• Banner

  • Qeni i Baskervileve, Arthur Conan Doyle

Qeni i Baskervilëve, Arthur Conan Doyle

Sherlok Holmsi është një nga personazhet më të famshëm të librave të verdhë. Nga gjithë librat e shkrimtarit anglez Conan Doyle me detektivin e famshëm Sherlok Holms, romani "Qeni i Baskervilëve" konsiderohet si një nga më të mirët dhe më të sukseshmit.

490 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Qeni i Baskervilëve
Origjinali: The hound of the Baskervilles
Gjinia: Roman
Autori: Arthur Conan Doyle
Shqipëroi: Vjollca Shtylla
Shtëpia botuese: Çabej
Viti: 2007
Fq. 168
Pesha: 0.21 kg
ISBN: 978-99927-33-61-6

Mbi librin

Sherlok Holmsi është një nga personazhet më të famshëm të librave të verdhë. Nga gjithë librat e shkrimtarit anglez Conan Doyle me detektivin e famshëm Sherlok Holms, romani "Qeni i Baskervilëve" konsiderohet si një nga më të mirët dhe më të sukseshmit.

Që kur doli së pari pjesë – pjesë në Strand Magazine më 1901 – 1902 e deri më sot ky roman është përshtatur në dhjetëra e dhjetëra forma të ndryshme artistike: është filmuar për kinemanë të paktën 18 herë, për televizionin 24 herë, është përshtatur si shfaqje me muzikë rock, për teatër etj. Ndikimi i Conan Doyle – it me krejt veprën e tij, e posaçërisht me këtë roman, ka qenë aq i madh në breza të tërë artistësh e shkrimtarësh të shekullit XX, sa gjurmë të këtij libri e të personazheve të tij gjenden në plot vepra të famshme të mëvonshme, shpesh edhe si referenca të qarta ndaj tij: Umberto Eco te "Emri i trëndafilit", Nabokovi në shumë vepra të tij, Ray Radbury te "Fahrenheit 451" etj. "Qeni i Baskervilëve" është një nga klasikët e mëdhenj të librave të verdhë e një nga më të lexuarit mes tyre.

 

Detajet e librit
Cabej
SKU000424
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000075

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Dituria

Engjëlli i hakmarrjes, Sidney Sheldon

Historia e këtij libri ka në qendër një komplot ndërkombëtar djallëzor, që nis nga Salla Ovale e Shtëpisë së Bardhë dhe zhvillohet përgjatë rrugëve përvëluese të Buenos Ajresit, në atmosferën e rafinuar të Parisit dhe Romës, deri në hijet e errëta të mjediseve të Bukureshtit.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Rojtari i farit, Camilla Lackberg

Legjenda popullore thotë se aty sillen shpirtrat e të vdekurve, por kjo nuk e turbullon aspak, përkundrazi në atë vend aq të vetmuar, ku vështrimi të kap vetëm shkëmbinj e det të kripur, Enit i pëlqen të mendojë që fantazmat kanë qëndruar aty për t’i bërë shoqëri. 

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2565

Botuesi: Botimet Dudaj

Mëndafshi francez, Sandra Brown

Brown është një tregimtare e përkryer. Admiruesit e zakonshëm që mburren se janë në gjendje të parashikojnë gjithnjë zhvillimin e ngjarjeve në librat e Brown – it do të gjenden para një befasie të këndshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Instinkti i vdekjes, Jed Rubenfeld

Nju – Jork, 1920. Sapo ka mbaruar Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e njëzetës nuk kanë filluar akoma. Fabrikat po mbyllen, familjet po humbasin shtëpitë e tyre. Burrat pa punë janë të ndaluar të pinë sipas ligjit të ri të Ndalimit të Alkoolit. Rrugët e Manhatanit njehsohen me ndjenjat e kundërshtimit dhe të pasioneve të pashprehura ndaj gjendjes në vend.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Lufta e nervave e komisarit Megre, Georges Simenon

Në datën 7 korrik, në një vilë në një nga lagjet e Parisit, gjenden të vrara dy gra: zonja Henderson, një vejushë e pasur amerikane, së bashku me shërbyesen e saj. Shumë shpejt policia arreston Zhozef Ertënin, një djalosh njëzet e shtatë vjeçar, praninë e të cilit në vendin e krimit e vërtetojnë një sërë gjurmësh që ai ka lënë në vilë.

Çmimi 650 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Living

Vejusha e Zezë, Daniel Silva

E etur për gjak... ISIS-i ka organizuar një sulm me bombë në Paris, gjë që nxit qeverinë franceze të vihet në ndjekje të personit përgjegjës, para se ai të sulmojë sërish. Gabriel Alonit nuk i mbetet veçse të infiltrojë një agjente në grupin terrorist më të rrezikshëm në botë.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja, Jo Nesbo

Forca e errët e hakmarrjes në një triller plot zhvillime të befta që sakaq ndryshojnë gjithçka. Kur hyri në shtëpinë e Ana Bethsenit mbrëmjen e shkuar, inspektori Herri Holi mendoi se thjesht do të kalonte një mbrëmje të këndshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 1

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Një apartament në Paris, Guillaume Musso

Paris, një studio artisti e fshehur në fund të një rrugice të gjelbëruar. Medlina e ka marrë me qira për të pushuar dhe për t’u izoluar. Si pasojë e një gabimi, policja e re e Londrës takohet atje me Gasparin, një shkrimtar mizantrop i ardhur nga Shtetet e Bashkuara për të shkruar në vetmi. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Një familje thuajse e përsosur, Jane Shemilt

Xheni është një mjeke e suksesshme familjeje, nënë e tre fëmijëve adoleshentë, e martuar me një neurokirurg të famshëm. Por, kur vajza e saj më e vogël, Naomi pesëmbëdhjetëvjeçare, nuk kthehet në shtëpi pas shfaqjes teatrale në shkollë, jeta e përsosur që Xheni kujtonte se kishte ndërtuar, zë e shkërmoqet.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Darka, Herman Koch

Dy çifte prindërish të nderuar darkojnë qetësisht në një restorant luksi, ndërkohë që luhet fati dhe e ardhmja e të dyja familjeve. Zhvillojnë një bisedë të këndshme, flasin për filmat, për planet, për pushimet. Por nuk guxojnë të përballen me problemin për të cilin janë takuar: të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)