• Banner

Femija 44, Tom Rob Smith
  • Femija 44, Tom Rob Smith

Femija 44, Tom Rob Smith

Në Bashkimin Sovjetik, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Fëmija 44
Origjinali: Child 44
Gjinia: Roman, thriller
Autori: Tom Rob Smith
Shqipëroi: Artan Miraka
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2011
Fq. 412
Pesha: 0.421 kg.
ISBN: 978-9928-124-01-2

Mbi librin

Në Bashkimin Sovjetik, ndonëse miliona njerëz jetojnë në frikë, nuk ekziston krimi. Edhe dyshimi më i vogël për tradhti ndaj shtetit apo fjala e gabuar në kohën e gabuar, mund ta çojnë një njeri të pafajshëm drejt ekzekutimit.Oficeri Leo Demidov, një hero lufte idealist, beson se po ndërton një shoqëri të përkryer. Por, besnikëria e tij nis të lëkundet, pasi bëhet dëshmitar i marrjes në pyetje të një njeriu të pafajshëm dhe, kur merr urdhër të hetojë gruan e vet, Raisën, ai detyrohet të zgjedhë të vërtetën që i dikton zemra. Atëherë ndodh e pabesueshmja.

Një vrasës është i lirë të vrasë sa herë të dojë dhe dogmat e Leos marrin fund njëherë e përgjithmonë. I denoncuar nga armiqtë e vet dhe i internuar, vetëm me Raisën në krah, rrezikon edhe jetën për të gjetur këtë kriminel, të cilin, shteti nuk pranon as që ekziston. Dhe ndërkaq, Leoja zbulon se rreziku i vërtetë nuk i kanoset nga vrasësi që përpiqet ta kapë, por nga vendi që përpiqet të mbrojë.

Komente mbi librin

"Tom Rob Smith, brenda faqeve të romanit të tij të thurur mjeshtërisht, zbulon misterin e titullit "Fëmija 44". Ky çast është tronditës dhe përjetohet nëse keni lexuar faqet që paraprijën atë."

New York Times

"Ky thriller rrëqethës përmban gjithçka që dëshironi...madje, shumë më tepër. Një gozhdues i vërtetë."

Independent

 

Detajet e librit
SKU001809
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001903

Botuesi: Te tjere

Ndjesia e Smilles per deboren, Peter Hoeg

Për policinë nuk ka dyshime, bëhet fjalë për një aksident: Isaja i vogël, duke vrapuar mbi çati, kishte rënë. Por, Smilla s'mendon ashtu. E rritur në Groenlandë, ku ekzistojnë më se dhjetë fjalë të ndryshme për dëborën, ajo i kish parë gjurmët e fëmijës në dëborë dhe e dinte se ajo që kishte ndodhur s'qe aksident.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2193

Botuesi: Dituria

Hipnotizuesi, Lars Kepler

Quhet Erik Maria Bark dhe ishte hipnotizuesi më i famshëm në Suedi. Por më pas gjithçka shkoi tmerrësisht keq dhe jeta e tij qëndronte një hap larg humnerës. Premtoi publikisht të mos e praktikonte më kurrë hipnozën dhe për 10 vjet e mbajti këtë premtim. Deri sot.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Arka e Noes

Kallocain, Karin Boye

Me idealin për një botë të qashtër, pa ligësi dhe cene, e ndërkohë edhe me dyshimet që e brejnë përbrenda për fuksionimin e një sistemi tërësor, e gjer në drithmat e një xhelozie të verbër ndaj së shoqes, Leo Kall rrëfen një rrugëtimim personal, i cili shkërmoqet përballë të vërtetës me të cilën haset dhe që është krejt e papërfytyrueshme.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Ortaku, John Grisham

Romani "Ortaku", i Romani "Ortaku", i shkruar në vitin 1997, tregon historinë e Patrikut, dikur një ortak në një studio ligjore, i pasur dhe shumë i aftë profesionalisht, por që pasi vodhi 90 milionë dollarë nga studioja e tij mori arratinë, deri sa u kap në xhunglat braziliane.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Hakmarrja, Jo Nesbo

Forca e errët e hakmarrjes në një triller plot zhvillime të befta që sakaq ndryshojnë gjithçka. Kur hyri në shtëpinë e Ana Bethsenit mbrëmjen e shkuar, inspektori Herri Holi mendoi se thjesht do të kalonte një mbrëmje të këndshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

I dyshuari X, Keigo Higashino

Si në një lojë shahu ku çdo lëvizje është një vëzhgim i hollë i psikologjisë së kundërshtarit, romani “i dyshuari X” është një thriller me një suspensë dhe një finesë unike.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000189

Botuesi: Ideart

Omerta, Mario Puzo

Bosi plak, Rajmondo Aprile, tashmë i lodhur, vendos të tërhiqet nga skena. Për të mbrojtur fëmijët, të cilët punojnë në profesione të ndershme dhe që nderohen nga mjedisi, për të mbajtur njëkohësisht nën mbikëqyrje veprimtaritë, Don Rajmondo thërret nga Sicilia nipin e birësuar, Astor Viola, i cili kohë më parë kish mësuar gjithçka rreth shkencave bankare.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Profecia e Romanovëve, Steve Berry

Majls Lordi, avokat me origjinë nga Atlanta, specialist i historisë ruse, zotëron papritmas dokumente turbullues për fatin e familjes së carit të fundit: një profeci e çuditshme e Rasputinit, njeriut të afërt të careshës Aleksandra dhe një tekst të shkruar me dorë me autor Leninin në të cilin ky pyet veten nëse të gjithë Romanovët kanë vdekur vërtet në...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Argeta LMG

Aventurat e Sherlok Holmsit, Artur Konan Dojl, vol. 1

1. Romani: Etyd në tone të purpurta• Pjesa e parë: Nga kujtimet e doktor Xhon H. Uatsonit• Pjesa e dytë: Vendi i Shenjtorëve 2. Tregimet nga seria "Aventurat e Sherlok Holmsit"• Një skandal në Bohemi• Lidhja e flokëkuqve• Përcaktimi i identitetit• E fshehta e Luginës së Boskombit etj.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Sekreti i mijëvjeçarit, Katherine Neville

Në kërkim të një komplet mistik shahu, që dikur kishte qenë pronë e Karlit të Madh, ngjarjet e romanit shtrihen në dy shekuj dhe në tri kontinente, duke ndërthurur intriga të vjetra dhe moderne, kërkime arkeologjike thesaresh, gjëegjëza të fshehta dhe enigma të mbushura me të dhëna të kodifikuara nga e shkuara e lashtë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UEGEN

Vëllezërit Karamazovë, F. M. Dostojevski, vol. 2

Te ky libër, me nuanca të theksuara dhe me shprehjen e plotë të njohjes së thellë psikologjike, të analizës së thellë psiko – analitike, zgjohet vërtet një interes i veçantë, i cili po aq është edhe një libër plot kolorit, të papritura që godasin në shenjë e me një subjekt që rrjedh natyrshëm e pa pikë sforcimi.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dituria

Njëzet vjetët e Lusit, Elsa Osorio

Në këtë thriller tërheqës, Elsa Osorio ka sjellë historinë e fortë të një vajze të re, që përpiqet të gjejë identitetin. Në thelb, historia e Lusit pasqyron atë të popullit argjentinas: si mund të shpresojmë të kuptojmë veten, nëse historia jonë është e mbuluar me sekrete dhe tragjedi?

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000078

Botuesi: Botimet Dudaj

Vrasje makabre, Agatha Christie

Një vrasës serial gjendet i lirë dhe priret t'i kryejë vrasjet sipas rendit alfabetik. Dhe, si një kartëvizitë makabre, lë pranë trupit të çdo viktime një guidë ABC të orareve të trenave, të hapur në faqen në të cilën ndodhet emri i vendit ku është kryer vrasja.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)