• Banner

Antologji poetike për kuajt, Roland Zisi

Antologji poetike për kuajt nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Antologji poetike për kuajt
Origjinali: Antologji poetike për kuajt
Gjinia: Antologji
Autori: Roland Zisi
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2014
Fq. 144
Pesha: 0.201 kg.
ISBN: 978-9928-109-76-7

Mbi librin

"Kur shkova për herë të parë në shtëpi të Agollëve së bashku me mikun tim Shaban Sinani, autor i një libri studimor shumë interesant të titulluar "Njerëzit e krisur" të D. Agollit, Poeti na priti më këmbë në korridor, si një kalë i plakur, por sfidant. I vendosa mbi tavolinë poezitë e tij dedikuar kalit, pelës dhe mëzit dhe ai, pasi i pa, me humorin karakteristik më tha: Çudi, pse unë i kam shkruar gjithë këto? S'di gjë, s'ka mundësi!

...Dhe kështu, i bindur se bisedës sonë po i vinte fundi dhe ishte e pamundur të kishte befasi të tjera, i thashë se, me siguri Vdekja e kalit duhej të ishte vjersha e fundit që kishte shkruar për kuajt. Dritëroi heshti pak dhe tha: Shiko, vjen një ditë që edhe kuajt shtrihen përdhe dhe vdesin, por ama ata një jetë të tërë qëndrojnë në këmbë. Edhe natën kur flenë. Biseda jonë për kuajt u mbyll me befasinë e fundit.

Pas Vdekja e kalit, kishte shkruar edhe dy poezi të tjera: Vraponte një kalë dhe I dashur kalë. Të dyja vjershat janë në dorëshkrim, me një kaligrafi të pastër edhe pse duket qartë se në shumë germa gishtërinjtë e dorës nuk i janë bindur plotësisht, për shkak të 83 maleve me dëborë që Poeti mban mbi supe".

Kështu, me një hyrje të shkurtër që merr shkas nga një vizitë këto ditë në shtëpinë e Dritëroit, e nis librin e tij më të ri prof. dr. Roland Zisi, dekan i Fakultetit të Edukimit dhe Shkencave Shoqërore në universitetin "E. Çabej", Gjirokastër. Libri krejt i veçantë i Roland Zisit, Antologji poetike për kuajt botimet "Naimi", Tiranë 2014, përmban 33 poezi dhe 2 proza poetike nga Dritëro Agolli dhe shoqërohet me një studim monografik për këtë pjesë të krijimtarisë së poetit të madh shqiptar.

"Vështirë të gjendet tjetër poet shqiptar, si ai, qoftë i traditës qoftë bashkëkohor (ndoshta edhe i huaj), -shkruan autori i librit- që të ketë treguar kaq shumë interes dhe të ketë shkruar kaq shumë vargje dhe prozë për kuajt, me kaq përkushtim, dashuri, altruizëm dhe humanizëm që zgjatet deri në zoomorfizëm.

Nuk ka përmbledhje poetike, roman, novelë apo qoftë edhe intervistë të D. Agollit që të mos ketë tituj, vargje, sentence ose rreshta për kalin, pelën dhe mëzin. Në këtë këndvështrim, krijimtaria e Dritëroit me këtë motiv është padyshim një vepër unike e letërsisë shqipe e ndoshta dhe e letërsisë botërore".

Antologji poetike për kuajt nuk është një antologji poetike e thjeshtë apo një përmbledhje e rëndomtë e disa vjershave, e ndërtuar për të kënaqur kritere dhe arsye tematologjike. Kjo antologji është një prej dëshmive letrare e artistike të programit human e estetik të autorit që nis në fillim të viteve 1960 dhe që vijon deri në ditët e sotme.

Autoriteti, shpejtësia, ritmi, masa, ekuilibri, ndikimi dhe urtësia e këtij programi kulturor të Agollit, e ka zanafillën, veç të tjerash, edhe në dashurinë e tij unike për natyrën, në njohjen e thellë të saj, të botës bimore e shtazore, sidomos të kuajve, nga të cilët ka marrë gjithçka të mirë e të bukur, gjithë vlerat e mësipërme, për t'i bërë më pas pjesë organike të programit e veprës së tij letrare e cila na vjen si një kontribut shquar jo vetëm për letërsinë tonë por edhe për letërsinë botërore.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
9789928109767
ean13
9789928109767
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001555

Botuesi: Princi

Vepra letrare e Martin Camajt, Anton Nikë Berisha

Vepra letrare e Martin Camajt hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më artistike të letërsisë sonë. Ajo është fryt i një imagjinate të pasur dhe i një pune krijuese e të bërë me përkushtim, krijuar në vazhdimësi në një periudhë mbi dyzetvjeçare në kushte e në rrethana të veçanta dhe në vende të ndryshme.

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001055

Botuesi: Princi

Kritika, Ese 1940-1944, Arshi Pipa

Ka mbi dhjetë vjet që për veprën e Arshi Pipës spekulohet pa e njohur atë, duke u mbështëtur në paragjykime të krijuara në shtyp nga disa gazetarë apo edhe shkrimtarë të ngarkuar politikisht dhe me qëndrim apriori negativ ndaj autorit në fjalë.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2914

Botuesi: Te tjere

Endrrat e ngrira te Enver Kushit, Resmi Osmani

Ëndrrat janë pjesë strukturore e prozave të Enver Kushit. Këtë ia lejon, për të mos thënë ia kërkon, stili dhe forma e prozës që shkruan. Shkrimtari i përdor ëndrrat jo vetëm si pjesë e trillimit artistik dhe pleksjen e tyre me ngjarje fantazmagorike, sureale, por edhe si pasqyrë e shfaqjes së gjendjeve të caktuara shpirtërore.

Çmimi 300 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001297

Botuesi: Toena

Arti i romanit, Milan Kundera

Bota e teorive nuk është imja. Dua të nënvizoj se nuk kam as më të voglën ambicie teorike, dhe se ky libër nuk është veçse rrëfimi i një krijuesi të mirëfilltë. Vepra e çdo romancieri përmban një vizion të qartë të historisë së romanit, një ide që rreket të shpjegojë se ç'është romani.

Çmimi 800 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2421

Botuesi: Onufri

Sfide harrimit, Ali Podrimja

Sfidë harrimit do të thotë të luftosh harrimin ose më drejtpërdrejt të mbetesh në kujtesë duke theksuar shkakësimin qeniesor të artit poetik. Në rrafshin e qeniesisë njerëzore sipas filozofisë, nxitja e vërtetë psikologjike dhe qëllimin vetjak, për të cilin krijohet poezia dhe çdo art tjetër, është dëshira e pakuptuar për të kundërshtuar vdekjen apo...

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2687

Botuesi: Buzuku

Fryma e iluminizmit, Tzvetan Todorov

"Fryma e iluminizmit" shpalos vlerat europiane si racionalizmi, të drejtat e njeriut, liria, barazia gjinore, laicizmi, pluralizmi. Janë këto vlera dhe arritje të iluminizmit, si krijesa më me vlerë e Europës, sepse pa të sot as Europa, as bota nuk do të ishin këtu ku janë.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001429

Botuesi: UET Press

Letërsia moderne shqipe, Sabri Hamiti

Në vështrimin kulturor – historik e në vështrimin strukturor, letërsia moderne shqipe nis në fund të shekullit të kaluar me Konicën kur shfaqet një model shkrimi kritik, i ndryshëm nga shkrimi i mëhershëm himnizues, dhe zhvillohet me poezinë e Lasgush Poradecit që kërkon forma të reja.

Çmimi 2 000 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001624

Botuesi: Te tjere

Poetika e dramaturgjise dhe mendimit estetik, Jakup Mato

Në këtë libër shqyrtohen në rrafsh të gjerë veprimtaritë e shoqërive artistike në periudhën e pavarësisë duke nxjerrë në pah ndihmën që ato dhanë për të krijuar gjasat e nevojshme për artin profesionist shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore. Libri ka karakter hulumtues, studimor dhe enciklopedik që zëvendëson mangësinë e një enciklopedie në këtë fushë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: UET Press

Natyre mort me kulture, Virgjil Muci

“Natyrë mort me kulturë”, një gjetje simbolike e autorit, është një përmbledhje esesh, të cilat shtrihen brenda ekspertizës dhe aktivitetit letrar të autorit. I ndarë në katër kapituj, libri sjell një përmbledhje të të gjitha problemeve që shqetësojnë shoqërinë shqiptare. Një lloj përgjigjeje më shumë sesa një denoncim ndaj një gjendjeje faktike të jetës...

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)