• Ka mbaruar
Lufta e nervave e komisarit Megre, Georges Simenon
  • Lufta e nervave e komisarit Megre, Georges Simenon

Lufta e nervave e komisarit Megre, Georges Simenon

IDK

Në datën 7 korrik, në një vilë në një nga lagjet e Parisit, gjenden të vrara dy gra: zonja Henderson, një vejushë e pasur amerikane, së bashku me shërbyesen e saj. Shumë shpejt policia arreston Zhozef Ertënin, një djalosh njëzet e shtatë vjeçar, praninë e të cilit në vendin e krimit e vërtetojnë një sërë gjurmësh që ai ka lënë në vilë.

650 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Lufta e nervave e komisarit Megre
Origjinali: Le tete d'un homme
Gjinia: Roman
Autori: Georges Simenon
Shqipëroi: Xhimi Lazri
Shtëpia botuese: Linus
Viti: 2013
Fq. 176
Pesha: 0.198 kg.
ISBN: 978-9928-136-13-8

Mbi librin

Në datën 7 korrik, në një vilë në një nga lagjet e Parisit, gjenden të vrara dy gra: zonja Henderson, një vejushë e pasur amerikane, së bashku me shërbyesen e saj. Shumë shpejt policia arreston Zhozef Ërtënin, një djalosh njëzet e shtatë vjeçar, praninë e të cilit në vendin e krimit e vërtetojnë një sërë gjurmësh që ai ka lënë në vilë.

Për të gjithë ai është fajtor; gjykata e dënon me vdekje. I vetmi që s'beson në fajësinë e tij është komisari Megre, i cili fshehurazi organizon arratisjen e tij nga burgu, me shpresë se kësisoj ai do t'i çojë te vrasësi i vërtetë...

Fragment nga libri

Diku në burgun e Santesë një orë ra dy herë. I burgosuri po rrinte ulur mbi shtrat. Dy duart e tij të mëdha, gjithë gunga, i kish kapur fort pas gjunjëve të mbledhur. Për ndoshta rreth një minutë, vazhdoi të rrinte ashtu krejt palëvizur, i tensionuar, duke mbajtur vesh. Pastaj befas psherëtiu, shtriqi gjymtyrët e u ngrit, dhe ashtu kaba e i ngathët, me atë kokë aq të madhe, krahët tepër të gjatë e gjoksin e zgavruar, nisi të ecte nëpër qeli.

Fytyra s'i shprehte asgjë, në mos një mendje të topitur e të zbrazët, trullosje, apo ndoshta dhe një lloj pandjeshmërie jo njerëzore. Megjithatë, përpara se të arrinte te dera me sythin e mbyllur, ai tundi grushtin drejt njërit prej mureve.

Mbi autorin

Georges Simenon (1903-1989), shkrimtar belg i gjuhës frënge; autor i një numri mjaft të madh romanesh e novelash, por që njihet kryesisht për serinë e romaneve që kanë për protagonist komisarin Megre të policisë franceze.

I përkthyer në 47 gjuhë të botës (me mbi 3.500 përkthime), është një ndër shkrimtarët më të lexuar të të gjitha kohërave, duke u renditur i treti ndër shkrimtarët e gjuhës frënge, vetëm pas Zhyl Vernit dhe Aleksandër Dymasë, dhe i gjashtëmbëdhjeti (sipas Index Translationum të botuar nga UNESCO), në botë. Në mbarë botën janë shitur më se 700 milion kopje të librave të tij.

 

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928136138
ean13
9789928136138
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Living

Atje ku pemët takojnë yjet, Glendy Vanderah

Vogëlushja e quan veten Ursa dhe pretendon se ka ardhur nga yjet, për të dëshmuar pesë mrekulli. E shqetësuar dhe me gjysmë zemre, Xhoi e lejon të qëndrojë, derisa… të zbulojë të shkuarën e saj.
1 400 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.
1 100 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Mbytja, Camilla Läckberg

Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh...
1 200 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Pakoja, Sebastian Fitzek

Shumë, shumë larg, prapa maleve të fjalëve, larg prej vendeve zanore dhe bashkëtingëllore, atje jetonin tekstet e verbëra. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. Ndarazi ata jetonin në të djathtë të bregut të semantikës, suaj. Madje edhe tregimi i gjithëfuqishëm nuk ka asnjë kontroll mbi verbërinë. 
1 090 Lekë
More

Botuesi: Toena

Qerbelaja, Jacques Charmelot

Një gazetar është zhdukur. Një mister i varrosur për shekuj me radhë është duke ardhur përsëri në jetë. Për të shkatërruar Islamin dhe botën. Ku kishin përfunduar paratë? Kjo është pyetja e fundit që Ned Rashi i bëri vetes, pak para se të zhdukej.
1 300 Lekë
More

Botuesi: Pegi

E veçanta e dhjetorit, Donald Ryan

Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençus se ç’mund të mendojmë.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Sekreti i mijëvjeçarit, Katherine Neville

Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: OMBRA GVG

Arlekini, Bernard Cornwell

Ishte koha kur anglezët kapërcyen La Manshin për të luftuar kundër francezëve. Ushtria udhëhiqej nga mbreti, lordët e mëdhenj dhe kalorësit, por do të ishin harkëtarët, njerëzit e thjeshtë, arma sekrete e Anglisë.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001809

Botuesi: Pegi

Femija 44, Tom Rob Smith

Në Bashkimin Sovjetik, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
1 250 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja, Jo Nesbo

Forca e errët e hakmarrjes në një triller plot zhvillime të befta që sakaq ndryshojnë gjithçka. Kur hyri në shtëpinë e Ana Bethsenit mbrëmjen e shkuar, inspektori Herri Holi mendoi se thjesht do të kalonte një mbrëmje të këndshme.
1 200 Lekë
More

Dy libra në lidhje me Romën e lashtë

Te ky produkt ofrohet një roman historik nga Roma e lashtë, Imperium nga Robert Harris si dhe libri referencë për historinë e Romës nga historiania britanike Mary Beard. 
2 500 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Putzi - Pianisti i Hitlerit, Thomas Snégaroff

Tregtar arti në Nju Jorkun bohemian të viteve 1910, muzikant kur mundej, Ernst Hanfeshtengel u bë dhjetë vjet më vonë njeri i afërt dhe pianist i Hitlerit. Ky burrë ekstravagant që ngjalli xhelozinë e nazistëve, ishte magjepsur nga shefi i tyre të cilit i fali para, familje dhe meloditë e Vagnerit ditë e natë.
1 000 Lekë
More

Referenca: K1R3P2

Botuesi: Bota Shqiptare

Sepse të dua, Guillaume Musso

Lajla, një vajzë e vogël 5 vjeçare, zhduket në një qendër tregtare të Los Anxhelosit. Prindërit e saj, të thyer, të vrarë shpirtërisht ndahen nga njëri – tjetri. Pesë vjet më vonë, vajza gjendet pikërisht në të njëjtin vend ku kishte humbur. Ajo është gjallë, por e zhytur në një heshtje dhe mister të thellë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Papirus

Lustrum, Robert Harris

Një orator, një sociopat, një oligark, një pasunar i pacipë që merr përsipër të flasë për drejtësi shoqërore, ndihmë për të varfrit dhe bukë falas në një qytet që po transformohet brenda natës nga pasuritë e pabesueshme të akumuluara në grabitjen e vendeve të tjera.
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001815

Botuesi: Pegi

Trashegimia e Stonhenxhit, Sem Krister

Tetë ditë përpara solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish.Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten.
1 000 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000075

Botuesi: Botimet Dudaj

Vdekje në Nil, Agatha Christie

Qetësia e një udhëtimi përgjatë lumit Nil shprishet befas nga zbulimi i tmerrshëm se Linete Rixhuei ishte goditur me një plumb në kokë. Ishte e re, moderne dhe shumë e bukur. Një vajzë që kishte gjithçka... deri në çastin që humbi jetën.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000078

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje makabre, Agatha Christie

Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave, të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000420

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje në famulli, Agatha Christie

Ai që do të vrasë kolonel Prothëroin, - tha famullitari duke prerë me thikë një kofshë viçi të pjekur, do t'i bëjë një nder të madh kësaj bote!" Ishte një pohim i lëshuar pa kujdes nga një njeri i kishës.
672 Lekë
More

Referenca: SKU000424

Botuesi: Cabej

Qeni i Baskervilëve, Arthur Conan Doyle

Sherlok Holmsi është një nga personazhet më të famshëm të librave të verdhë. Nga gjithë librat e shkrimtarit anglez Conan Doyle me detektivin e famshëm Sherlok Holms, romani "Qeni i Baskervilëve" konsiderohet si një nga më të mirët dhe më të sukseshmit.
490 Lekë
More