• Banner

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.

1 100 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Princesha prej akulli
Origjinali: Isprinsessan
Gjinia: Roman
Autori: Camilla Läckberg
Shqipëroi: Alina Karaulli
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2013
Fq. 400
Pesha: 0.44 kg
ISBN: 978-99943-0-273-4

Mbi autoren

Camilla Läckberg ka lindur në vitin 1974. Ka punuar si ekonomiste deri në kohën kur kreu një kurs për mënyrën se si shkruhen romanet policorë, çka ia ndryshoi karrierën në mënyrë thelbësore. Ajo është një emër i njohur në Suedi dhe shtatë romanet e saj policore e psikologjike, me personazhe kryesore Erika Falkun dhe Patrik Hedstromin, janë ndër më të shiturit në Europë.

Kamila jeton në Stokholm me të shoqin dhe tre fëmijët e saj. Me këtë libër nis botimi në shqip i një serie të suksesshme romanesh me të njëjtën tematikë nga kjo autore, që tashmë janë përkthyer në 30 gjuhë të botës.

Mbi librin

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.

Ndërkohë, detektivi vendor Patrik Hedstrom ka dyshimet e veta për çështjen. Vetëm pasi fillojnë të punojnë së bashku, nis të dalë e vërteta mbi një qytet të vogël me një të kaluar thellësisht të turbullt...

Komente mbi librin

"Mjeshtre në përzierjen e skenave të intimitetit familjar me tmerrin që të ngrin gjakun." Guardian "Të pushon zemra... një shkollë e romanit policor skandinav."

Val McDermid

"Drithërues, i gënjeshtërt dhe i kthjellët, ashtu si mjedisi i akullt që përshkruan."

Literary Review

 

Detajet e librit
2889
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Botimet Dudaj

Predikuesi, Camilla Läckberg

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Zogu ogurzi, Camilla Läckberg

Fjelbaka po lë pas krahëve një tjetër dimër të heshtur. Në këtë qytezë dikush kërkon të tërheqë vëmendjen në këtë qendër të vogël të bregdetit. Cili do të ishte një rast më i mirë se një "reality show" me telekamera të vendosura gjithkund për të marrë vende dhe persona që do të hyjnë në shtëpitë e dhjetëra mijëra telespektatorëve?

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Fëmija i fshehtë, Camilla Läckberg

Shkrimtarja e serisë së krirneve Erika Falk, tronditet kur zbulon një medalje naziste mes sendeve të nënës së saj të ndjerë. E frymezuar për të rrëmuar thenë në sekretet e familjes, ajo viziton një mësues histone në pension për të marrë përgjigje. Dy ditë më pas, ai vdes. Detektivi Patrik Hedstrom është me leje atësie.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Nuk duhet të fle, S. J. Watson

Kujtesa na përkufizon. Atëherë, çdo të ndodhte sikur të humbisje kujtimet e tua sa herë që fle? Emri yt, vetvetja, e kaluara jote, edhe njerëzit që do, të gjitha të harruara brenda natës. Dhe i vetmi njeri të cilit i beson, ndoshta po të tregon vetëm gjysmën e historisë. Mirë se erdhe në jetën e Kristinës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: IDK

Atë që meriton, Anne Holt

Ky roman është i pari i një serie që ka mbërthyer vëmendjen e lexuesve të gjysmës së botës për gdhendjen e pastër të personazheve, për stërhollimin psikologjik të denjë për autorët e mëdhenj të romaneve të verdha angleze.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R3P5

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza dhe nata, Guillaume Musso

Në një natë të akullt, ndërsa kampusi i liceut të saj është paralizuar nga një stuhi dëbore, Vinka Rokuell, nëntëmbëdhjetë vjeçe, një nga studentet më të shkëlqyera të vitit të fundit, arratiset bashkë me profesorin e saj të filozofisë, me të cilin ka një marrëdhënie të fshehtë. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 2

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2565

Botuesi: Botimet Dudaj

Mëndafshi francez, Sandra Brown

Brown është një tregimtare e përkryer. Admiruesit e zakonshëm që mburren se janë në gjendje të parashikojnë gjithnjë zhvillimin e ngjarjeve në librat e Brown – it do të gjenden para një befasie të këndshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Labirinti i fshehtë, Luca Filippi

Viti i Zotit 1503. Në kështjellën e Goricias një tregtar venecian u gjet i mbytur në dhomën e vet. Gastaldi i Goricias kërkon të hedhë dritë mbi krimin dhe ngarkon me detyrën e hetimit Tiberio di Castro, një farmacist roman në syrgjyn, i shoqëruar nga Izabela, bija e bukur dhe inteligjente e viktimës, si dhe nga një murg misterioz.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Shantaram, Gregory David Roberts, vol. 1

Rrugëtimi i Linit ndërthuret me luftën, burgun, torturat, vrasjet dhe një sërë tradhtish të mistershme e të përgjakshme. Geto mes flakëve dhe hotele me pesë yje, dashuri romantike dhe vuajtje në burg, beteja mes bandash kriminale dhe filma të Bollivudit, të gjitha këto pasqyrojnë botën dhe eksperiencën njerëzore të përshkruar më së miri në këtë vepër...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Vajza angleze, Daniel Silva

Një vajzë... shtatë ditë... përndryshe, është e vdekur. Madalena Harti është një vajzë e bukur, e zgjuar dhe e etur për sukses, me një të ardhme të ndritur në qeverinë britanike. Ajo vjen nga një fëmijëri e varfër, por mbart edhe një të fshehtë të errët: është e dashura e kryeministrit Xhonatan Lankaster.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

E panjohura e Senës, Guillaume Musso

Një natë dhjetori me mjegull, një grua e re nxirret nga lumi Senë pranë Urës së Re. Lakuqiq, me amnezi, por e gjallë. Shumë e tronditur, ajo dërgohet në infermierinë e komisariatit të policisë së Parisit... nga ku arratiset pas disa orësh...

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Bashkëpunëtori, John Grisham

Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashëm dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme. Por ka edhe një të fshehtë të errët, që mund t'ia shkatërrojë ëndrrat, karrierën, madje dhe jetën.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Dituria

Engjëlli i hakmarrjes, Sidney Sheldon

Historia e këtij libri ka në qendër një komplot ndërkombëtar djallëzor, që nis nga Salla Ovale e Shtëpisë së Bardhë dhe zhvillohet përgjatë rrugëve përvëluese të Buenos Ajresit, në atmosferën e rafinuar të Parisit dhe Romës, deri në hijet e errëta të mjediseve të Bukureshtit.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)