Procedura, Harry Mulisch
  • Procedura, Harry Mulisch

Procedura, Harry Mulisch

2669
Dituria

Ky roman i Harry Mulisch, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë.

700 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Procedura
Origjinali: De Procedure
Gjinia: Roman
Autori: Harry Mulisch
Shqipëroi: Edit Dibra
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2003
Fq. 208
Pesha: 0.32 kg
ISBN: 978-99927-59-17-8

Mbi librin

Ky roman i Harry Mulisch, tashmë i njohur si mjeshtër i fjalës në gjithë botën, është një traktat i vështruar në një perspektivë letrare: krijimi i jetës nga lënda e pajetë. Zoti krijoi Adamin nga balta, Frankenshtajni përdori pjesët e trupit, Pigmalioni mermerin, Viktor Verkeri, një mikrobiologjist në lule të krijimtarisë, ka zbuluar "eobiontin", një kristal argjile me cilësi metabolike dhe fuqi vetëripërtëritëse.

Historia e rabinit Levi, që jeton në Pragën e shekullit të XVI – të dhe që ngarkohet nga perandori Rudolf ll t'i japë shpirt një figure prej balte, pra një golemi, është sinjali i parë. Sapo merr jetë, golemi vret dhëndrrin e Levit, Isakun.

Shumë kohë më pas, Viktori, profesor në Universitetin e Berklit i shkruan letra njëra pas tjetrës Klarës, ish të dashurës së tij dhe Aurorës, vajzës së tij të vdekur. Eobionti e ka bërë Viktorin të famshëm, por fuqia e tij për ta krijuar jetën normalisht, është shuar përfundimisht. Klara e ka braktisur sapo shtatzania e saj përfundoi me një dështim. Viktori është një mishmash i mirësisë dhe egoizmit të shfrenuar. Dhe ai vuan pasojat e shpikjes së tij makabre, të famës dhe egoizmit të tij, kur nis të vuajë nga paranoja e përndjekjes.

Mbi autorin

Harry Mulisch ka lindur në Harlem më 1927. Ai është një nga shkrimtarët hollandezë më në zë të kohës sonë. Vepra e tij përbëhet nga romane, poezi, tregime, drama, histori bashkëkohore dhe studime, të përkthyera tashmë në shumë gjuhë.

 

Detajet e librit
2669
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

E veçanta e dhjetorit, Donald Ryan

Kjo histori, sa e ëmbël, aq dhe e hidhur, na kujton se në jetë jemi të rrethuar nga shpirtra të thjeshtë, të cilët shpesh janë më të thellë e më të mençus se ç’mund të mendojmë.
800 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Misteri i ishullit të vogël, Ane Riel

Një shkrimtare midis Stephen Kingut dhe Vëllezërve Grim, me një roman prekës për një dashuri të marrë dhe të tepruar që arrin të dërrmojë në përqafimin e saj njerëzit që do të dëshironte t’i mbronte.
900 Lekë
More

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Morava

Biblioteka e të vdekurve, Glenn Cooper

Ky roman e ka zanafillën në dhjetor të vitit 782 në një abaci në ishullin Vektis (Angli), kur Oktavusi i vogël, që murgjit e strehuan për bamirësi, merr një pergamenë dhe nis të shkruajë një varg pambarim emrash të shoqëruara përbri me numra. Një listë enigmatike dhe trazuese.
900 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Vajza e dikurshme, J. P. Delaney

E dëshpëruar për të gjetur një vend për të jetuar, Ema përfundon në shtëpinë e rrugës "Folgejt". Shtëpia është vërtet një mrekulli: dizajn minimalist, ku ndërthuren xhami, guri i lëmuar dhe tavanet e varura. Por, arkitekti i mistershëm që e ka ndërtuar, ngulmon se banorët duhet të jetojnë sipas disa rregullave të rrepta.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Rregulli i ekuilibrit, Gianrico Carofiglio

Një pranverë e çuditshme, e pavendosur, ashtu sikurse gjendja shpirtërore dhe psikologjike e Guido Guerrierit. I strukur në një cep të errët, për shkak të një historie personale që e nxit të mendojë për jetën, Guido mbyllet në vetvete. Bashkëbiseduesi i tij i parapëlqyer është thesi i boksit që varet në mes të dhomës së ndenjes.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001132

Botuesi: Botimet Dudaj

Apelimi, John Grisham

Në Misisipi, në një sallë gjyqi të mbushur plot e përplot, juria merr një vendim tronditës kundër një kompanie kimike, që akuzohet për derdhjen e mbeturinave toksike në rrjetin e furnizimit me ujë të një qyteti të vogël, çka shkakton përqendrimin kanceroz më të madh në histori.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Shqiponja dhe Oktapodi, Gianni Palagonia

Tani po rrinim në trafik dhe kjo më jepte mundësi të vëzhgoja qytetin, që shfaqej si një kantier gjigant në qiell të hapur. Pallate në ndërtim gjithandej, të bukura, madje shumë të bukura, po pa asnjë lloj harmonie urbanistike...
1 400 Lekë
More

Botuesi: Living

Çështja Karavaxho, Daniel Silva

Gabriel Aloni, restaurues veprash arti dhe agjent sekret, ndodhet në Venecia, ku policia italiane i bën një kërkesë të pazakontë. Tregtari i veprave të artit, Xhulian Isherudi, është përballur me një skenë drithëruese krimi dhe po mbahet si i dyshuar.
1 400 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 2

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Avokati i Djallit, Morris L. West

Në çastin kur merr vesh se një kancer nuk i lë më shumë se disa muaj jetë, Imzot Meredithi, prelat anglez i Kurisë romane, është ngarkuar nga Vatikani me një hetim të vështirë, që ai duhej ta bënte në një fshat të mjerë të Kalabrisë, lidhur me një personazh të mistershëm, të pushkatuar nga partizanët në fund të luftës.
750 Lekë
More

Botuesi: Morava

Fshihmë në zemrën tënde, Torsten Pettersson

Në qytetin e Forshallës, komisar Lindmarku përballet sërish me një hetim delikat: Petra, një vogëlushe nëntëvjeçare, është zhdukur. Fillojnë menjëherë supozimet hetimore: Petra mund t'ia ketë mbathur ose mund ta ketë rrëmbyer një fqinj, i cili ka dosje penale.
700 Lekë
More

Botuesi: Argeta LMG

13-ta e pafat, James Patterson, Maxine Paetro

Libri "13 – ta e pafat" e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro e shpien lexuesin nëpër ngjarje, të cilat përmbajnë situata drithëruese dhe tërheqëse, të tilla që në përgjithësi nuk janë lëvruar shpesh nga kryetitujt e botës së vërtetë. Ky libër do t'u sjellë lexuesve të vjetër që e pëlqejnë shkrimtarin, ashtu edhe atyre të rinj, plot gjëra që do t'i kënaqin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dituria

Shtëpia e shtrembër, Agatha Christie

Një sipërmarrës shumë i suksesshëm, Aristidh Leonidhes, me prejardhje greke por i vendosur në Angli qysh në rini, gjendet i vdekur në vilën e tij luksoze jo fort larg Londrës.
800 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Bashkëpunëtori, John Grisham

Kajl Mekavoji zotëron një mendje juridike të shquar. I pashëm dhe i dashur, ai ka një të ardhme të ndritshme. Por ka edhe një të fshehtë të errët, që mund t'ia shkatërrojë ëndrrat, karrierën, madje dhe jetën.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000996

Botuesi: Dituria

Atentati, Harry Mulisch

Dhjetor 1945. Franca është çliruar, luftohet në territoret e Rajhut të Tretë, por Holanda, për një gabim strategjik të aleatëve, vuan ende nën pushtimin nazist. Ndërsa përshkon me biçikletë një zonë të qetë banimi të Haarlemit, një polic kolaboracionist, Fake Ploeg, i njohur për mizoritë e tij, vritet dhe trupi i tij transportohet përpara shtëpisë së...
400 Lekë
More

Referenca: SKU001809

Botuesi: Pegi

Femija 44, Tom Rob Smith

Në Bashkimin Sovjetik, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001815

Botuesi: Pegi

Trashegimia e Stonhenxhit, Sem Krister

Tetë ditë përpara solsticit të verës, një njeri masakrohet në një ritual sakrifikues gjakngrirës, në vendin e lashtë të Stonhenxhit, përpara një grupi adhuruesish.Brenda pak orësh, një nga zbuluesit e thesareve më të njohura në botë vret veten.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.
1 250 Lekë
More