi librin

Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave (ABC është një guidë mjaft e përhapur në Angli, që përmban oraret e trenave që shkojnë në Londër dhe ku stacionet renditen sipas rendit alfabetik), të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja.

Gjithçka fillon me Andoverin, Beksillin e më pas Çërstonin; mundësitë për ta kapur vrasësin duken shumë të pakta, deri në çastin kur ai sfidon Herkul Puaronë, i cili prish planet e tij.

Mbi autoren

Agatha Christie njihet në të gjithë botën si "Mbretëresha e Krimit". Librat e saj janë shitur në mbi një miliardë kopje në gjuhën angleze dhe po aq në 44 gjuhë të huaja. Ajo është autorja më e botuar e të gjitha kohëve në çdo gjuhë, e tejkaluar vetëm nga Bibla dhe Shekspiri. Është autore e 78 romaneve policorë, e 19 dramave dhe e 6 romaneve të shkruara me pseudonimin Meri Uestmakot.

Librin e saj të parë, Misteri në Staills, e shkroi rreth fundit të Luftës së Parë Botërore, në të cilën ajo mori pjesë në mënyrë vullnetare si infermiere. Në këtë libër, ajo krijoi personazhin e Herkul Puarosë, belgut që u bë detektivi më popullor i filmave policorë pas Sherlok Holmsit.

 

Detajet e librit
SKU000078

Referencat specifike

isbn
9789994333097
ean13
9789994333097
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000075

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Burgu, Georges Simenon

Vrasja e motrës është bërë për xhelozi ndaj burrit, për të cilën gruaja kishte kohë që e dinte apo për xhelozi ndaj të dashurit tjetër që ishte i përbashkët për të dyja motrat dhe që të dyja e dinin më herët?!

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Klubi i Bakllavasë, Jason Goodwin

Tre të rinj italianë, ende të papjekur e në politikë, me qëndrimin e tyre liberal donin që Italia të futej në rrjedhën e ndryshimeve, pa sundues autoritarë, veçanërisht atë të papës dhe të kishës. Për këtë, ata shkojnë në këtë qytet ku ndihen më të sigurtë dhe njëkohësisht kanë marrë urdhrin për të vrarë një princ polak.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: SARAS

Guri i Gjarprit, Jason Goodwin

Stamboll, viti 1838. Maksimilian Lëfevrë, një arkeolog francez, mbërrin në qytet i vendosur të zbulojë një thesar të humbur bizantin dhe menjëherë fillojnë të qarkullojnë thashetheme për ato që mendohet se janë motivet e tij të vërteta.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000097

Botuesi: Botimet Dudaj

Tri jetët e Ana Marksit, Kristine Gren

Ana Marksi shkon me shokun e vet, Filipin, në landet e reja të ish – Gjermanisë Lindore. Kur gjatë një bisede përmendet emri i Suzanë Zavitckit, Filipi reagon krejt i pasigurtë. Pak pas kësaj, Suzana vdes. Ana përpiqet ta zbulojë me rrënjë këtë histori dhe hyn në ujëra të rrezikshme...

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Dituria

Në syrin e demit, Doros Antoniadis

Një thriller policor rrëmbyes, me enigma dhe lojëra matematike, atmosferë ndjellëse dhe ritëm i stuhishëm, ku e tashmja alternohet me të shkuarën, ndërsa lexuesi gjendet vazhdimisht përballë një sërë surprizash.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Skena me shkëlqim, Monika Fagerholm

I shtrirë në dy pole, në vitin 1989 dhe në vitin 2012, ky rrëfim krijon me të gjitha pjesëzat një kaleidoskop të rrezikshëm ku fantazia, loja, imagjinata fshehin çmendurinë dhe, ndonjëherë, humnerën. Me personazhe kryesore dy vajza të vogla, që ishin shfaqur kalimthi te Vajza amerikane dhe që janë bërë, në këtë libër, dy gra të rritura enigmatike, Skena...

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Dituria

Vrasja e Roxher Akrojdit, Agatha Christie

I votuar, më 2013, nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit, si romani më i mirë i kësaj gjinie,  i shkruar ndonjëherë!Abacia e Mbretit është një fshat tipik anglez, ku nuk ndodh asgjë e veçantë. Por ja që një ditë ndodh diçka e rëndë: njeriu më i pasur i krahinës, Roxher Akrojdi, vritet në studion e tij, teksa lexonte një letër që hidhte...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Biblioteka e të vdekurve, Glenn Cooper

Ky roman e ka zanafillën në dhjetor të vitit 782 në një abaci në ishullin Vektis (Angli), kur Oktavusi i vogël, që murgjit e strehuan për bamirësi, merr një pergamenë dhe nis të shkruajë një varg pambarim emrash të shoqëruara përbri me numra. Një listë enigmatike dhe trazuese.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Vrite babain, Sandrone Dazieri

Një fëmijë është zhdukur në një park në periferi të Romës. Jo shumë larg nga vendi ku ishte parë për herë të fundit, gjendet e ëma e vdekur. Hetuesit besojnë se personi përgjegjës është bashkëshorti i gruas, dhe që pastaj mund të ketë vrarë edhe të birin duke fshehur trupin.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000047

Botuesi: Botimet Dudaj

Diabolus, Dan Brown

Kur makina e fuqishme e NSA-së për zbërthimin e kodeve, hasi në një kod misterioz që nuk e zbërthente dot, agjencia thirri kryekriptografen e saj, Sjuzen Fleçer, një matematiciene bukuroshe dhe brilante. Ajo çka zbuloi përcolli valë shoku nëpër korridoret e pushtetit.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)