• Banner

  • Ka mbaruar
Organizatat Nderkombetare, Ian Hurd
  • Organizatat Nderkombetare, Ian Hurd

Organizatat Ndërkombëtare, Ian Hurd

Një vlerë e shtuar shumë e nevojshme në fushën e organizatave ndërkombëtare. Ian Hurd hulumton teoritë kyçe dhe çështjet praktike të organizatave ndërkombëtare me një shkrim të qartë, përfshirës dhe tërësor.

1 500 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Organizatat Ndërkombëtare, politika, ligji dhe praktika
Origjinali: International Organizations: Politics, Law, Practice
Gjinia: Marrëdhënie ndërkombëtare
Autori: Ian Hurd
Shqipëroi: Enri Hide
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2017
Fq. 408
Pesha: 0.501 kg.
ISBN: 978-99943-0-507

Komente mbi librin

"Një vlerë e shtuar shumë e nevojshme në fushën e organizatave ndërkombëtare. Ian Hurd hulumton teoritë kyçe dhe çështjet praktike të organizatave ndërkombëtare me një shkrim të qartë, përfshirës dhe tërësor."

Jon Pevehouse, University of Wisconsin

"Kjo hyrje e shkëlqyer në organizatat ndërkombëtare e një prej studiuesve të rinj më premtues të kësaj fushe është tekst themelor për çdo kurs të institucioneve ndërkombëtare; ai është lehtësisht i kuptueshëm, gjithëpërfshirës në mbulimin e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe i mirë-strukturuar sipas detyrimeve që lindin për shtetet prej traktateve themeluese të organizatave ndërkombëtare, respektimin në praktikë të këtyre detyrimeve nga shtetet dhe aftësisë së organizatave ndërkombëtare për të imponuar respektimin e rregullave të tyre."

Ulrich Sedelmeier, Lektor Senior i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, London School of Economics and Political Science

Mbi librin

Botimi i dytë i këtij teksti universitar të rëndësishëm është plotësuar me shumë materiale të reja, përfshirë seksione të reja për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, NATO-n, Bashkimin Europian, marrëveshjet financiare të Euro-Zonës dhe raste të reja studimore.

Ndryshe nga tekstet e tjera të kësaj fushe, Ian Hurd i çon lexuesit pas kuintave të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, duke i ftuar të shtrojnë pyetje si:

• Cilat janë detyrimet ligjore që u japin organizatave ndërkombëtare pushtet në arenën ndërkombëtare?
• Si e garantojnë organizatat ndërkombëtare bindjen e anëtarëve dhe respektimin e rregullave të tyre?
• Si i imponojnë rregullat e tyre organizatat ndërkombëtare?

Hurd i shqyrton këto çështje përmes analizës në thellësi të rasteve studimore nga organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme të botës, që shtrihen gjatë gjithë kapitullit. Kjo u mundëson studentëve të lidhin teoritë themelore të organizatave ndërkombëtare me të drejtën, praktikën dhe filozofinë e organizatave ndërkombëtare më të mëdha, përfshirë:

- Organizatën Botërore të Tregtisë
- Fondin Monetar Ndërkombëtar
- Bankën Botërore
- Kombet e Bashkuara
- Organizatën Ndërkombëtare të Punës
- Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
- Gjykatën Ndërkombëtare Penale
- Bashkimin Europian
- Bashkimin e Kombeve të Azisë Juglindore
- Bashkimin Afrikan

I shkruar me saktësi dhe tërheqës, i pasuruar me seksione pyetjesh, shtojca ligjore dhe sugjerime për lexime të mëtejshme në çdo kapitull, ky tekst është një lexim themelor për të gjithë studentët që ndjekin kurset e organizatave ndërkombëtare dhe qeverisjes globale.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999430507
ean13
978999430507
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001162

Botuesi: AIIS - Tirana Times

Organizatat ndërkombëtare në politikën botërore, David Armstrong, Lorna Lloyd, John Redmond

Titulli: Organizatat ndërkombëtare në politikën botëroreOrigjinali: International organisations in world politicsGjinia: Marrëdhënie ndërkombëtareAutori: David Armstrong, Lorna Lloyd, John RedmondShqipëroi:  Elvina Jusufaj, Marsida GjonçajShtëpia botuese: AIIS Tirana TimesViti: 2009Fq. 386Pesha: 0.565 kgISBN: 978-99956-736-2-8

Çmimi 1 650 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Onufri

Pamundësia e projektit europian, Fatos Tarifa

Fatos Tarifa, sociolog, studiues i marrëdhënieve ndërkomb-ëtare dhe diplomat, është Drejtor i Institutit të Studimeve Sociale dhe të Politikave në Universitetin Europian të Tiranës. Për shumë vjet me radhë ai ka mbajtur një sërë pozicionesh akademike në disa universitete amerikane, si: The University of North Carolina, Campbell University, Webster...

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000398

Botuesi: Albin

Neper analet e diplomacise Angleze, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar" etj.

Çmimi 480 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare, teoritë dhe qasjet, Robert Jackson, Georg Sorensen

"Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare" u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë.

Çmimi 2 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001450

Botuesi: LIRA

Krishtërimi, Judaizmi, Islami dhe Mendimi Perëndimor, France Farago

Krishtërimi ose "fryma" e popujve evropianëNë një kohë kur Evropa po përpiqet të marrë formë, kur ajo është në kërkim të një identiteti të përbashkët për larminë e popujve që e përbëjnë, është e dobishme të bëhet gjenealogjia e asaj, që Hegeli do ta quante shpirti i popujve evropianë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: SARAS

Lufta e shenjtë dhe e shenjta aleancë, Manlio Graziano

Sa më shumë fetë rifitojnë hapësirë dhe dukshmëri në shoqëri, aq më shumë shfrytëzohen për qëllime jofetare: për të fituar në zgjedhjet, për të mobilizuar masat, për të shkaktuar trazirë në kampin armik, për t'u dhënë mbulesë bizneseve të ligjshme apo të paligjshme, për të gjetur krah pune me çmim më të ulët, për të ushtruar ndikim ndërkombëtar etj.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000391

Botuesi: Botimet Dudaj

Historia diplomatike e ceshtjes Shqiptare, Arben Puto

Arben Puto është një prej historianëve më të njohur shqiptarë. Në vitet e punës së vet në fushën e studimeve, ai ka shkruar disa libra, ndër të cilët përmendim "Çështja Shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës së I Botërore", "E Drejta Ndërkombëtare Publike Libër Universitar", "Historia diplomatike e çështjes shqiptare 1878-1926".

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)