• Ka mbaruar
Marredheniet nderkombetare, Joshua S. Goldstein
  • Marredheniet nderkombetare, Joshua S. Goldstein

Marredheniet nderkombetare, Joshua S. Goldstein

SKU000989
Dituria

Është teksti kryesor për një paraqitje të thelluar të marrrëdhënieve ndërkombëtare, me rrjedhimet dhe institucionet e saj. Libri është njëkohësisht një histori e shkurtër e tyre në botë. 

1 250 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Marrëdhëniet ndërkombëtare
Origjinali: International Relations
Gjinia: Marrëdhëniet ndërkombëtare
Autori: Joshua S. Goldstein
Shqipëroi: Arian & Teuta Starova
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2003
Fq. 632
Pesha: 0.927 kg
ISBN: 978-99927-59-322

Mbi librin

Botimi i katërt i këtij libri vazhdon të qëndrojë në krye të listës së teksteve shkollore për hyrjen në marrëdhëniet ndërkombëtare, sidomos në sistemin e ri e interesant të integrimit të tekstit me teknologjinë.

Ky libër shoqërohet hap pas hapi me një faqe shumë të pasur në internet, ku sidomos studentët, por edhe të gjithë ata që interesohen për çështjet ndërkombëtare, për politikat e jashtme të shteteve në veçanti dhe të organizatave ndërkombëtare në përgjithësi, do të gjejnë një burim të pasur referimi teorik dhe praktik.

Përparësitë e botimeve të mëparshme vazhdojnë edhe më këtë, trajtimi i qëndrimeve klasike dhe alternative teorike; të dhëna të përditësuara dhe të paraqitura qartë; dhe trajtimi më i shkëlqyer i ekonomisë ndërkombëtare. Një stil i gjallë të shkruari, plot shembuj provokues, të rëndësishëm, e bëjnë kompleksin e pasur të politikës ndërkombëtare të kuptueshëm dhe emocionues për çdo lexues.

Komente mbi librin

"Në fushën tonë është gjë e rrallë të gjesh një libër, pa folur për librat shkollorë, në të cilin ndërthuren vështrime teorike për politikën botërore me një vazhdë të gjerë informacioni të pasur, të balancuar dhe të azhornuar për disa prej çështjeve më të rëndësishme të marrëdhënieve ndërkombëtare."

Shibley Telhami, University of Maryland

"Pa dyshim, libri më i mirë i hyrjes që kam përdorur në mbi një çerekshekulli mësimdhënie. Studentët e mi thjesht e adhurojnë."

Gerald J. Bender, University of Southern California

"Studentët e kanë kuptuar që gratë si punëtoret e fabrikave, si aktivistet e paqes, si mendimtaret politike duhet të merren në konsideratë në kurset e Marrëdhënieve ndërkombëtare. Teksti hyrës i përditësuar dhe tërheqës i Joshua Goldstein – it i përgjigjet kësaj nevoje."

Cynthia Enloe, Clark University

"I pashoq ndër tekstet universitare për marrëdhëniet ndërkombëtare, përsa i përket përshkrimit të tendencave ushtarake botërore dhe qëndrimeve të reja për kontrollin e armëve dhe sigurinë."

Randall Forsberg, Instituti i Studimeve të Mbrojtjes dhe Çarmatimit

"Paraqitje fantastike e politikës botërore; teksti hyrës më emocionues dhe i shkruar më mirë që kam parë ndonjëherë."

Richard Herrman, Ohio State University

"I paraqet qartë idetë dhe i shmanget zhargonit me vendosmëri... Goldstein u jep studentëve mjete dhe u kërkon të mendojnë."

Gorge Emerson, Miami Dade Community College

Detajet e librit
SKU000989
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Tirana Times

Rendi botëror, Henry Kissinger

Shumë kohë më parë, në moshën e rinisë, isha mjaft i rrëmbyer sa e mendoja veten të aftë për të shpallur "Kuptimin e Historisë". Tani e di se kuptimi i historisë është një problem që duhet zbuluar dhe jo shpallur.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Përplasje qytetërimesh, Fatos Tarifa, Iliaz Labi

Ngjarjet tragjike të 11 shtatorit 2001, të cilat u pasuan nga lufta kundër regjimit të Talibanit në Afganistan dhe nga rrëzimi i regjimit të Sadam Huseinit në Irak, si edhe kriza politike që vazhdon në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Egjipt dhe në Siri, kanë krijuar mjaft pështjellim në përdorimin e termave dhe të koncepteve të tilla si: Islam, islamizëm,...
500 Lekë
More

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.
480 Lekë
More

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Organizatat Ndërkombëtare, Ian Hurd

Një vlerë e shtuar shumë e nevojshme në fushën e organizatave ndërkombëtare. Ian Hurd hulumton teoritë kyçe dhe çështjet praktike të organizatave ndërkombëtare me një shkrim të qartë, përfshirës dhe tërësor.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU001502

Botuesi: Te tjere

Fjalor termash biznesi, finance dhe juridiksioni ekonomik, Anglisht-Shqip, Luan Kaceli

Ky Fjalor përmban rreth 20.000 terma, dhe është përmirësimi dhe zgjerimi i plotë i Fjalorit të mëparshëm "Terma Juridike, Ekonomike dhe Biznesi", i botuar më parë, i cili përmbante rreth 9.000 terma. Nga vetë numri i termave, rezulton se ky fjalor përmban mbi dyfishin e termave të shtjelluara në Fjalorin e parë, dhe një përmirësim të dukshëm të termave të...
1 200 Lekë
More

Referenca: SKU001163

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Politika ndërmjet kombeve, Hans J. Morgenthau

Hans J. Morgenthau lindi në Gjermani në vitin 1904. I diplomuar në Universitetet e Berlinit, Frankfurtit dhe Mynihut, ai dha mësim dhe ushtroi jurisprudencë në Frankfurt, ku ishte Kryetar i Gjykatës së Punës. Një vit para se Hitleri të vinte në pushtet, profesor Morgenthau shkoi të jepte mësim në Universitetin e Gjenevës.
1 450 Lekë
More

Botuesi: Botart

Kush e sundon botën, Noam Chomsky

Nëpërmjet një analize tërësore dhe të mprehtë të situatës aktuale ndërkombëtare, Noam Chomsky ekzaminon mënyrën me atë të së cilës Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht fuqizimit të Europës dhe Azisë, vazhdojnë të përcaktojnë ende në një mase të madhe termat e diskurseve globale.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Inercia e historisë, Yan Xuetong

Prof. Yan ka shkruar një libër provokues dhe ka krijuar një strategji për ndërtimin e një strukture bipolare me Kinën dhe Shtetet e Bashkuara si një pol. Strategjia që ai propozoi për Kinën ishte krijimi i një aleance politike dhe ushtarake për të përballur aleancën e SHBA.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001160

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Historia e integrimit Europian, Desmond Dinan

Titulli: Historia e integrimit EuropianOrigjinali: Ever closer unionGjinia: Marrëdhëniet ndërkombëtareAutori: Desmond DinanShqipëroi: Julia ÇelaShtëpia botuese: AIIS Tirana TimesFq. 236Pesha: 0.329 kgISBN: 978-99956-736-4-2
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001434

Botuesi: UET Press

Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Lindjes së Mesme, Louise Fawcett

Ky libër synon të pajisë lexuesin me një udhëzues gjithëpërfshirës e të përdorshëm për të kuptuar marrëdhëniet ndërkombëtare të Lindjes së Mesme gjatë shekullit të kaluar. Pak pjesë të botës kanë qenë kaq shumë të goditura nga konflikti dhe lufta.
1 000 Lekë
More

Referenca: 2737

Botuesi: Tirana Times

Teori te Marredhenieve Nderkombetare, Burchill, Linklater, Devetak, Donnelly, Peterson, Reus-Smit, True

Sikurse pararendësit e tij, botimi i tretë synon t'i pajisë studentët e niveleve të larta universitare dhe ata pasuniversitare me një udhërrëfyes të këndvështrimeve teorike kryesore të fushës. Fillesat e projektit gjenden në vitin 1995, në zhvillimin e një kursi të nxënies në distancë nga universiteti Deakin.
1 500 Lekë
More