Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Në takim me shkrimtarë, Fiona Kopali
  • Në takim me shkrimtarë, Fiona Kopali

Në takim me shkrimtarë, Fiona Kopali

Naimi

Ismail Kadare hapi derën. Sërish, përfytyrimi im ishte ndryshe nga realiteti. Nuk e di përse shkrimtarët i imagjinoj gjithnjë pak më të shkurtër se janë. Ishte shumë bukur të takoje shkrimtarin e madh, ndaj iu afrova ta përqafoja. Përballë derës ishte një studio plot me libra.

500 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Në takim me shkrimtarë
Origjinali: Në takim me shkrimtarë
Gjinia: Komente letrare
Autori: Fiona Kopali
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2013
Fq. 208
Pesha: 0.227 kg
ISBN: 978-9928-07-187-3

Fragment nga libri

Ismail Kadare hapi derën. Sërish, përfytyrimi im ishte ndryshe nga realiteti. Nuk e di përse shkrimtarët i imagjinoj gjithnjë pak më të shkurtër se janë. Ishte shumë bukur të takoje shkrimtarin e madh, ndaj iu afrova ta përqafoja. Përballë derës ishte një studio plot me libra.

Duhej të ishte dhoma e tij e punës. Na rehatoi në sallonin e pritjes. Gjithçka e zotëronte ngjyra bezhë. Shumë libra nëpër rafte. Pastërti dhe rregull... I treguam edhe idenë për t'i përmbledhur në një libër intervistat, por ai shprehu dëshirën që kjo intervistë të mos botohej në ndonjë gazetë. "Më kuptoni, besoj. I kam shmangur të gjitha intervistat. Në librin që keni në plan, po."

Në momentin që po shkruante autografin mbi librin tim po lëvizte dorën mbi fletën e librit, sikur nuk dinte çfarë të shkruante. "Dëgjo, Bujar!", - iu drejtua botuesit të tij: "Për Fjonën?" apo "Për Fionan"? U! Përfundimisht e shkroi: "Për Fionën, kujtim nga Ismail Kadare, 21.4.2010"...

Mbi autoren

Fiona Kopali, aktualisht studente e vitit të tretë për drejtësi në Universitetin e Tiranës, u lind në vitin 1992, në Tiranë. Ka mbaruar për anglisht në gjimnazin e Gjuhëve të Huaja "Asim Vokshi". Autorja e këtij libri ka pasion letërsinë dhe sheh një lidhje të natyrshme të përzgjedhjes së saj, jurisprudencës, me letërsinë artistike.

Që herët, në gjimnaz, ka shkruar dhe botuar ese, tregime, por sidomos përkthime nga letërsia e Virxhinia Ulfit, Heminguejit, Markezit etj. Ndërkaq, ka botuar edhe një varg intervistash, një pjesë e të cilave përfshihen në këtë libër.

Detajet e librit
Naimi

Referencat specifike

isbn
9789928071873
ean13
9789928071873
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Naimi

Studime kritiko-letrare për letërsinë shqipe, Roland Zisi

Lëndën e këtij libri e përbëjnë një varg referatesh, kumtesash dhe artikujsh që janë shkruar gjatë njëzetë vjetëve të fundit dhe botuar nëpër periodikë shkencorë ose akte konferencash, seminaresh e simpoziumesh kombëtare e ndërkombëtare në të cilat autori ka qenë pjesëmarrës.
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000135

Botuesi: Ideart

Proza e Kutelit, Behar Gjoka

Mitrush Kuteli sot ka vendin në letërsinë shqiptare, sigurisht jo në atë vend që ia caktuen historiografët në vëllimet e kritikës e të periodizimit të letërsisë sonë. Diçka e tillë arsyetohet me faktin sepse Kuteli na paraqet si letrar një njeri kulture si vetje fort komplekse. 
600 Lekë
More

Referenca: 2914

Botuesi: Te tjere

Endrrat e ngrira te Enver Kushit, Resmi Osmani

Ëndrrat janë pjesë strukturore e prozave të Enver Kushit. Këtë ia lejon, për të mos thënë ia kërkon, stili dhe forma e prozës që shkruan. Shkrimtari i përdor ëndrrat jo vetëm si pjesë e trillimit artistik dhe pleksjen e tyre me ngjarje fantazmagorike, sureale, por edhe si pasqyrë e shfaqjes së gjendjeve të caktuara shpirtërore.
300 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Kadare në gjuhët e botës, Bashkim Kuçuku

Në vitet 2000, 2005, 2015 kanë marrë përparësi botimet dhe ribotimet në anglisht, përkatësisht, në Britaninë e Madhe, Angli e Skoci, në SHBA, Kanada, Australi, ku kanë dalë mbi 70 tituj, më shumë se gjysma, apo, më shumë se në 35 vitet e kaluara. Kjo ka qenë stina anglo – amerikane e veprës së Ismail Kadaresë.
1 500 Lekë
More

Referenca: SKU000141

Botuesi: Ideart

Afresk kritik, Erion Kristo

Në horizontin e përvojave estetike, aftësia për të marrë përgjegjësi personale, duhet të shfaqet si cilësia parësore e kritikës. Kritiku duhet të mësojë të mos fshihet pas gishtit dhe të shfaqë publikisht një guxim që nuk ka pse të mos nisë fillimisht nga pohimi i vlerave.
500 Lekë
More

Referenca: 2942

Botuesi: Onufri

Korbi korbit nuk ia nxjerr syte, Mihal Luarasi

Todi Lubonja, me këtë libër, mbetet një nga aparatçikët e lartë të dënuar nga partia e tyre, të cilët më amnezi apo pa amnezi, mbajnë mend gjithçka ka ndodhur pas rënies së tyre nga "fiku" dhe asgjë nga koha kur ishin në majë të tij dhe i hanin kokrrat.
900 Lekë
More

Botuesi: Naimi

Kuteli kritik, Arjan Llanaj

Studiuesi Arjan Llanaj zgjeron me informacion pamjen tradicionale të studimeve letrare të Kutelit, duke përmendur se mendimit të tij i shfaqen përballë vepra, autorë dhe personalitete prej periudhës së Rilindjes deri tek koha e modernitetit të letërsisë shqipe.
500 Lekë
More

Botuesi: Princi

Trilogjia Albanika, Jeronim De Rada, vol. 2, Arshi Pipa

Si më bëri për vete Milosao – ja e De Radës dhe si u dhashë me gjithë shpirt mbas saj është një histori që zë fill në vitet e shkollës së mesme. Asokohe, gjithë – gjithë prej kësaj poeme, mund të gjeje për të kënduar veç disa këngë të pakta të përmbledhura në antologjitë shkollore.
1 400 Lekë
More

Referenca: SKU001341

Botuesi: OMBRA GVG

Jeta e Fan S. Nolit, vol. 2, Nasho Jorgaqi

Është përshkrimi më shterues i jetës dhe veprës së Nolit. Është një kryevepër në llojin e vet. Është një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje për çdo aspekt të jetës së tij, si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i N. Jorgaqit meriton vlerësimin më të lartë.
1 600 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001608

Botuesi: Te tjere

Me Remarkun nje nate ne Lisbone, Nadire Buzo

Nadire Buzo ka lindur më 18.10.1953 në Shkodër. Ka përfunduar Shkollën e Mesme Ekonomike "N. Spiro" në Tiranë. Studimet e larta i ka zhvilluar në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë - Letërsi.
500 Lekë
More